Author: almakos

Agron Buxhaku, ushtrues i detyrës Drejtror në Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe kabineti me të cilin drejton ai, akuzohen për keqpërdorime dhe shkelje të ligjeve gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Sindikata e të punësuarve në Qendrën për menaxhim me kriza, ndër tjerash akuzon Agron Buxhakun, për prezantim të rremë nëpër dokumente zyrtare si drejtor, ndërkohë që I njejti është vetëm ushtrues i detyrës ‘drejtor’, në Qendrën për Menaxhim me krizat. “Pas daljes tonë në opinion, në sindikatën tonë kanë arritur informata për keqpërdorim dhe shkelje të ligjeve nga ana e kryerësit të tanishëm të detyrës drejtor dhe kabinetit…

Lexo më Shumë

Gurët e mëdhenj që sollën vërshimet e javës së kaluar në Poroj, kanë dëmtuar urën në këtë fshat duke bërë që rruga Tetovë Jazhincë të bllokohet përsëri. Autoritetet apelojnë patjetër që kjo urë sa më shpejtë të rinovohet dhe të bëhet urë e re, sepse, shkaku i gurëve të mëdhenj që kanë ardhur, kanë dëmtuar tej mase urën dhe nuk shihet e sigurt për të lëvizur komunikacioni në të dyja anët. Rruga për momentin është e kalueshme vetëm për makinerinë e rëndë sepse dje patëm organet kompetente që vlerësuan se ura është shumë e dëmtuar nga gurët që shihni prapa…

Lexo më Shumë

Junus Muaremovski nga fshati Batincë, ka një kope të deleve që numëron mbi 300 kokë. Në bazë të kësaj, ai pretendon se në vit duhet të marrë rreth 5000 euro nga subvencionet e ndryshme që ofron Qeveria për bujqit dhe blegtorët. Mirëpo, gjatë 6 viteve të fundit, subvencione ka pranuar vetëm për një vit. Muaremovski akuzon autoritetet për neglizhencë dhe diskriminim, pasi sipas tij, po i privohet e drejta për të fituar subvencione. Bile, ai thotë se subvencione ka pranuar vetëm në vitin kur ka pasur zgjedhje. “Në vitin 2015, për shkak të zgjedhjeve na i kanë lëshuar, nuk e…

Lexo më Shumë

Nisma për shkarkimin e Prokurorit të deritanishëm publik Marko Zvërlevski nuk ka arritur në Kuvend. Vendimi i Këshillit të Prokurorëve për shkarkimin e Zvërlevskit pritet të arrijë fillimisht në Qeveri dhe më pas Qeveria të iniciojë procedurë në Kuvend. Sipas informacioneve të Alsat, për shkarkimin e Zvërlevskit në Kuvend pritet të debatohet gjatë javës së ardhshme. Nga VMRO-DPMNE-ja deklaruan se shkarkimi i Prokurorit Publik bëhet me qëllimin e stopimit të lëndëve kundër Zoran Zaevit që i ka hapur Prokuroria Publike.  Me votimin e djeshëm të Këshillit të Prokurorëve, ranë në ujë të gjithë manipulimet që LSDM-ja i ka shpërndarë gjatë…

Lexo më Shumë

Si zakonisht, shiu i shndërron rrugët e Çairit në lumenj, shpeshherë duke shkaktuar edhe dëme në infrastrukturën rrugore. Më poshtë keni një video që shfaq rrugën pranë Shkollës Fillore “Tefejuz” në Çair, e cila është shndërruar në një lum.

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupi u kaplua nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut. Qytetarët kanë denoncuar se breshëri ka dëmtuar disa makina ndërsa shpejtësia e erës ka shkaktuar rrëzimin e disa drunjve në Shkup. Moti i lig filloi rreth orës 17:00 ndërsa tani po bie shi por me intensitet më të ulët.

Lexo më Shumë

Në këto momente Shkupin e ka kapluar një mot i ligë. Shi dhe breshër kanë vërshuar Shkupin. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kishin paralajmëruar se pasdite pritet që të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut. [embedded content]Shi by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Gjatë ekzistimit të Republikës së Maqedonisë , në tregun e mediave kanë qenë present shumë gazeta, televizione dhe revista shqiptare. Gazeta “Flaka” ka ekzistuar në tregun e mediave më shumë se 50 vite. Kanë qenë gazeta “Fakti”, “Koha e Re”, “Alternativa”, “Lobi”, pastaj  revistat për fëmijë “Gëzimi”, “Fatosi”, etj. Fati i tyre nuk është zbardhur! Por, edhe sot gazetat janë me një këmbë në gropë. Ismail Arsllani, gazetar që ka punuar me vite të tëra në gazetat brenda dhe jashtë vendit thotë se shuarja e mediave në vend vjen si shkak të krizës së thellë të identitetit, por edhe ekonomike.…

Lexo më Shumë

14 qershor – Shkup Programi për zhvillin i OKB-së (UNDP), Institucioni i OKB-së për barazi gjinore dhe forcim të femrës – UN Women), si edhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP) organizuan në Shkup konferencë për çështje të punës, me temë “Puna e papaguar, pabarazia gjinore dhe premtimi i ekonomisë për përkujdesje”. Qëllimi i konferencës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave ndërmjet ekspertëve vendorë dhe të huaj, si edhe nxitja e diskutimit në Ballkanin Perëndimor për sfidat ekzistuese zhvillimore, njohton Almakos. Sipas profesorit të ekonomisë në Universitetin “Sh.Kiril dhe Metodij”, Vançe Uzunov,  tema është në interes dhe se ne duhet të…

Lexo më Shumë

Ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë së kaluar dhe VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozhinovski, sot në orën 14.00 duhej të paraqitet në PSP për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e të dyshuarit në lëndën e kësaj Prokurorie “Talir”. Bozhinovski është një nga 14 të dyshuarit në rastin “Talir” për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së dhe larje parash. Gjatë ditëve të kaluara PSP ka ftuar në seancë dëgjimore të gjithë të dyshuar në këtë lëndë. Në PSP nuk u paraqit as i dyshuari i parë, kreu i VMRO-së dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili siç thonë nga partia është në…

Lexo më Shumë

As sot nuk janë shkarkuar drejtorët aktual të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Byrosë për siguri publike, Vlladimir Atanasovski i cili erdhi pas dorëheqjes së Sasho Mijallkovit dhe Mitko Çavkovit. Kryeministri Zoran Zaev gjatë një paraqitje publike tha se drejtorët e rinj të dy drejtorive kyçe të policisë pritet të zgjidhen gjatë dy ditëve në vazhdim. Ai bëri të ditur se ende po zhvillohen konsultime me kandidatët e mundshëm.“Për sot nuk besoj, por të enjten ose të premten në seancë qeveritare do ti zgjedhim. Ministri i cili është propozues i autorizuar në Qeveri po bën konsultime me personat dhe…

Lexo më Shumë

Kam prit kuadro shumë më serioze prej BDI-së, por ne nuk mund të hyjmë dhe të përzihemi në punët e brendshme të një partie. Kështu tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, njëherit edhe Sekretar i Përgjithshëm i LR- PDSH-së në emisionin debativ Arena. I pyetur në lidhje me fatin e Deklaratës shqiptare, ministri Taravari tha se ajo është pjesë e Programit qeveritarë, jo si tërësi por pikat e saj janë të inkorporuara. “Imagjinoni të thoshim se Deklarata është pjesë e Programit, a do të bëheshte sot Qeveria. Nëse nuk bëheshte sot Qeveria, kujt i shkonte në favor, ose kujt i…

Lexo më Shumë