Fjalë të reja, fraza të shtrembëruara dhe konstruksione të këqija të fjalive mund të vërehen në projektin qeveritar “Përkthim i një mijë librave profesional dhe shkencor”, konsiderojnë një pjesë e profesorëve universitar. Këto libra përveçse në gjuhën maqedonase, janë edhe në gjuhën shqipe. Qasja e tillë duhet të ishte ekipore, sidomos kur bëhet fjalë për literaturë shkencore, bëhet fjalë për literaturë që do të përdoret në arsimin e lartë, duhej të kishte qasje më serioze, nuk mundet vetëm një gjuhëtar t’i përkthejë këto vepra sidomos ato nga shkenca teknike dhe natyrore, duhet të jenë pjesë edhe profesionistë – tha profesori…
Author: almakos
Fadil Elshani dhe Esat Kafegjoli, të akuzuar në rastin Lagja e Trimave, insistojnë që ata kanë ardhur në Maqedoni për qëllime paqeje dhe për trysni për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit. Fadil Elshani mohoi akuzat për terrorizëm dhe tha se ata kanë ardhur këtu për të lëshuar një deklaratë dhe për të parë nëse vërtetë shqiptarët janë të shtypur ashtu siç ishin informuar. Elshani tha se atë e kishte bashkangjitur te grupi i ndjeri Xhafer Zymberi duke mos i dhënë informata se do të shkonin për të bërë aksion të armatosur. Elshani tha se më pas udhëheqjen dhe transportimin e…
Mësuesi nuk është i lirë të shprehë dhe të bëjë të duhurën me nxënësit e tij, si dhe mësuesi përveç asaj që e ka të shkruar në planprogram duhet të reflektojë edhe dashuri tek ata të cilët janë gjeja me e shtrenjtë e një familjeje. Ishte kjo tema për të cilën u bisedua me Feriz Mjakun dhe Ilirian Çavollin mëngjesin e sotëm në emisionin 8 pa 5 në kuadër të ditës së mësonjëtores së parë shqipe. Mbi kufizimin e lirisë së mësuesit Mjaku dha një shembull . ”Mësuesi nuk është i lirë, edhe pse thuhet teriotikisht se i ka të…
Tensionimi i situatës politike në Maqedoni, ka krijuar atmosferë shqetësuese në Bruksel. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini, deklaroi mbrëmë pas diskutimeve në Këshillin për punë të jashtme të BE-së, se shqetësimi më i madh është që kriza politike dhe institucionale të mos shndërrohet në konflikt ndëretnik. Ajo ka porositur liderët politik që të mos luajnë me zjarr, pasi në rast se kriza shndërrohet në konfrontim ndëretnik, ajo do t’i kushtonte shumë vendit. “Sa jam e shqetësuar? Jam, por po përpiqem të mësohem që të kaloj shqetësimet e mia dhe të shoh potencial për zgjidhje të krizës politike dhe…
[embedded content] 07 March Kompania shtetërore ELEM do të shpenzoj rreth 8 milionë euro për sigurimin e pasurisë dhe punonjësve. ELEM do t’i sigurojë kombinatin “TEC Manastiri” dhe kombinatin “TEC Oslomej” për thuajse 5 milionë euro në rast të ndonjë fatkeqësie nga zjarri. Për gjysmë milionë euro, ELEM do të bëj sigurim KASKO për të gjitha automjetet dhe shumën e njëjtë do ta paguaj për sigurim kolektiv të punonjësve. Mes të tjerave, ELEM i siguroi kompjuterët e kompanisë. Biznesin milionësh për sigurimin e pasurisë në ELEM e fituan dy kompani sigurimesh. Kontrata do të vlejë dy vjet, ndërsa një nga…
Presidenti Gjorge Ivanov ju ka nisur një letër kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, sekretarit gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg dhe dy presidentëve, atij të SHBA-ve, Donald Tramp dhe të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, në të cilën është ankuar nga platforma për të cilën thotë se është përpiluar nën patronazh të Tiranës dhe me të njëjtën kushtëzojnë Qeverinë e Maqedonisë.“Platforma është dokument paszgjedhor i miratuar në një shtet të huaj në kabinet të një burrështetasi të huaj dhe me ndërmjetësim të kryeministrit të një shteti të huaj. Me këtë platformë rrezikohet sovraniteti i dhe pavarësia e shtetit, duke e…
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski ka thënë se shqetësimi kryesorë i presidentit Gjorgji Ivanov nuk është shteti dhe platforma, por mbrojtja e pushtetit të deritanishëm dhe një grupi kriminal. Duke komentuar letrën që Ivanov ua ka nisur liderëve ndërkombëtarë, Spasovski rikujtoi se platforma e partive shqiptare ishte në tryezë edhe në kohën kur Ivanov ia dha mandatin kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.“Siç presidenti dërgoi letër me shqetësim deri te opinioni ndërkombëtar edhe unë tani do ti parashtroj një pyetje Ivanovit, përse nuk u shqetësua kur ia dha mandatin Gruevskit në kushte kur ajo platformë edhe atëherë ekzistonte? Realitet…
[embedded content] 07 March Reflektim për përgjysmimin e mbështetjes apo trik i ri politik. Kjo është dilema që ngrihet në opinion për procesin e paralajmëruar nga BDI-ja lidhur me hetimin e strukturave partiake. Kur do të nis procesi dhe sa do të zgjasë ende nuk dihet. Poashtu, nuk është përcaktuar se kush do ti kryejë hetimet, cilat strukturat saktë do përfshihen dhe cilat do të jenë pasojat për anëtarët që do të rezultojnë të përfshirë në skandale. Partia politike nuk është organ gjyqësor që të zhvillojë procedura ligjore të hetimeve dhe të ndjekjes penale të rasteve eventuale të kriminalitetit politik…
07 March Raportet e Revizionit të cilat i përgatitë Enti Shtetëror nuk japin rezultate. Institucionet i kryejnë obligimet e tyre, por shoqëria është joefikase. Kjo është konstatuar në raportin e parë lidhur me punën e Entit Shtetëror të revizionit që i përgatit Qendra për Analiza Ekonomike nga Shkupi dhe Ambasada Britanike. Nga kjo Qendër konsiderojnë se nevojitet transparencë më e madhe gjatë shpenzimit të parave publike si dhe vetë institucionet të jenë më efikase. Vazhdimisht do të shikojmë dikë nga anash, jo vetëm që t’i detektojë gjendjet, por edhe të udhëzojë drejt nesh, ndërsa ne të pranojmë me vullnet të…
07 March Dhjetëra gjenerata nxënësish krenohen me mësuesen Hava Doko dhe sakrificat e saj për të arsimuar të rinjtë, sidomos ata të gjinisë femërore. Zonja Doko, tashmë 33 vjet, mban në dorë ditarin ndërsa dallohet për sukseset e arritura në mësime e në veçanti raportin mësues – nxënës. Prej vitit 1996 punon në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg , ndërkohë që fillimet e para të mësuesisë i kishte në vitin 1984 në fshatin Paligrad të Shkupit. Madje, Doko thotë se bashkë me dy motrat e saja ishin të parat femra që hapën dyert e shkollave në këtë pjesë të…
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka dënuar aktin e demolimit të Shtëpisë së Alfabetit në Manastir. Në komunikatën nga Kabineti i tij, përcjell SHENJA, thuhet se ai beson se ky rast është i izoluar dhe ka bërë thirrje që incidenti të mos keqpërdoret për qëllime partiake, politike dhe manipulim me opinionin. “Kur shteti po përballet me sfida serioze, të gjithë faktorët politikë dhe shoqëror kanë përgjegjësi të barabartë për parandalim të çfarëdolloj tensioni dhe provokimi”, thuhet në komunikatë. Presidenti Ivanov ka bërë apel deri tek çdo individ që të sillet me përgjegjësi dhe të ketë parasysh pasojat nga incidentet e…
07 March Qytetarët do të mund t’i kryenin punët nëpër komuna, ndërsa të punësuarit t’i merrnin pagat edhe pas 22 marsit vetëm nëse kryetarët e komunave deri atëherë autorizojnë nëpunës shtetërorë të cilët në vend të kryetarëve do të nënshkruajnë vendime. Një gjë e tillë mundësohet përmes ndryshimeve në ligjin për procedurë të përgjithshme administrative të miratuara në korrik të vitit 2016, sqaron profesori i të drejtës administrative, Borçe Davitkovski. Qytetarët nuk do të maltretohen para sporteleve që të marrin ndonjë akt për shkak të mungesës së kryetarit të komunës, por me kushtin që kryetari t’u jep autorizim me shkrim…

