Author: almakos

07 March VMRO-DPMNE i ka bërë thirrje LSDM-së që të shpallin zgjedhje parlamentare dhe ta paraqesin para qytetarëve Platformën shqiptare. Sipas VMRO-DPMNE-së, miratimi i rezolutës me të cilën dënohet gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni në periudhën 1912-1956 që është pjesë e platformës, praktikisht dënohen luftëtarët e KAÇKM-së të cilët kanë luftuar për shtet të lirë. “Qytetarët në zgjedhje as nuk votuan për Platformën e një shteti tjetër, as nuk votuan për formimin e Qeverisë së Tiranës në Republikën e Maqedonisë. Qytetarët votuan për projekte dhe prosperitet ekonomik”, thuhet mes tjerash në njoftimin e  VMRO-DPMNE-së. Sipas VMRO-DPMNE-së, qeveria e re…

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorgji Ivanov ju ka nisur një letër kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, sekretarit gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg dhe dy presidentëve, atij të SHBA-ve, Donald Trup dhe të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, e cila fillon me ankesën se tre partitë shqiptare kanë përpiluar një platformë nën patronazh të Tiranës dhe të njëjtën kushtëzojnë Qeverinë e Maqedonisë. “Platforma është dokument paszgjedhor i miratuar në një shtet të huaj në kabinet të një burrështetasi të huaj dhe me ndërmjetësim të kryeministrit të një shteti të huaj. Me këtë platformë rrezikohet suvereniteti i dhe pavarësia e shtetit, duke e vendosur…

Lexo më Shumë

Shefi i OBSE-së, Lamberzto Zannier, do ta vizitojë Maqedoninë këtë të mërkurë dhe të enjte, për t’u njohur më së afërmi me situatën politike në vend pas refuzimit të kryetarit Gjorge Ivanov për të mandatuar Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re. Vizitën e tij, Zannier-i e paralajmëroi qysh javën e kaluar, përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, ku shprehu shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni. Ai tha se është i shqetësuar me zhvillimet në Shkup dhe se sundimi i ligjit duhet t’ia dalë në krye. Sipas tij, rezultatet e dhjetorit janë bazë e…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA e dënon ashpër tentativën për djegien e Shtëpisë së Alfabetit në Manastir duke e cilësuar këtë akt vandal si një provokim për 7 mars, ditën e mësuesit, festë kjo shumë e rëndësishme mbarëshqiptare. “Ky akt qyqar, dhe kjo gjuhë e urrejtjes kundër shqiptarëve me të cilën po përballemi kohën e fundit, nuk i kontribuon aspak bashkëjetesës dhe kohezionit ndëretnik në Maqedoni, si një shoqëri multietnike. Apelojmë deri te organet e rendit që në afat sa më të shkurtër ta zbardhin rastin dhe këta vandalë ta marrin dënimin e merituar. Njëherit apelojmë deri te qytetarët për qetësi dhe gjakftohtësi…

Lexo më Shumë

Edhe sot VMRO-DPMNE i ka bërë thirrje LSDM-së, se nëse janë të siguritë se Platforma e “Tiranës” është e mirë, të pajtohen të shpallin zgjedhje parlamentare në të cilat para qytetarëve do ta ofrojnë këtë platformë. Sipas VMRO-DPMNE-së, miratimi i rezolutës me të cilën dënohet gjenocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni në periudhën 1912-1956 që është pjesë e platformës, praktikisht dënohen luftëtarët e KAÇKM-së të cilët kanë luftuar për shtet të lirë. “Qytetarët në zgjedhje as nuk votuan për Platformën e një shteti tjetër, as nuk votuan për formimin e Qeverisë së Tiranës në Republikën e Maqedonisë. Qytetarët votuan për…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës së Mësuesit, ditës së shkollës shqipe – 7 Marsit, Lëvizja BESA të gjithë mësimdhënësve dhe të gjithë atyre që kontribuojnë në arsimimin e gjeneratave të reja ua uron  këtë ditë të rëndësishme dhe të nderuar të shkollës shqipe. “Me këtë rast BESA rikujton se pozita e mësuesit sot në vendin tonë, kur po shkruajmë e flasim për 7 Marsin, që shënohet në shenjë respekti për ta, pa dyshim së është e vështirë. Mësuesi ynë dje dhe sot vazhdon të japë shumë nga vetja e tij, në mënyrë që brezi i ri të edukohet e nesër të…

Lexo më Shumë

Disa huliganë në orët e hershme të mëngjesit kanë sulmuar dhe demoluar Muzeun e Alfabetit në Manastir. Sulmi ndaj Shtëpisë së Alfabetit është kryer me koktej molotovi, ndërsa të gjitha dritaret e muzeut janë thyer, derisa kati i sipërm është përfshirë nga flakët, por pa dëme të konsiderueshme. Vendi i ngjarjes tashmë është rrethuar nga pjesëtarë të policisë, të cilët ndalojnë çdo qasje afër Shtëpisë së Alfabetit. Ministria e Punëve të Brendshme informon se katër persona të maskuar kanë qenë ata që kanë demoluar Shtëpinë e Alfabetit. Informatat policia i ka marrë nga kamerat e sigurisë, ndërsa si provë materiale…

Lexo më Shumë

Në kompleksin e gjykatave në Shkup sot vazhdon seanca gjyqësore e radhës për rastin “Kumanova”. Në seancën e sotme pritet të dëshmojnë të akuzuarit Irfan Lutfiu dhe Esat Kafigjolli. Në seancën e fundit për rastin e Kumanovës dëshmuan Në seancën të akuzuarit Kenan Iseini dhe Fadil Fejzullahu, të cilët hodhën poshtë akuzat e ngritura ndaj tyre. Në rastin “Kumanova” akuzohen 37 persona me akt-akuzën “terrorizëm” pas përleshjes së armatosur më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar dje se dy vende të Ballkani janë para shpërbërjes ndërsa tre të tjera janë në krizë të thellë politike. Sipas tij, ky është konkluzioni nga vizita e përfaqësuese së lartë të Unionit, Federika Mogerinim në Ballkan, prej ku ajo është kthyer e frustruar. Ai ka thënë se nuk mundet që këtyre vendeve ballkanike t’u sigurojnë menjëherë anëtarësim në BE, por duhet të bindin Unionin që procesi i zgjerimin të BE-së duhet të merr dinamikë të re. Sinkron: Mirosllav Lajçak, Ministri i jashtëm i Sllovakisë “Zonja Mogerini është kthyer shumë e frustruar…

Lexo më Shumë

Instituti i Maqedonisë për mediume (IMM) sot do ta ndajë çmimin “Nikolla Mlladenov” për shkrimin më të mirë hulumtues në vitin 2016. Në konkursin e këtij viti janë paraqitur 39 autorë me 69 shkrime të përpunuara në 97 tekste, të publikuara në portale të internetit, televizione dhe në javore. Çmimi për shkrimin më të mirë hulumtues ndahet tradicionalisht për të gjashtëmbëdhjetën herë, si pjesë e angazhimeve të IMM-së për avancimin e gazetarisë profesionale dhe të vlerave demokratike në vend.

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në male të borës. Reshje më të vërshueshme do të ketë në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej një deri në shtatë ndërsa e ditës prej 12 deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Lexo më Shumë