Author: almakos

Dygjuhësia nuk përdoret as në Ndërmarrjen Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”. Madje, drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Aleksandar Atanasov, në faqen e tij në rrjetin Facebook shihet se ka bërë postime nacionaliste dhe tendencioze kundër dygjuhësisë, edhe atë: “Nuk ka dygjuhësi në Gjevgjeli, Bogdancë, Dojran, Radovish, Novo Sello, Prilep, Kavadar e kështu me radhë. Krenar me liderin. Një është Nikolla Gruevski. VMRO është e përjetshme” “Psikopati Zaev deklaroi: Kemi aspekt pozitiv me platformën e shqiptarëve”. “Maqedonia është e maqedonëve” “ Maqedonas krenar” I kontaktuar nga Televizioni Shenja, Atanasov fillimisht u justifikua se sot nuk ishte i lirë për të dhënë deklaratë rreth…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ka sjellë Urdhër për zbatimin e procedurës paraqasëse kundër një personi zyrtarë, bartës i një funksioni të lartë në Komunën e Strumicës, nën dyshimin se ka bërë veprën penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve nga neni 353 pika 5 paragrafi 1 nga Kodi Penal. “I dyshuari, në vitin 2010, në të njëjtën ditë ka nënshkruar katër Marrëveshje të veçanta në vlerë të përgjithshme prej 1 milionë e 29 mijë e 549 denarë për asfaltimin e një rruge të njëjtë në komunën e Strumicës, në vend që të zbatoj një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Veber, ka shprehur shqetësimin e tij mbi situatën politike në Maqedoni. Veber, i cilin drejton partinë më të madhe politike evropiane, gjatë një brifingu me gazetarët, u ka thënë atyre se partia e tij është e shqetësuar për situatën në Maqedoni, Kosovë dhe Bosne dhe Hercegovinë, si dhe për tërë Ballkanin. Nga agjencia e lajmeve MIA, kanë njoftuar se Veber është shprehur se situata në këtë rajon po përkeqësohet dhe tensionet po rriten. “Kam qenë së fundmi në Kroaci dhe kam diskutuar me kryetarin e tyre dhe kryeparlamentarin për situatën në rajon. Situata është…

Lexo më Shumë

[embedded content] 14 March Prokuroria Speciale është në momentet finale të përmbylljes së raportit të dytë gjashtë mujor të veprimtarisë së saj. Raporti pritet të shpalosë aktivitetin e këtij institucioni në 6 muajt e fundit, procedurat hetimore e para-hetimore të ngritura ndaj personave fizikë e juridikë, për shpërdorime të ndryshme. Një pikë e rëndësishme, siç mëson ALSAT është edhe sqarimi zyrtar i PSP-së se deri ku ka mbërritur me përpunimin dhe analizimin e materialeve të përgjuara, ndërkohë që sikurse dihet, afati për ngritjen e akuzave deri në fund të qershorit, pavarësisht se aktiviteti ligjor i këtij institucioni për ndjekjen e…

Lexo më Shumë

14 March Kreu i Kuvendit në largim Trajko Veljanovski do të mund të vazhdojë seancën konstituive për zgjedhjen e Kryetarit të ri, atëherë kur partitë politike të propozojnë kandidat për anëtarë të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Nga Kabineti i Veljanovskit sqarojnë se kjo mundësi buron si obligim nga Rregullorja e punës së Kuvendit dhe është pengesa e vetme e mos-vazhdimit të seancës konstituive. Sipas burimeve nga kabineti i Veljanovskit në pjesën e parë të seancës konstituive më 30 dhjetor, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nuk kanë mundur të bien dakord se cilët do të jenë anëtarët e këtij komisioni dhe…

Lexo më Shumë

[embedded content] 14 March Akademiku maqedonas Mitko Manxhukov ka sulmuar ashpër platformën e partive shqiptare duke e cilësuar atë një dokument të rrezikshëm dhe projekt për siç tha ai Shqipërisë së Madhe. Në Kuvendin e rregullt vjetor për programin e ASHAM-it, në mënyrë të papritur akademiku Maxhunkov që llogaritet si i afërt me VMRO-në, kërkoi nga shqiptarët që të kërkojnë falje dhe urgjentisht ta tërheqin platformën e përbashkët ndërsa i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të distancohet nga ky dokument i subjekteve shqiptare.  Përpjekjet e tanishme për zbatimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin shpijnë drejt shkatërrimit të karakterit krishter dhe…

Lexo më Shumë

Kanë reaguar nga Komuna e Strumicës duke hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk është e vërtetë që për asfaltimin e një rruge në Komunën e Strumicës janë nënshkruar katër marrëveshje të veçanta. Sekretari i kësaj komune, Kirill Partallov, tha se bëhet fjalë për katër rrugë të posaçme dhe për ato është kryer vlerësim i veçantë me çka është vërtetuar vlerësim për secilën rrugë dhe vlera e tyre nuk e kalon shumën prej 5000 eurove.  “Në bazë të vlerësimeve për secilën rrugë në veçanti, është përgatitur plan vjetor për furnizim publik, me çka në pajtueshmëri me shumën e vlerësuar, ndërsa…

Lexo më Shumë

14 March Emërimi i sërishëm i kumbarit të Trajko Veljanovskit, Jovo Vangellovski për kryetar të Gjykatës Supreme, për një pjesë të ekspertëve është dëshmi se gjyqësori ende është nën kontrollin e politikës. Avokati Zvonko Davidoviq konsideron se Këshilli Gjyqësor me emërimin e Jovo Vangellovskit për kryetar të Supremes ka porositur ndonjë dëshirë politike. Është tronditëse që Jovo Vangelovski përmendet në bombat si dhe një pjesë e gjykatësve në Gjykatën Themelore. Edhe opinioni ndërkombëtar profesionit tregon se thjeshtë është jashtë çdo logjike të jenë në ato pozicioni, nëse përpiqemi që shteti të bëhet shtet i të së drejtës dhe të pastrojmë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryetari i Partisë Demokracia e Re në Greqi, Adonis Georgiadis, ka paralajmëruar se nëse marrëveshja mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) prishet, në ishujt grekë mund të vijnë rreth 200 mijë refugjatë, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë për një televizion privat në këtë vend, Georgiadis, ka vlerësuar edhe marrëveshjen Turqi-BE për refugjatët. Georgiadis, duke thënë se kohët e fundit ka një tensionim marrëdhëniesh mes Turqisë dhe BE-së, në vijim ka shtuar: “Nëse përplasja mes Turqisë dhe BE-së vazhdon, Ankaraja do të prishë marrëveshjen për refugjatët dhe si rrjedhojë në ishujt grekë të paktën 200 mijë refugjatë të rinj…

Lexo më Shumë

14 March Në Sellcë të Tetovës është përkujtuar 14 marsi i vitit 2001 që shënon fillimin e krismave të para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë në Kalanë e Tetovës. Në fjalimin e mbajtur me rastin e këtij përvjetori, Hazbi Lika, anëtar i kryesisë së BDI-së dhe ish pjesëtar i UÇK-së, ka folur edhe për gjendjen aktuale politike, ngecjet në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e çështje tjera. “Faji për gjendjen në të cilën ndodhemi, mungesën e perspektivës e largimin e të rinjve nga vendi duhet të kërkohet edhe në mesin tonë e jo vetëm tek pala tjetër”, ka deklaruar Lika.

Lexo më Shumë

14 March LSDM ka ftuar VMRO-DPMNE-në që të mbështes Programin për Qeverinë e re, Prokurorinë Speciale dhe të pranojë faktin se ka mbetur në opozitë. Socialdemokratët i bënë thirrje Gruevskit dhe partisë së tij që të mundësojnë tranzicion të qetë të pushtetit ndërsa kërkuan nga presidenti Ivanovi që t’ia dorëzojë mandatin Zaevit, dhe të mos mbrojë krimin dhe interesat e ngushta të udhëheqësisë së VMRO-së.  Për të mundësuar zbatimin e programit të qeverisë reformatore është e nevojshme që të ndërpritet zvarritja e krizës politike që po e krijon Gjorgje Ivanovi. Kërkojmë që Ivanovi menjëherë t’ia dorëzoj mandatin kryetari të LSDM-së…

Lexo më Shumë

Ndaj komunikatës së Lëvizjes BESA- Studeniçan sa i përket funksionimit të deponisë Drislla, kanë reaguar nga Deponia Drislla duke thënë se në atë komunikatë janë thënë disa të pavërteta. Ja dhe komunikata e tyre e plotë: Lidhur me spekulimet të cilat i kanë kumtuar dega e Lëvizjes Besa në Studeniçan, ku thuhej se deponoja Drislla është një bombë ekologjike për qytetarët e Karshiakës, duke dyshuar se gjatë vitit 2016 në Maqedoni kanë hyrë së paku 1.140 kontejnerë, secili me nga 22 tonelata plehra helmuese. Përveç kësaj është publikuar një e pavërtetë se në bazë të Marrëveshjes për partneritet publiko-privat me…

Lexo më Shumë