Këngëtarja Arta Bajrami duket të jetë mllefosur fort me gjendjen aktuale që sipas saj po mbretëron në hapësirat e liqenit të Badovcit. Arta u ka bërë thirrje mediave t’i kushtojnë vëmendje këtij fenomeni të dëmshëm për natyrën në vend. “Pas këtyre mbeturinave të tmerrshme, fshihet një mrekulli natyrore: liqeni i bukur i Badovcit”, shkroi ajo. “Mbajtja e pastërsisë mjedisore s’ka të bëj me varfërinë ekonomike në të cilën ndodhemi si shtet, por ka të bëj me varfërinë kulturore. Ne jemi të varfër në tru”, shtoi artistja. Këngëtarja i bashkëngjiti këtë shkrim një videoje direkt nga vendi i ngjarjes, të cilën…
Author: almakos
Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në Maliq, duke lënduar kështu 3 anëtarët të familjes të cilët jetojnë aty. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në banesën e shtetasit me iniciale M.M. Aktualisht, familjarët e dëmtuar ndodhen në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Uniformat blu raportojnë se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit. NJOFTIMI Maliq/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në Fshat Maliq, në banesën e shtetasit M. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar…
Policia e Kosovës ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale në Mitrovicën e Veriut – të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb – për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”. Mbyllja e këtyre qendrave ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm, jo vetëm nga autoritetet vendore, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur shqetësim të madh për këto ndodhi, duke i konsideruar ato si një veprim të pakoordinuar që mund të rrezikojë stabilitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Përfaqësia…
REAGIMI: Të dashur miq, më lejoni ta vijoj çmontimin e dosjes farsë edhe këtë të dielë.Goditja qorre e Olsi Dados kundër meje dhe familjes time është kryekëput një “vrasje me pagesë” për llogari të Sali Fundërrinës. Paçavurja e tij e thurrur me gabime trashanike dhe dashakeqësira pa cipë fare, pastaj aktivizimi i kasapit Sali fundërrinist, që si për ironi të fatit mban edhe emrin tim (Erion), bënë realitet largimin tim nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në mes të fushatës.Me siguri menduan që duke më mbyllur brenda pa gjyq, do të më mbyllnin gojën dhe s’e kanë menduar keq, se…
Gjithçka i është rikthyer normalitetit në Gjadër dhe Shëngjin. Një vit pasi parlamenti shqiptar votoi pro marrëveshjes së debatueshme të migracionit me Italinë, as edhe një emigrant i vetëm nuk gjendet në qendrat e ngritura enkas në Gjadër dhe Shëngjin. Marrëveshja e nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë në nëntor të vitit 2023 dhe e miratuar në parlamentin shqiptar më 22 shkurt 2024, parashikonte që Italia të procesonte kërkesat për azil të rreth 36 mijë emigrantëve të paligjshëm në vit. Pengesa në seri për qeverinë italianeQë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, mbi 70 emigrantë, kryesisht nga Afrika dhe Azia Jugore,…
Një 52 vjeçar në Portin e Durrësit është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për disa vepra penale. Në pranga ka rënë shtetasi Pllum Daçi, 52 vjeç, i cili do të esktradohet në Itali. Daçi është dënuar nga Gjykata e Napolit me 14 vite burg dhe 10 muaj burg për “tentativë vrasje”, “shfrytëzim prostitucioni”, “kanosje”, “grabitje” dhe “vjedhje”. NJOFTIMI Policia Kufitare intensifikon kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe kapjen e personave në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Five Charges”. Kapet dhe vihet në pranga një i…
Një 46 vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur nga një makinë të parkuar një çantë, në të cilën ndodheshin rreth 47 milionë lekë (një pjesë në euro dhe dollarë). Në pranga ka rënë shtetasi G.T., 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili vodhi shumën e parave nga një automjet të parkua në zonën e Medresesë në kryeqytet. Ai rezulton se ka kryer dhe herë të tjera veprën penale të vjedhjes. Në banesën e tij u gjetën paratë e vjedhura prej tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. NJOFTIM Vodhi në një automjet të parkuar një çantë brenda…
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme (22 shkurt) në Kamëz, ku nga një automjet është qëlluar në drejtim të një automjeti tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth iorës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores. Sakaq, nuk raportohet për të lënduar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes Kamëz/Informacion paraprak Më datë 22.02.2025, rreth orës 22:30, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores, dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër. Nuk ka të lënduar në njerëz. Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës…
Depërtimi i masave ajrore relativisht të ftohta dhe të thata do të bëjë që n moti të jetë i qëndrueshëm e kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare, më të theksuara në relievet malore të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa në zonat luginore dhe gjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë deri 9m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të ulët të forcës 1-2ballë.
Gjesti pati mundësinë të përfitonte një avantazh nga “Valixhja e Tundimeve”. Ai u lejua të zgjidhte shtatë banorë që do të riktheheshin në lojë, duke vendosur për: Klajdin, Krisën, Redonin, Gertin, Amberin, G Banin dhe Jozin. Të shtatë banorët e zgjedhur do të përballen me një televotim, ku vetëm tre prej tyre do të kenë mundësinë të rikthehen në shtëpi, bazuar në vendimin e publikut. Ndërkohë, një tjetër rregull i ri e bën këtë sfidë edhe më interesante: vetëm një prej tyre do të mund të shkojë në finale. Megjithatë, nëse një nga banorët fiton arrin të fitojë 50 mijë…
22:49 | 22 Shkurt 2025R JNë debatin mes kafes dhe çajit, shumica zgjedhin njërën ose tjetrën pa hezitim Disa nuk mund ta imagjinojnë mëngjesin pa një filxhan kafeje, ndërsa të tjerë i besojnë efektit qetësues të çajit. Për dikë që e ka konsideruar veten gjithmonë një adhurues të kafes, kalimi te çaji mund të duket si një sfidë e vështirë, por a mund të sjellë ndryshime të papritura? Përfitimet e çajit Ndikimi në humor, ankth dhe depresion Për shkak të përmbajtjes më të ulët të kafeinës, çaji i zi mund të ofrojë një rritje të humorit pa shkaktuar nervozizëm apo…
Egli ka thënë se ka kuptuar që nuk është lojtar për të qenë në “Big Brother”. Tutje, ajo ka thënë se nuk ka filluar këtë sfidë për të denigruar ose ofenduar dikë. Pas debatit me Gjestin, ajo ka kërkuar që ta lërë shtëpinë