Author: almakos

Pas zhvillimeve të brendshme në partinë Uniteti lidhur me largimin e sekretarit të përgjithshëm, Muhamed Ismaili, nënkryetari i këtij subjekti, Zulfi Adili thotë se ka debat rreth shkrirjes së tri partive, Unitetit, LR PDSH-së dhe RDK-së së Vesel Memedit në një subjekt të ri, Aleanca për Shqiptare. Derisa nuk ka vendime të tilla nga organet e subjekteve që janë pjesë e Aleancës, tani për tani do të jetë kështu. Por ideja si ide është gjallë dhe jemi në konsultim e sipër me të gjitha strukturat e partive politike, në këtë rast flas për Unitetin po besoj se edhe subjektet tjera…

Lexo më Shumë

20 March Ndonëse me vonesë, Ministria e Arsimit ka reaguar mbi daljen e nxënësve në protesta kundër “Platformës Shqiptare” gjatë procesit mësimor. Nga ky dikaster  kanë fajësuar drejtorët e shkollave të cilët kanë lejuar që nxënësit të dalin në rrugë, ndërkaq thonë se kanë urdhëruar Inspektoratin Shtetëror të Arsimit që të ndërmerr masat e duhura.  I kemi dhënë urdhër Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, drejtë për së drejti drejtoreshës së këtij Inspektorati dhe në bazë të informative që na i ka kthyer ajo neve thotë që i ka dërguar të gjithë inspektorët në terren dhe se janë duke  bërë evidentim në…

Lexo më Shumë

20 March Për BDI-në më nuk do të vlejë parimi fituesi me fituesin. Edhe pas deklaratave të një ditë më parë të ish kryeministrit Nikolla Gruevski se ky parim duhet të respektohet, BDI i kujton atij vendimin e kryesisë qendrore, që është mbështetje për shumicën e re. Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi thotë se rezultatet e fundit kanë vë në pikëpyetje parimin fituesi me fituesin. Çështja e aplikueshmërisë klasike të parimit shumicë me shumicë, pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve normalisht se është treguar diskutabile. BDI vendimin e saj të fundit dhe të plotfuqishëm e ka për t’i dhënë mbështetje shumicës…

Lexo më Shumë

20 March Dokumenti i njoftuar nga VMRO-DPMNE-ja ku pritet të shpaloset strategjia e partisë së Nikolla Gruevskit për zgjidhjen e krizës politike, nuk është i mirëpritur nga një pjesë e partive politike. Nga LSDM-ja deklarojnë se ky është tentim i Gruevskit për t’u faktorizuar përsëri në skenën politike kurse dokumentet e tij për dhjetë vite kanë shkatërruar jetën e njerëzve në Maqedoni.  Nikolla Gruevski e krijoi këtë krizë. Ai nuk mundet të jetë pjesë e zgjidhjes së saj. Gruevski i defaktorizuar dëshpërimisht përpiqet që përsëri të bëhet faktor në politikën në Maqedoni. Populli I tha lamtumirë atij dhe tashmë është…

Lexo më Shumë

20 March Biznesmeni Sead Koçan tashmë 11 ditë është në arrati. Policia ende e kërkon përmes flet-arrestit ndërkombëtar. Nga ana tjetër, avokati i tij me këmbëngulje pohon se Koçan është në udhëtim zyrtar. Nikolla Dodovski nuk ishte i kapshëm për të sqaruar se çfarë masash do të ndërmerren pasi që Gjykata e Apelit vërtetoi paraburgimin për pronarin e televizionit Nova. Fakti që gjykata më e lartë pranoi një pjesë të ankesës së avokatëve të tij ose përcaktoi se Koçan nuk mund të ndikojë tek dëshmitarët dhe të përsërisë veprën, krijon mundësi për të paguar lirinë. Neni 179 i ligjit për…

Lexo më Shumë

Nikolla Gruevski nuk është me në pozitën për të ofruar çfarëdo zgjidhje të situatës dhe për të shtruar kërkesa në drejtim të katërshes evropiane që të martën do të zbres në Shkup. Kështu e vlerësojnë analistët paralajmërimin e ish kryeministrit për publikimin e dokumentit i cili do ta “shpëtonte” Maqedoninë nga kriza politike. Analisti Visar Ademi vlerëson se ka kaluar koha kur Gruevski negocionte për Maqedoninë, pasi sipas tij fjalën e fundit dhe vetme tani e ka Prokuroria Speciale. Unë mendoj se Gruevski duke pasur shumë probleme të mëdha me Prokurorinë Speciale, e mban peng jo vetëm partinë e tij,…

Lexo më Shumë

Aleanca për shqiptarët dënon ashpër fjalorin nxitës që gjeneron pandërprerë Ministria e punëve të jashtme e Rusisë dhe diplomatët e saj, ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, posaçërisht të Maqedonisë. “Konsiderojmë se ndërhyrjet e këtilla të MPJ-së ruse gjithmonë bëhen me qëllim destabilizimi dhe të krijimit të kaosit, për të tensionuar situatën dhe shkaktuar vonesa në procesin integrues të Ballkanit perëndimor.Apel të veçantë i drejtojmë edhe VMRO-DPMNE-së dhe marionetave të saja të cilat tash e një kohë të gjatë janë rreshtuar në “lojërat” dezintegruese të vendit se: Maqedonia është vend evropian, me qëllim dhe orientim strategjik, integrimin në NATO dhe BE…

Lexo më Shumë

20 March Në qendër të Kërçovës dhe në pjesët periferike të saj ka qindra qenë endacak. Qytetarët thonë se situata është alarmante sidomos në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit kur qentë mblidhen në grupe dhe lëvizja e qytetarëve bëhet shumë e rrezikshme pasi ata shpesh edhe sulmojnë. Shumica e qenve nuk janë të vaksinuar. Për këtë flet edhe raporti i policisë sipas të cilit nga fillimi i vitit deri më sot janë denoncuar 11 raste të sulmeve nga qentë endacakë në Kërçovë. Në vitin 2016 ky numër ka qenë 54 prej të cilëve 32 në qytet dhe 15 në rrethinat…

Lexo më Shumë

20 March Të punësuarit në Kompaninë “Transmet”, protestojnë para zyrave të Prokurorisë Speciale Publike, duke bllokuar kështu rrugën me makineri të rëndë. Protestuesit kërkojnë të tërhiqet masa e paraburgimit për Sead Koçan. Ndryshe policia dhe interpoli  akoma nuk mund ta gjejnë Sead Koçanin i cili thuajse paralelisht me miratimin e vendimit për paraburgim ka hyrë në Serbi. Nga MPB-ja shprehen se nuk kanë informacione se ku gjendet i dyshuari i parë në rastin “Trust”, megjithatë thonë se urdhri i arrestit është në fuqi që kudo që të paraqitet do të arrestohet.

Lexo më Shumë

Komisari për zgjerim  dhe politik fqinjësore Johanes Han, nesër nuk do të takohet me përfaqësues të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët janë organizator të protestave në Maqedoni, ka bërë të ditur korrespodenti i MIA-së nga Brukseli, transmeton SHENJA. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka pohuar se Hahn ka pranuar ftesa edhe për takime tjera, por se ai dhe tre eurodeputetët do të takohen vetëm për përfaqësues të partive politike.

Lexo më Shumë

Prej 948.599 personave të cilët vitin e kaluar e kanë përbërë popullsinë aktive në Maqedoni të punësuar janë 723.550, ndërsa  225.049 janë të papunë , tregojnë të dhënat e publikuara sot të Entit Shtetëror për Statistikë. Shkalla e aktivitetit vitin e kaluar ka arritur 56,5 për qind, shkalla e punësimit 43,1, ndërsa shkalla e papunësisë 23,7. Në vitin 2015 shkalla e aktivitetit arrinte 57, shkalla e punësimit 42,1, ndërsa shkalla e papunësisë 26,1. Në popullsinë e përgjithshme të aftë për punë mbi 15 vjet sipas aktivitetit ekonomik dhe gjinisë, burrat marrin pjesë me 61,3 për qind, ndërsa gratë me 38,7…

Lexo më Shumë

Maqedonia duhet të qëndroj në rrugën drejt BE-së dhe NATO-së dhe për këtë është e nevojshëm Qeveri e përgjegjshme e cila ka kapacitet që të sjellë vendime dhe reforma në interes të shtetit. Kështu ja deklaruar sot ambasadori i Francës në Maqedoni Kristian Timonie, përcjell SHENJA. “Pritet formimi i Qeverisë dhe është me rëndësi që të formohet sa më shpejtë, sepse vendi nuk mund të pres gjatë. Ka sfida ekonomike dhe politike dhe çdokush shpreson të sheh një Maqedoni të fortë. Han nesër vjen në Shkup dhe shpresojmë që të gjej një zgjidhje praktike për formimin e Qeverisë së re”,…

Lexo më Shumë