Author: almakos

Zyrtarët bullgarë kanë thënë se janë të përgatitur që të rrisin patrullimet dhe të përfundojë rrethojën me tela gjembore përgjatë kufirit me Turqinë, për të parandaluar ardhjen e migrantëve. “Jemi të gatshëm të mbrojmë kufirin shtetëror, ashtu siç edhe na e lejon ligji”, ka thënë për AFP-në, minsitri i Mbrojtjes, Sefan Tanev. Ai ka shtuar se tash për tash, situata në kufi është e qetë dhe tentimet për të kaluar ilegalisht kufirin kanë rënë gjatë dy muajve të fundit. Komentet e ministrit bullgar vijnë pasi Turqia ka kërcënuar se do të dërgojë 15,000 refugjatë në Bashkimin Evropian, pas përshkallëzimit të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka vazhduar sulmet kundër kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Nga VMRO akuzuan kreun e LSDM-së, Zoran Zaevin, se në heshtje po miraton agjendën e Selës për shtet binacional. “Ziadin Sela është njeriu që nga i cili varet shumica parlamentare e LSDM-së, dhe qeveria e “Tiranës”  në krye me Zavin. Sela në fushatën zgjedhore para votuesve të tij u betua se nuk do të heq dorë që Maqedonia të shndërrohet në shtet binacional, ose në të kundërtën do të kërkojë federalizimin e shtetit. Të njëjtin, Ziadin Selën, e kemi dëgjuar edhe nga mitingjet zgjedhore në Gostivar ku betohet e do…

Lexo më Shumë

Qeveria e re reformuese do të kujdeset për shëndetin e qytetarëve dhe se sistemi i ri shëndetësor nuk do të bazohet në tendera, por në nevojat e qytetarëve, thanë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonise (LSDM). “Anjëherë të mos përsëriten rastet e vdekjes së pacientëve, për shkak të interesave kriminale, të cilët sollën aparate të dëmtuara, me çka pacientët operohen nëpër korridore, foshjat dhe nënat vdesin nga mungesa e gjinekologëve, nuk ka trajtim për plagët, njerëzit trajtohen në institucione shtetërore të shkatërruara, qytetarët humbin jetën e tyre në makina të prishura të Ndihmës së Shpejtë”, thuhet mes tjerash në kumtesën…

Lexo më Shumë

Çifti bashkëshortor Novakoviq nga Beogradi, bashkë me dy fëmijët e tyre, kanë braktisur fenë ortodokse dhe janë konvertuar në fenë islame. Pranimin e fesë islame e familja katëranëtarëshe nga Beogradi e ka bërë të premtën në Xhaminë e Novi Pazarit para imamit dhe xhematit të shumtë. Siç raporton portali “SanxhakPress”, çifti bashkëshortor serb Bojan e Natasha dhe djemtë e tyre Filipi dhe Ognjeni e kanë thënë shehadetin përpara imamit të xhamisë Asmir Crnovrshanin, transmeton Telegrafi. Pas pranimit të islamit çifti bashkëshortor ka marrë emrat mysliman Ismail dhe Edina, kurse djemtë janë pagëzuar me emrat Esad dhe Hamza. Kryeimami i Bashkësisë…

Lexo më Shumë

Gjashtë persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë në arrati. Ky është epilogu për sot, i aksionit policor të zhvilluar sot në Haraçinë, por edhe në Manastir dhe Prilep, shkruan SHENJA. Siç njoftoi paraprakisht MPB-ja, qëllimi i aksionit ka qenë shkatërrimi i një grupi të organizuar kriminel, që merrej me tregti të lëndëve narkotike. Personat e arrestuar sonte janë marrë në pyetje në gjykatë, ndërsa policia akoma është në kërkim të dy personave tjerë. Nga MPB-ja dhe nga Gjykata Themelore Shkupi 1, për nesër kanë paralajmëruar publikimin e më shumë detajeve në lidhje me aksionin. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Zgjidhja që kanë ofruar ministria e pushtetit lokal dhe Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale që mandati i kryetarëve dhe këshilltarëve komunal të vlejë deri në mesin e muajit maj nuk eliminon përfundimisht rrezikun që komunat të ngelin pa udhëheqës. Sipas afateve të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, zgjedhjet lokale duhet të caktohen 70 ditë para ditës së votimit, andaj zgjedhjet e ardhshme lokale sipas këtij afati nuk mund të mbahen para muajit Qershor. Andaj që nga gjysma e muajit maj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale komunat përsëri mbeten pa udhëheqës. Kjo situatë sipas ekspertëve do të bllokojë punën…

Lexo më Shumë

Pas paralajmërimeve nga ekspertët se VMRO-ja mund të problematizoj zgjidhjen e kreut të ri të Kuvendit, nisma qytetare “ Për Maqedoni të Përbashkët” që proteston kundër gjuhës shqipe ka kërkuar sot që për kryeparlamentar të mos zgjidhet ndonjë deputetë që nuk është distancuar nga platforma shqiptare. Drejtuesit e protestave antishqiptare sot nga Ohrit kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër dygjuhësisë dhe kanë kërkuar hartimin e një platforme maqedonase. Demonstruesit sot kishin zgjedhur që të protestojnë në disa barka në Liqenin e Ohërit. “Kërkojmë nga të gjitha partitë politike që të distancohen nga platforma e Tiranës. Poashtu kërkojmë që të mos…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i një rruge paralelisht me lumin Vardar, e cila parashihet që të ndërtohet nga hoteli “Holiday Inn” dhe të përfundoj tek ndërtesa e “Telekom”-it,  do të  shkatërroj shëtitoren e kejit. Përveç kësaj, në kuadër të këtij projekti, parashihet që të shkatërrohen edhe terasat e lokaleve që ndodhen pran lumit Vardar. Një grup qytetarësh dhe pronarë të objekteve në fjalë, u  mblodhën sot në vendin ku kishin filluar punimet, për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me ndërtimin e kësaj rruge. Sashe Tërpeski nga Komuna Qendër, thotë se miratim0ni për ndërtimin e kësaj rruge e ka dhënë Qyteti i…

Lexo më Shumë

Punimet në Bulevardin Xhon kenedi, vazhdojnë të stërzgjaten, ndërsa premtimet se kur do të përfundojnë shtyhen nga muaji në muaj.  Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, premtoi se punimet që kanë nisur verën e kaluar do të përfundojnë më 15 prill. Kreu i qytetit të Shkupit më parë kishte premtuar se punimet do të përfundonin në shtatorin e vitit të kaluar. Si arsyetim për zvarritjen e punimeve Trajanovski përmend kushtet atmosferike, gjegjësisht temperaturat e ulëta. “Për shkak të temperaturave të ulëta nëse nuk rregullohet mirë asfalti mund të kemi probleme. Kështu që shpresoj se  më së voni më 15…

Lexo më Shumë

BDI në kaos lidhur me rezolutën për dënimin e gjenocidit të kryer ndaj shqiptarëve në periudhën 1912-1956 që ishte pjesë e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare. Funksionarë të lartë të kësaj partie ditëve të fundit janë distancuar nga rezoluta e gjenocidit. Deputeti Artan Grubi, shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, në paraqitjen e tij të fundit tha se kjo pikë nuk ka qenë pjesë e platformës parazgjedhore të BDI-së. “Deklarata e përbashkët I prek të gjitha elementet e programit zgjedhor të pl;atformës 2020 të BDI-së. Mereni analizojeni, krahasojeni dhe e vetmja shtesëështë rrezoluta për gjenocidin mbi…

Lexo më Shumë

Çarshi xhamia e Prilepit, e cila pësoi nga konflikti ndëretnik që ndodhi në Maqedoni në vitin 2001, me vite pret të riparohet. Objekti  që i gjendet në mes të qytetit i përket periudhës së Fatih Sulltan Mehmetit, pret në ankth t’i caktohet fati , shkruan Agjencia Anadollu. Myftiu i Prilepit, Shefket Imeroski,  në një bisedë për Agjencinë Anadollu tha se Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë ka tre marrëveshje me Ministrinë e Kulturës për riparimin e xhamisë, edhe atë në vitin 2006, 2010 dhe 2012. Megjithë këtë, ai shton se nuk është arritur asnjë rezultat. Imeroski theksoi se në lidhje me…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme është duke realizon aksion për shkatërrimin e grupit të organizuar kriminel. Në njoftimin e MPB-së lidhur me aksionin në fjalë, thuhet se ka për qëllim një grup i cili merret me shitjen e narkotikëve brenda në shtet. Policia nuk ka kumtuar më shumë hollësira për aksionin, por mësohet se bëhet fjalë për një grup nga Haraçina. Pas përfundimit të aksionit, MPB ka paralajmëruar se nëpërmjet një komunikate do të informojë opinionin.

Lexo më Shumë