Shefi i OBSE-së, Lamberzto Zannier, do ta vizitojë Maqedoninë këtë të mërkurë dhe të enjte, për t’u njohur më së afërmi me situatën politike në vend pas refuzimit të kryetarit Gjorge Ivanov për të mandatuar Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re. Vizitën e tij, Zannier-i e paralajmëroi qysh javën e kaluar, përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, ku shprehu shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni. Ai tha se është i shqetësuar me zhvillimet në Shkup dhe se sundimi i ligjit duhet t’ia dalë në krye. Sipas tij, rezultatet e dhjetorit janë bazë e qëndrueshme për formimin e një qeverie që do t’u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve.
Data 15.06.2026
Aktuale
- “Mjeku rrejshëm” nga Maqedonia pas mashtrimeve, arrestohet në Serbi
- Sot protesta e 16-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen
- Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup
- Mundësi të reja për studentët dhe administratën
- Nga java e ardhshme, Mickoski paralajmëron ulje të konsiderueshme e çmimeve të benzinave
- U ekstradua nga Spanja, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin, djalin e Erzen Breçanit
- Maqedonia anëtare e rrjetit global për siguri kibernetike “FIRST”
- Kujdestarja nga Kosova pretendon se u dhunua nga punëdhënësi në Tetovë

