Komunikacioni në shtet po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Reshje të borës që nuk mbeten në rrugë vërehen në Strazhë, Mavrovë, Krushevë, Bukovë, Gjavatë dhe Pletvar, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) më raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Author: almakos
Në vendin Ayavcik afër provincës turke Çanakkala janë kapur 47 migrantë të cilët në mënyrë ilegale tentuan të kalojnë në ishullin grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA). Sipas informacioneve të marra nga AA, ekipe të xhandarmërisë turke kryen operacion në lokacionin Acidere, në afërsi të Ayvacik-ut, dhe kapën së paku 47 persona, ndërsa bëhet fjalë për migrantë me origjinë nga Siria, Afganistani, Kongo, Maroku dhe Eritrea.
Pesë organizata mediatike nga rajoni, nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia shprehën mbështetje për gazetarët nga Maqedonia të cilët thanë se po u bëhet sulm i orkestruar nga politika, dhe që sulmet ndaj gazetarëve që janë në detyrë duhet të ndalojnë. Përfaqësuesit e gazetarëve të këtyre shteteve thanë se problemet e tilla, ka në të gjithë rajonin, por Maqedonia është rasti më serioz në të cilin në mënyrë të orkestruar gazetarët rihen, dëbohen, sulmohen fizikisht dhe psiqikisht. Ata apeluan deri tek autoritete e Maqedonisë, që të mbrohen gazetarët në mënyrë që ta kryejnë detyrën e…
Lëvizja BESA konsideron se programi të cilin e ka prezantuar dje LSDM-ja është një kornizë e cila duhet të mbindërtohet për të qenë gjithëpërfshirës edhe sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët si kombi i dytë më i madh në Maqedoni. Megjithatë Lëvizja BESA në këtë fazë do përmbahet nga komentimi i detajeve për këtë program të ofruar nga LSDM-ja, për arsye se edhe më tej nuk është zhbllokuar çështja e ndarjes së mandatit për kryetarin e LSDM-së, një proces i cili krijon mundësi për të hyrë në negociata për krijimin e qeverisë. Prandaj deri atëherë do…
VMRO-DPMNE nëpërmjet një komunikate ka vlerësuar se paralajmërimi i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për të debatuar në lidhje me platformën e partive shqiptare, ka dëshmuar qëllimin e tij për ta ridefinuar shtetin. “Tentimi i Zoran Zaevit për të manipuluar me opinionin dhe ta nënçmoj intelegjncën e tyre është i pasuksesshëm. Ai në stilin e tij, në mënyrë konfuze tentoi të paralajmëroj se nëse e merr mandatin do të vazhdoj të debatoj për pikat e platformës së Tiranës, parat të jenë në dy gjuhë, uniforma dygjuhësore, shpallje të gjenocidit, ndryshim të simboleve shtetërore dhe ngjashme. Kjo në të vërtet e…
Sot në mbarë vendin do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me erë në drejtim të veriut. Do të ketë kushte për reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta për reshje të borës. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 0 deri 8 gradë celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 3 deri 14 gradë celsius.
Komuniteti hebraik në Republikën e Maqedonisë sot do të shënojë 74 vjet nga deportimi dhe holokausti i 7.144 hebrenjve të Maqedonisë në kampin e përqendrimit, Treblinka. Natën midis 10 dhe 11 marsit të vitit 1943 janë arrestuar të gjithë hebrenjtë në Maqedoni dhe janë burgosur në Monopol, sot Kombinati i duhanit, i cili atëherë ishte kamp përqendrimi i përkohshëm. Më së shumti hebrenj ka pasur nga Manastiri, Shkupi dhe nga Shtipi dhe nga disa familje nga qytetet më të vogla. Sipas evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, janë arrestuar 7.144 hebrenj. Më 11 mars ishin mbledhur në…
Ballkanin Perëndimor pritet ta përfshijë një krizë e madhe politike ndërkohë që Rusia ka aktivizuar motorët në shtrirjen e ndikimit të saj. Tensionet në Maqedoni, provokimet e Serbisë në Kosovë dhe lëvizjet e dyshimta në Mal të Zi japin sinjale të qarta për përpjekjet e Moskës që të kyçet në Ballkan. Serbia duke besuar në mbështetjen e Putinit, e cila tashmë ka nisur edhe furnizimin me armatim, i ka dhënë përkrahje Gruevskit, duke besuar që me të mund ta bëjë rianeksimin e kufijve të Bosnjës dhe të Kosovës. Nga ana tjetër tashmë në Prokurorinë e Malit të zi po hetohet…
Bashkimi Evropian sot akordoi 30 milionë shtesë euro ndihmë për sanimin e pasojave nga kriza e refugjatëve në Ballkanin Perëndimor, njofton Tanjug. Mjetet dedikohen për Maqedoninë, Serbinë dhe për shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërsa do të shfrytëzohen për nevojat e menaxhimit të kufijve dhe valës së emigrantëve, për sigurim të akomodimit dhe shërbimeve për emigrantët dhe refugjatët, si dhe për mbështetje të bashkësive lokale. Komisioni Evropian theksoi se këto para janë miratuar krahas 59 milionë eurove, të cilat tashmë i janë akorduar Maqedonisë dhe Serbisë nga fillimi i krizës së emigrantëve në vitin 2015. “Pakoja e miratuar do…
Programit qeveritar të prezantuar nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, iu kundërpërgjigj menjëherë oponenti i tyre politik VMRO-DPMNE. Deputeti i kësaj partie Antonio Milloshoski në konferencë për mediat deklaroi se me propozimin e programit të qeveritar, Zoran Zaev tenton të manipulojë qytetarët dhe e rrezikon sovranitetin e shtetit. “Zoran Zaevi mendon se qytetarët janë naiv se frazat e tilla për debate të ardhshme ekspertësh do ta relativizojnë pozitën e tij ku ai pranon një shantazhim i cili është në dëm të unitaritetit të shtetit dhe stabilitetit të shtetit. Manipulimet e tij për gjoja diskutime ekspertësh me eskpertë të tipit të…
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek bën thirrje për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi si dhe tërheqjen e fletarrestit ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton AA. Në një mesazh në rrjetin social Twitter Lunaçek ka shkruar se “Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të vazhdojnë procesin e dialogut. Serbia duhet të tërheqë fletëarrestin e vjetruar ndërkombëtar kundër Ramush Haradinajt.” Ndryshe dje Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi rezolutën ku kërkohet lirimi i pakusht i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe pezullimi i procesit të dialogut Kosovë-Serbi deri sa të ndodh ky lirim. Në seancën e…
Samiti dy ditor i Këshillit të BE-së ka përfunduar pa pajtim për konkludimet. Këshilli Evropian debatoi për dokumentin e propozuar dhe është mbështetur nga 27 vendet anëtare, por nuk është arritur konsensus. Kryetari i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, pas përfundimit të samitit, në të cilin është folur edhe për Ballkanin Perëndimor, tha se situata në këtë rajon është është e tensionuar. Megjithatë, sipas tij, BE do të vazhdojë t’u ofroj mbështetje vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre euroatlantike. “Të gjitha vendet e BE¬së shprehën mbështetje për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe gatishmëri që t’u…

