Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Allan Dankan, i ka bërë thirrje presidentit Gjorgje Ivanov që ta rishikojë vendimin e para dy ditëve në lidhje me dorëzimin e mandatit për formimin e Qeverisë. Dankan përmes një deklaratë shprehu shqetësimin e tij për shkak të, siç tha, mossuksesit të Ivanovit për zgjidhjen e krizës politike. “67 deputetët e zgjedhur në Kuvend të cilët përfaqësojnë bashkësi të ndryshme etnike në Maqedoni kërkuan të formohet Qeveria. 67 nga gjithsej 120 është shumicë e qartë”, tha Dankan. Gjatë vizitës në Maqedoni në shkurt të këtij viti, Dankan u takua me liderët e partive politike…
Author: almakos
Shqiptarët janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe kanë të drejtë që të kërkojnë më shumë të drejta. Kështu mes tjerash tha profesori universitar Temellko Ristevski gjatë debatit në emisionin “Arena” që mbrëmë u transmetua në Televizionin SHENJA. Ristevski theksoi se platforma e partive politike shqiptare mund të implementohet në suaza të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe kësisoj, platforma fare nuk paraqet rrezik për Maqedoninë. “Me platformën e partive politike shqiptare, absolutisht nuk kanoset unitariteti i Republikës së Maqedonisë, për shkak se kjo platformë mund të realizohet në suaza të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Për shembull çështja e…
03 March Ne kemi mbështetur dhe është detyrë kushtetuese të mbështetet faktorit politik shqiptar për të pasur një mekanizëm siç është platforma që partitë shqiptare kanë arritur me vullnetin e tyre politik, angazhimin e tyre strukturor si një mekanizëm që do t’u garantojë shqiptarëve zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit – deklaroi Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në një intervistë për Televizionin ABC News. Sipas Nishanit ekzistenca e popujve dhe e drejta e popujve për të ushtruar të gjitha liritë e tyre është e përjetshme. Unë mendoj që shqiptarët dhe maqedonasit në Maqedoni kanë bashkëjetuar shumë e shumë kohë…
Mesazhi që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini do të bart në Bruksel, nuk do të jetë mesazh shumë i mirë për Maqedoninë. Kështu vlerëson eksperti juridik, Bekim Kadriu. Duke folur mbi vizitën e djeshme të përfaqësues evropiane, Kadriu thotë se nga ShBA dhe nga Bashkimi Evropian gjykuan vendimin negativ, siç e quan ai, të presidentit Ivanov dhe me siguri kjo do të ndikojë në vlerësime negative për Maqedoninë, të paktën në këtë fazë nëse Ivanon nuk vendos ta revokojë vendimin e tij, si alternativë më e mirë.“Alternativa më e mirë dhe më e padhembshme,është që ai të revokoj…
I akuzuari në lagjen e trimave, Qenan Iseini denoncoi përfshirjen e një inspektori të policisë në inskenimin e rastit të Kumanovës. Iseini, në shtëpinë e të cilit ishin strehuar disa pjesëtarë të grupit në fshatin Hotël, para se të vinin në Lagjen e Trimave, tha se ai e kishte mbajtur grupin në shtëpi për 2 ditë pasi kishe qenë i detyruar, dhe më pas kur kishte ardhur koha që ata të largohen, Mirsad Ndrecaj u kishte dërguar një makinë me tre persona mes të cilëve kishte qenë edhe inspektori i policisë me emrin Armend. “Erdhi një makinë me tre persona.…
Seanca e sotme e Këshillit të Prokurorëve u anulua për të martën në ora 10. Kështu deklaroi kryetari i Këshillit Petar Anevski, i cili deklaroi se pikat të cilat janë me rëndësi me opinionin do të diskutohen javën tjetër. “Për pikat që ju u intereson pas veprimit të Prokurores speciale publike Katica Janeva në punën e lëndës dhe në ankesën që është dorëzuar nga gjykata Shkupi 1, për sjelljen e saj dhe sjellë e Fatime Fetait, do të thotë këto do të shqyrtohen të martën. Do të shqyrtohen pikat për lëndën që në opinion njihet si PUÇ dhe për lëndën…
03 March Pas përfaqësueses së BE-së Frederika Mogerini edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Zagmar Garbriel ka kërkuar nga aktorët politik në Maqedoni qasje me përgjegjësi me qëllim dalje nga kriza politike e cila është shqetësuese dhe e rrezikshme. Në kumtesën e ambasadës gjermane në Shkup thuhet se krye diplomati gjerman Gabriel ka theksuar se Presidenti Gjorge Ivanov është duke vepruar në kundërshtim me vlerat demokratike. “Presidenti Ivanov është duke sprovuar liderin e opozitës me mandatin për formimin e qeverisë edhe pse ai ka siguruar shumicën parlamentare. Kjo është kundër vlerave demokratike dhe evropiane”, ka potencuar shefi i diplomacisë gjermane…
[embedded content] 03 March Disa inxhinier rus i kanë dhënë dimension krejt ndryshe çiklizmit, ata kanë projektuar biçikletën e së ardhmes. Biçikleta-dron apo fluturuese është quajtur “Skorpion 3”. Biçileta qëndron pezull në ajër falë katër helikave të cilat gjithashtu i ndihmojnë ta mbajë baraspeshën. Për herë të parë biçikleta u testua në një depo në Moskë nga një çiklist –pilot. Biçikleta mundet të fluturojë në lartësi deri 10 metra në shpejtësi maksimale deri ne 50 kilometra në orë. Vetëm me një mbushje baterie biçikleta mundet të qëndroj në ajër 30 minuta. Edhe pse mundet të duket si një pajise e…
Vazhdojnë reagimet e ndërkombëtarëve në lidhje me vendimin e presidentit Ivanov. Këtë vendim, së fundmi, e ka dënuar edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili në kuadër të vizitës së tij në Ukrainë, ka komentuar edhe situatën politike në Maqedoni, ka deklaruar se situata e krijuar politike në vend është shumë shqetësuese. Ai ka thënë se vendimi i Ivanovit është në kundërshtim me vlerat demokratike, ndërsa sipas tij, tensionimi i situatës politike largon akoma më shumë vendin nga rruga euroatlantike. “Tensionimi i situatës së politikës së brendshme në IRJ të Maqedonisë është shumë…
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev mohon të ketë pranuar platformën e partive shqiptare. Madje Zaev thotë se platforma nuk ka qenë as temë qendrore e bisedës me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. Sipas Zaev, 80% e bisedave me Ahmetin kanë qenë rreth asaj se si do të kthehen paratë e qytetarëve, dhe nuk është bërë fjalë për ndonjë platformë. “80 për qind e asaj që kemi biseduar unë dhe Ahmeti dhe grupet tona të punës ishte se si do t’i kthejmë paratë e vjedhura prapa, si do ti rrisim pagat minimale… Budallallëqe janë ato që fliten se njerëzit do të…
[embedded content] 03 March Mbyllja e përkohshme e Jugohromit po jep rezultate pozitive në përmirësimin e ndotjes së ajrit në rajonin e Pollogut, posaçërisht në Tetovë. Kështu tha ministri i ekologjisë Bashkim Ameti duke bërë publike një analizë përqendrimin e grimcave PM 10 në këtë rajon. Krahasuar më vitin 2016 kur Jugohromi punonte me kapacitet të plotë, në vitin 2017 prania e grimacave sipas Ahmetit është për 60 % më e vogël. Prezenca mesatare, koncentrimi mesatar i grimcave Pm 10 në mars, në fillim mars të vitit 2017 është për 69.3 % më vogël se sa e njëjta periudhë e…
03 March Në seancën gjyqësore për rastin “Kumanova” kanë dëshmuar të akuzuarit Kenan Iseini dhe Fadil Fejzullahu. Kenan Iseini nga Hotla e Kumanovës tha se në shtëpinë e tij natën mes 6 dhe 7 majit kanë ardhur grupi i armatosur prej 9 persona nga të cilët e ka njohur vetëm Andi Krasniqin nga viti 2001, sipas tij ata në shtëpinë tij janë vendosur edhe pse djemtë e tij i kanë kundërshtuar. Të nesërmen sipas tij në shtëpinë kanë ardhur edhe tre persona të tij për ti dërguar në Kumanovë. Iseini tha se njërin nga personat e njeh dhe e dinë…

