Author: almakos

Deputeti Fadil Zendeli tha se pjesëmarrja në Qeveri e koalicionit “Rilindje me BESË” nuk duhet të jetë me çdokush, pasi që kemi parë që deri tani partitë shqiptare janë futur pa asnjë kusht dhe kanë sjellë deri në këtë shkallë gjendjen e shqiptarëve. “Ne si shqiptare ua kemi parë sherrin shqiptarëve që kanë hyrë në Qeveri pa kushte. Ne duhet të krijojmë program qeveritarë për të realizuar interesant e shqiptarëve. Me mandatarin e mundshëm do të bisedohet për një pjesëmarrje të mundshme. Përpos Platformës janë edhe programet tona”, tha Zendeli duke shtuar se ata do të analizojnë dhe do të…

Lexo më Shumë

Deputeti i koalicionit “Rilindje me BESË” në emisionin “Arena”, tha se në takimin me krerët e LSDM-së, është biseduar në lidhje me situatën politike.  Ai tha se të gjithë janë të brengosur për shkak jostabiliteti politik e cila mund të eskalojë, përfshirë edhe bashkësia ndërkombëtare. “Më tepër tha se është biseduar se si të vihet deri tek funksionalizimi i kuvendit, por edhe lidhja e ndonjë partneritet të mundshëm mes subjekteve. Por tema kryesore ishte se si të funksionalizohet puna e kuvendit dhe të zgjidhet kryetari i saj”, tha Zendeli. Ai tha se takimi ishte me ftesë të kryetarit të LSDM-së,…

Lexo më Shumë

16 March Edhe sot kanë vijuar protestat kundër platformës shqiptare. Marshi nisi nga selia e qeverisë për të vijuar drejt Kuvendit. Protestuesit gjatë marshit ndaluan edhe para zyrës së presidentit Gjorgje Ivanov në qendër të kryeqytetit ku disa anëtarët të shoqatës së gjuetarëve në mënyrë simbolike dorëzuan uniforma dhe porositën Ivanovit që të mos lëshoj pe para sic thanë ata platformës së Tiranës. Në protestën e sotme janë parë edhe fëmijë ndërsa nuk raportohet për incidente.

Lexo më Shumë

16 March Gjatë pjesëmarrjes në Këshillin e përhershëm të OSBE-së në Vienë, ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikolla Popovski tentoi të bindë të pranishmit për sundimin e ligjit, principeve të demokracisë dhe të ardhmes euro-atlantike të vendit. Popovski u deklarua optimist se dialogu në institucione mund të kthehet. Garanci për këtë, sipas tij, janë qytetarët të cilët nuk duan destabilizim por vetëm respektim të vullnetit të tyre. Megjithatë OSBE-ja theksoi shqetësimin për ngjarjet në Maqedoni, kërkoi respektim të demokracisë dhe përmbajtje nga retorika nxitëse. Për këtë kanë reaguar edhe nga zyrat e delegacionit të SHBA-së në OSBE të cilët theksojnë…

Lexo më Shumë

Misioni i SHBA-ve në OSBE ka vlerësuar se amerikanët janë të zhgënjyera nga fakti se presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov refuzoi mundësinë që të formohet një qeveri e re nga deputetët të cilët kanë një shumicë të pastër. Përfaqësuesja amerikane Kate Byrnes ka deklaruar gjatë takimit me kryediplomatin maqedonas Nikolla Poposki, se ky veprim i presidentit është në kundërshtim me angazhimet e OSBE-së, parimet bazë të demokracisë dhe sundimit të ligjit. “Si një partner strategjik dhe mik i Maqedonisë, dhe me respektim të plotë të sovranitetit dhe unitetit të saj, Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje presidentit Ivanov që të…

Lexo më Shumë

Sipas njohësve të rrethanave politike, edhe pse BDI dhe PDSH sollën një tërmet në skenën politike shqiptare, duke i detyruar mijëra votues shqiptarë të arratisen në kampin politik maqedonas, shqiptarët nuk duhet të lejojnë që të jenë monedha për të paguar kusurin mes partive politike maqedonase. Për kryetarin e Shoqatës së të Burgosurve Shqiptarë (SHBSH), Shpëtim Pollozhani, ky dimension regresiv me të cilin karakterizoheshin zgjedhjet e fundit është si pasojë e qeverisjes së gabuar të partive të vjetra parlamentare shqiptare, BDI dhe PDSH. Pollozhani tha se nuk është normale që mijëra vota shqiptare të shkojnë për kampin politik maqedonas, derisa…

Lexo më Shumë

16 March Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, janë një faktor shtetformues dhe Shqipëria do t’i mbështesë në kërkesat e tyre legjitime për respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.Deklarata u bë nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në takim me homologun e tij maqedonas, Gjeorge Ivanov, ku shprehu qëndrimin e Shqipërisë për marrëdhënie të mira, miqësore e bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë fqinjën e drejtpërdrejtë, Maqedoninë.Në takimin e zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Global të Baku-së, Nishani shprehu shqetësimin për situatën e përgjithshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike atje, si dhe theksoi…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit ka sjellë vendim me të cilën ngelet në fuqi përcaktim i masës së paraburgimit për Sead Koçan, njofton SHENJA. Siç kanë njoftuar nga gjykata, ankesa e mbrojtjes për paraburgim për të dyshuarin Sead Koçan është pjesërisht e pranuar, gjegjësisht arsyet tjera për të cilat është përcaktuar masa e paraburgimit nuk janë plotësuar, por për shkak të rrezikut nga arratisja, ngelet paraburgimi. Tani më një javë Sead Koçan nuk është i kapshëm për organet e rendit, ndërsa sipas avokatit të tij ai është në udhëtim zyrtar. Sipas PSP, biznesmeni Sead Koçan ka braktisur shtetin një ditë pasi Penalja…

Lexo më Shumë

Instituti për të drejtat e njeriut në Shkup, nëpërmjet projektit “Monitorim për punën e Këshillit Gjyqësor”, do të mbikëqyr punën e këtij organi të drejtësisë, duke vendosur fokusin në transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e këtyre dy trupave. Në prezantim e raportit të parë mbi këtë projekt, ndër të tjera, u tha se mbikëqyrja publike e këtyre trupave është në plan të parë dhe rezultatet e deri tanishme  nuk tregojnë se qytetarët kanë njohuri çfarë punojnë ata, kush I zgjedh këta trupa dhe në çfarë mënyre. Ambasadori I Britanisë së Madhe, Çarls Gareth, në fjalimin e tij, tha se Këshilli GJyqësor…

Lexo më Shumë

Në takimin me Presidentin e Maqedonisë, zotin Gjeorge Ivanov, Presidenti Nishani shprehu qëndrimin e Shqipërisë për marrëdhënie të mira, miqësore e bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë fqinjën e drejtpërdrejtë, Maqedoninë, thuhet në njoftimin e presidencës, përcjell SHENJA. “Duke iu referuar situatës paszgjedhore në Maqedoni, Presidenti Nishani shprehu shqetësimin për situatën e përgjithshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike atje, si dhe theksoi tentativat për ta transferuar krizën nga domeni politik në atë etnik, mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë”, thuhet në njoftimin. Nishani ka thënë se Shqipëria asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ndërhyn në punët…

Lexo më Shumë

Në gjysmën e dytë të këtij muaji përfundon mandate i kryetarëve të Komunave dhe këshilltarëve komunal. Zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013 u mbajtën më 25 mars, ndërsa me ndryshimet e fundit ligjore ato u shtyjnë për në gjysmën e parë të muajit maj, por edhe ky afat u shkel pasi Kuvendi nuk i shpalli zgjedhjet në kohë të duhur. Nga partitë politike nuk ka asnjë sinjal për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa kjo ka rrezikuar që komunat për muaj të tërë të ngelen pa udhëheqës. Kjo situatë ka alarmuar edhe Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjes lokale që…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka realizuar takim me Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani në Baku të Azerbajxhanit. Në takim, thuhet në komunikatën e presidencës, përcjell SHENJA, është biseduar për situatën politike. Ivanov në takim ka riafirmuar qëndrimin se mënyra e sjelljes së Platformës pas zgjedhjeve nga ana e partive shqiptare dhe deklarata që kanë pasur nga ana e funksionarë të lartë të Shqipërisë “paraqesin ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë”. “Ndërhyrja e tillë në punët e brendshme të Maqedonisë është nxitje për realizimin e ideve nacionaliste, tensione dhe paraqet shembull negativ jo vetëm në Ballkan por edhe më…

Lexo më Shumë