Ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie, duke folur mbi situatën politike në vend, ka porositur që t’i jepet fund krizës politike sa më shpejtë të jetë e mudur. Ai ka thënë se vendi duhet të dalë nga kriza në mënyrë që të vazhdojë rrugën në drejtim të eurointegrimeve. “Dëshira jonë është që kriza të përfundojë sa më shpejt që të mund Maqedonia përsëri të rikthehet në rrugën e vërtetë, drejt afrimit dhe integrimit të NATO dhe BE. Dëshirojmë që situata të mbetet e përmbajtur dhe në pajtim të vërtet mes të gjithë bashkësive etnike që e përbëjnë këtë vend”,…
Author: almakos
LSDM i bën thirrje urgjente presidentit Gjorge Ivanov që tia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit në mënyrë që të zhbllokohen proceset në shtet. Nënkryetarja e kësaj partie Radmilla Shekerinska i tha Ivanovit që të mos luajë me standarde të dyfishta dhe ta përdorë platformën si alibi pasi që e njëjta ka qenë pjesë edhe e bisedimeve me VMRO DPMNE në. “Platformat e partive të tjera politike nuk janë gjëra që neve ta takojnë ti zgjidhim. Ne besojmë se me partitë me të cilat do të bisedonin do të hapnim debat mbi pikat që shkruajnë në platformë. Ne ngelemi në programin dhe…
[embedded content] 08 March VMRO DPMNE-ja nuk ka ndonjë plan për të mos i lënë komunat pa kryetarë dhe kompetenca. Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Ivo Kotevski tha se vendit i duhen zgjedhje lokale paralelisht me zgjedhje të parakohshme parlamentare. VMRO DPMNE vlerëson se zgjidhja më e mirë dhe dalja nga situata e tanishme është shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale….Gjithsesi caktimi i zgjedhjeve të reja ose shtyrja e zgjedhjeve lokale varet nga shumica parlamentare, e cila sipas deklaratave të deritanishme janë bashkuar rreth platformës nga Tirana – deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.…
08 March Në kohën kur presidenti Ivanov refuzon të ia dorëzojë mandatin Zoran Zaevit, ekspertët juridikë vlerësojnë se 2 janë opsionet më të mundshme për zhbllokimin e krizës. Sipas tyre mundësia e parë është që presidenti Ivanov të tërheq vendimin jo kushtetues dhe dorëzojë mandatin ndërsa rruga e dytë ligjore sipas tyre është që shumica parlamentare të iniciojë mbledhjen e kuvendit. “Shumica parlamentare e siguruar me 67 deputetë të jenë unik dhe të kërkojnë thirrjen e seancës. Nëse kryesuesi i tashëm refuzon, nga mazhoranca parlamentare do të caktohet deputeti më i vjetër dhe ai do ta konvokojë dhe udhëheq mbledhjen…
08 March Këshilli Gjyqësor nuk i din arsyet pse u.d kryetarja e Gjykatës Penale, Tatjana Mihajlova dha dorëheqje të parevokueshme. Këshilli do të kërkojë mënyrën për zgjedhjen e mungesës së kryetares së Gjykatës Themelore Shkup. Zëvendësja e Mihajlovës, gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska nuk mund ta zëvendësoj sipas ligjit. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski nuk saktësoi nëse dorëheqja e Mihajlovës është për shkak të vendimit të Gjykatës Supreme për të pezulluar orarin të cilin e ka bërë ajo, me të cilin degradoi kolegë gjykatës dhe i vendosi në pozicione më të ulëta. Pra, nuk mund të spekuloj. Si një mundësi…
08 March “Nuk dua lule, dua të drejta”, porositën gratë pjesëmarrëse në marsin për 8 marsin. Thonë se u janë rrezikuar të drejtat e grave në Maqedoni. Sipas organizatorëve të marshit “Platformë për barazi gjinore” gratë në Maqedoni edhe më shumë janë të pabarabarta në aspektin ekonomik, ka hendek gjinor tek rrogat, vdekshmëri më të lartë në Evropë të lehonave dhe mungesë të servisit për viktimat e dhunës në familje. “Do të jemi të zëshme dhe nuk do të lejojmë që në shekullin 21 gratë në Maqedoni të jenë të shtypura, të margjinalizuara dhe të diskriminuara – tha Snezhana Iliq,…
08 March Ministria e Brendshme ka bastisur dy lokacione dhe ka shoqëruar në polici për bisedë informative dy persona si të dyshuar për sulmet ndaj muzeut të Alfabetit në Manastir. Në shishet me të cilat ditë më parë u sulmua muzeu i alfabetit janë gjetur shenjat e gishtërinjve të një personi ende të paidentifikuar. Teknika kriminalistike me anë të metodave të forenzikës deri më tani ka gjetur një profil ADN të një mashkulli të pa identifikuar dhe janë ekzaminuar edhe vijat papilare por të një kualiteti të dobët. Policia ka edhe të dyshuar të tjerë që brenda ditës pritet edhe…
08 March Në linjë të njëjtë me VMRO-DPMNE-në është edhe kryeministri teknik Emil Dimitriev sipas të cilit zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me ato lokalet janë dalja nga kriza politike në vend. Garancë e vetme për ruajtjen e unitetit të Maqedonisë është formimi dhe zhvillimi i shoqërisë civile dhe multietnike, vlerëson Dimitriev. Kështu siç dikush dëshiron që t’i vendos punët në Maqedoni duke përjashtuar shumicën e popullit maqedonas, shumicën e turqve, romëve, vllahëve dhe etnive të tjera, vlerësoj se kjo nuk mund të realizohet. Së dyti në periudhën paszgjedhore në Republikën e Maqedonisë u hapën diskutime të cilat thellë…
08 March Ka përfunduar pa epilog edhe takimi i sotëm mes përfaqësuesve të EVN-së dhe këshillit organizativ të protestuesve të cilët gjatë muajit të kaluar protestuan kundër kësaj kompanie për çmimet e larta. Ata thonë se nga EVN kanë marr vetëm se sqarime por jo edhe përgjigje për kërkesat e tyre. Si duket na thirrën në takim për të mos u marrë vesh, takimi ishte I tillë. Shumica e përgjigjeve 99% të përgjigjeve janë shpjegime dhe jo përgjigje. Kjo është edhe një lojë e keqe e kësaj kompanie e cila përsëri donë që ta manipulon popullin dhe konsumatorët e tyre…
[embedded content] 08 March Zv/ kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska në takimin e sotëm me gazetarët është shprehur shumë decime se LSDM-ja nuk vendos për Platformën e subjekteve politike shqiptare. Ndërkohë derisa ka komentuar qëndrimin e Gruevskit rreth Platformës në fjalë ka theksuar se Gruesvki përdor Platformën për të fshehur krimin.
08 March Ministria e Brendshme ka demantuar informacionet se në Tetovë ka pasur atentat ndaj një politikani. Fotografitë e shpërndara në rrjete sociale dhe media jo profesional ku shihet një veturë e djegur me targa të Strugës, nuk është në pronësi të asnjë politikani. Sipas policisë, lajmi është keqinterpretuar nga që vetura e djegur me targa të Strugës është parë para shtabit të një partie politike. MPB konfirmon se motiv për djegien e veturës është një hakmarrje personale e një personi ndaj një punonjëse në një kompani të njohur nga Tetova. Policia është duke zhvilluar hetimet për kapjen e autorit.…
08 March Ish shefi i diplomacisë Antonio Milloshovski pranoi publikisht se bisedat e përgjuara që i publikoi LSDM-ja nuk janë të montuara. Milloshovski në emisionin “Top Tema” në televizionin Telma, mes tjerash vërtetoi se ka porositur lustrim për një gjykatës nga Kërçova, duke u arsyetuar se si deputet ka pasur për detyrë t’i paraqesë ata, për të cilët siç thotë, kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete. Bëhet fjalë për gjykatës bashkëpunëtor i UDB-së 30 vite, ju konfirmoj me përgjegjësi. Pyetni çdo kërçovar, ai ka qenë më i korruptuari në qytet. Ky gjykatës ka denoncuar një grup të ri muzikor pse…

