Author: almakos

Efektet e dokumenteve të Gruevskit tanimë i kanë ndjerë qytetarët. Kështu LSDM i është kundërpërgjigjur deklaratave të Nikolla Gruevskit se po përgatit dokument politik për dalje nga kriza politike, shkruan SHENJA. “Tani para gjithë opinionit vendor dhe ndërkombëtar qëndron një dokument konkret, pas të cilit qëndrojnë rreth 700.000 qytetarë të Maqedonisë. Është programi i Qeverisë së re reformatore të Maqedonisë unitare, e cila garanton cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët, pavarësisht diversiteteve, drejtësi për të gjithë, unitet dhe reforma për integrime euro-atlantik. Këtë program Gruevski e anashkalon, pasi ajo ia grabit të gjitha lajmet e rreme “, thuhet në…

Lexo më Shumë

19 March Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për televizionin “Kanal 5” ka deklaruar se partia e tij është duke përgatitur një dokument i cili do të mundësojë daljen e vendit nga kriza e thellë politike dhe në të njëjtën kohë do të ruaj unitetin e vendit. Gruevski tha se gjatë javës së ardhshme dokumenti do j’u dorëzohet partive më të mëdha politike në vend. Sipas Gruevskit ky dokument nuk e favorizon as ndonjë parti politike e as ndonjë bashkësi etnike.

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë fëmija i moshës 4-vjeçare i cili para tre ditëve në gjendje kritike u dërgua në Qendrën Urgjente. Ditën e kobshme, fëmija ka dalë nga shtëpia dhe nëpërmjet fushës ka dashur të shkojë në shtëpinë fqinje, por në ato momente është sulmuar nga qentë të cilët kanë ardhur nga stalla me dele që gjendej aty pranë, e të cilën nuk kanë qenë të lidhur. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e fëmijës sot rreth orës 13:00. Ata kanë rrëfyer për gjendjen tmerruese të trupit të 4 vjeçarit. Sipas mjekëve, nuk ka pasur pjesë të trupit e cila nuk ka qenë…

Lexo më Shumë

Tragjedi e rëndë në fshatin Orizare të Komunës së Likovës. Afrim Dauti, 46-vjeçar, baba i katër fëmijëve, ka ndërruar jetë të dielën paradite në afërsi të fshatit Allashec, pas një rrokullisje me traktor, shkruan gazeta KOHA. Ekipe të Policisë dhe Prokurorisë së Kumanovës dhe kanë kryer hetime ndërsa po punohet në zbulimin e shkaqeve që çuan në vdekjen e 46-vjeçarit nga fshati Orizare e Likovës. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën. Afrimi la pas vete katër fëmijë – tri vajza dhe një djalë. /KOHA/

Lexo më Shumë

Formimi i Qeverisë së re edhe më tej duket i largët, ndërsa përplasjet mes dy partive maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë vazhduar edhe sot pikërisht në këtë temë. VMRO-DPMNE edhe një herë ka përsëritur ofertën ndaj Zoran Zaevit që të heq dorë nga platforma e partive shqiptare ose të pranojë zgjedhje të reja në të cilat do të kërkojë vota me këtë platformë. “VMRO-DPMNE mbetet në ofertën e saj principiele. Nëse LSDM tërhiqet nga Platforma e Tiranës dhe realizimi i elementeve që përmban ajo, do t’i japim mbështetje LSDM-së dhe Zaevit të formojë Qeveri. Nëse Zaev aq shumë e respekton…

Lexo më Shumë

Ndarja e shoqërisë në të gjitha nivelet mund të jetë shumë e rrezikshme. Kështu ka deklaruar profesori universitar Dejan Donev, gjatë intervistës për REL. Ai ka thënë se ajo mund të jetë e rrezikshme për arsye se bëhet fjalë për ndarje dhe jo për kohezion. Sipas tij, ideja e jetës njerëzore është që të jetoj së bashku jo ndaras. Ajo është krijesë sociale e cila duhet të ketë me kë të komunikoj, kështu që ajo formë e ndarjes, ka theksuar Donev, e cila aktualisht ndjehet gjithandej dhe në raport me secilin, është punë e rrezikshme. “Në çdo rast ndarja e…

Lexo më Shumë

Komuna Qendër, nëpërmjet Inspektorit të autorizuar ndërtimor ka sjellë vendim për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e rrugës në “Kejin” e lumit Vardar. Në njoftimin e Komunës Qendër, thuhet se vendimi është sjellë me urdhër të kryetarit të komunës, Andrej Zhernovski. Arsyeja për ndalimin e aktiviteteveështë se në vendin ku ndërtohet, nuk ka pasur tabelë informative se kush është investitor, realizues dhe mbikëqyrës, si dhe nuk ka të dhëna për dokumentacion të miratuar teknik dhe miratim për punë përgatitëse. Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski paraprakisht nga njeriu i parë i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski kërkoi…

Lexo më Shumë

Familja Lusjani nga Vizbegu për momentin ka mbetur pa kulm mbi kokë. Fatkeqësia ka ndodhur orët e para të ditës së martë, kur familja 8-anëtarëshe ishin në gjumë. Kryefamiljari, Rrahim Lusjani tregoi që nga shkaqe ende të panjohura, shtëpia mori flakë me një shpejtësi të madhe dhe anëtarët me shumë vështirësi shpëtuan nga flaka, ndërsa gjithçka tjetër brenda saj është bërë hi. “Ishin momente të vështira, ndodhi zjarri, nuk di si ta përshkruaj. Ishim të gjithë anëtarët e familjes në gjumë, 1: 30 ishte ora…Familjen, babanë dhe nënën i kam pasur tek pjesa këtu… në krah e kam mbajtur baban…

Lexo më Shumë

19 March Në qendrën urgjente në Shkup sot rreth orës një ka ndërruar jetë fëmija katër vjeçar Xhevar Useini nga fshati Baçishtë i Kërçovës që tre ditë më parë u sulmua nga qentë endacak. Fëmija për disa ditë me radhë ka qenë nën asistencën e aparateve të frymëmarrjes në gjendje kritike. 4 vjeçari për shkak të lëndimeve serioze tre ditë më parë ishte dërguar në qendrën urgjente në Shkup. Xhevair Useni mori lëndime të rënda në pjesën barkut dhe kraharor nga qentë endacak. Operacioni të cilit iu nënshtrua ai ka zgjatur më tepër se tre orë dhe mjekët ishin të…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka filluar rikonstruimet intensive të rrugëve në vendbanimin e Inxhikovës, të cilat ishin të dëmtuara nga vërshimet e vitit të kaluar. Disa prej tyre janë rikonstruar, ndërsa pjesa tjetër paralajmërohet që të përfundojnë për një periudhë shumë të shkurtër. Por, ndryshe zhvillohen punimet me rrugët e fshatit Hasanbeg, të cilat po ashtu ishin të dëmtuara nga vërshimet. Pamjet e rrugës kryesor të këtij fshati janë skandaloze. Rruga është përplot plasaritje dhe gropa. Gjendja e këtillë e rrugës, vështirëson lëvizjen e veturave dhe autobusave, të cilët vazhdimisht qarkullojnë në atë pjesë, por edhe të këmbësorëve. Banorët e këtij…

Lexo më Shumë

[embedded content] 19 March Deklaratat e intensifikuara të diplomatëve rus kundër ndërhyrjes së perëndimit në Maqedoni, sipas njohësve të çështjeve ndërkombëtare vijnë për shkak të interesave gjeopolitike dhe ekonomike që ka Moska për vendin por edhe për shkak të mbështetjes nga e djathta në krye me VMRO-DPMNE-në. Kështu ish ambasadori Nano Ruzhin e komenton edhe apelin e fundit të ambasadorit rus në OSBE, Aleksandar Lukasheviq, i cili tha se të huajt duhet t’i respektojnë të drejtat e maqedonasve që vetë të vendosin për fatin e tyre në bazë të parimeve demokratike. Këtë e pamë edhe nga deklaratat pro-ruse të turmave…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i partisë UNITETI, Muhamed Ismaili, ka dhënë dorëheqje nga posti partiak. Dokumentin e dorëheqjes, ai e ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Si shkak për dorëheqjen, Ismaili ka theksuar obligimet e mëdha që ka në jetën e tij të përditshme. “Faleminderoj nga zemra të gjithë për përkrahjen dhe mirëkuptimin. Beteja për liri, demokraci, barazi… vazhdon”, ka shkruar ai.

Lexo më Shumë