Author: almakos

Kryetari i LR PDSH-së, Ziadin Sela pas takimit me komisarin Johanes Hahn dhe tre eurodeputetët tha se takimi kishte të bëj me po të njëjtin shqetësim që ekziston brenda por edhe miqtë tanë ndërkombëtare që sa më shpejt t’i kthehemi rrugës institucionale. Duke folur mbi rolin e Presidentit Ivanov, ai tha se Ivanov është i obliguar të respektoj shumicën parlamentare. “Presidenti i shtetit mund të ketë qëndrimin e tij megjithatë ai është i obliguar t’i ja jep mandatin atij që ka shumicë. Në lidhje me këtë ai nuk ka të drejtë të ketë mendim persona, por ka obligim të jep…

Lexo më Shumë

Formimi i komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërim ka hyrë në një fazë të vështirë. Siç mëson televizioni Shenja nga burime brenda mbledhjes koordinuese VMRO dhe LSDM kanë mosmarrëveshje për kryetarin e këtij komisioni. Përplasjet vijnë si pasojë e interpretimit të Rregullores së Kuvendit. VMRO insiston se kryetari ju takon atyre pasi kanë më shumë deputet, ndërsa LSDM thirret në shumicën e krijuar parlamentare dhe kërkon që kryetari të zgjidhet me votim të anëtarëve. Nga VMRO mësohet se janë kërcënuar se mund të pengojnë punën e komisionit nëse mbivotohen.

Lexo më Shumë

Pasi përfundoj takimin me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA, komisari Johanes Hahn i shoqëruar nga eurodeputetët Ivo Vajgëll, Knut Flenkeshtajn dhe Eduar Kukan, kanë filluar takimin me përfaqësues të “Aleancës për shqiptarët”. Pas përfundimit të takimit pritet të ketë deklaratë nga përfaqësues të “Aleancës për shqiptarët”, mbi rrjedhën e takimit.

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA pas takimit me komesionerin Johanes Hahn tha se është biseduar për hapat që duhet të ndërmerren me qëllim daljen e vendit nga kriza. Sipas tij, është mirë që eurodeputetët dhe komisionari Hahn janë në Shkup, me qëllim  që të ndihmojnë në tejkalimin e krizës politike. “Në këtë drejtim janë edhe aktivitetet  e BESËS, pa shikuar interesat partiak në shikojmë se si të dalim nga kjo krizë. Ne vlerësojmë se ka faktorë që dëshirojnë që këtë krizë  institucionale ta thellojnë dhe ta shndërrojnë në krizë intraetnike. Përkrahja e eurodeputetëve është e një rëndësi të veçantë”, ka thënë…

Lexo më Shumë

21 March Dita Botërore e Sindromit Daun në shumë vende të botës sot u shënua me aktivitete simbolike për promovimin e personave të prekur nga ky sindrom, të drejtën e tyre për të jetuar me dinjitet dhe për të qenë aktiv në shoqëri. Psikologët thonë se pavarësisht ngecjes në zhvillimin normal, personat e prekur nga ky sindrom mund të realizohen nëse iu ofrohet përkujdesja, vëmendja dhe dashuria e nevojshme. 21 Marsi shënohet si Dita Botërore e Sindromit Daun që nga viti 2011. Alsat-M

Lexo më Shumë

21 March Inspektorati shtetëror i Arsimit ende nuk ka miratuar asnjë vendim nëse do sanksionojë drejtuesit e disa shkollave, nxënësit e të cilave ditëve të kaluara braktisën mësimin për të marrë në protesta kundër “Platformës Shqiptare”. Ministria e Arsimit vazhdon të arsyetohet se ende nuk janë përgatitur raportet e Inspektorëve. Inspektorët ende janë duke e përgatitur raportin përfundimtar. Ende po punohet në grumbullimin e të dhënave, pritet që gjatë dy ditëve të ardhshme të merret vendimi I konstatuar – thanë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ish ministri i Arsimit Nenad Novkovski thotë se mos sanksionimi i drejtuesve të këtyre…

Lexo më Shumë

21 March Një pjesë e qytetarëve të cilët protestuan sot jashtë selisë së Bashkimit Evropian në Shkup vlerësojnë se nuk ka asgjë të keqe ta braktisësh vendin e punës, për të marrë pjesë në protestën e nismës “Për Maqedoni të përbashkët”. Ata thanë se për ta mbrojtur Maqedoninë do të bëjnë gjithçka. Disa nga pjesëmarrësit pranuan se kishin lënë vendet e punës për të qenë në protestë, por nuk treguan se ku ishin të punësuar. Sipas informatave jozyrtare, disa institucione publike do ti lirojnë punonjësit e tyre, për t’iu bashkuar protestës. Më e rëndësishme është puna ose shteti? Pse bën…

Lexo më Shumë

Avokati i biznesmenit Sead Koçan, ka deklaruar se nuk e din se kur do të kthehet klienti i tij i cili kërkohet me flet arrest ndërkombëtar. “Nuk e di kur do të kthehet, unë jam vetëm përfaqësuesi i tij ligjor. Për këtë çështje duhet të drejtoheni në vend tjerr”, ka thënë Dodevski për Nova TV, transmeton SHENJA. Sead Koçan i cili ngarkohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare si pronar i “Transmet”, me dokumente të rrejshme ka fituar tenderë në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEMI, tani më për 13 ditë me radhë është i pakapshëm për organet e rendit.

Lexo më Shumë

Burhani e dërgon fëmijën e tij pesë-vjeçar Rionin në kopshtin e fëmijëve “Mlladost” në Tetovë. Në të funksionon një nga grupet që quhet Mozaik. Gjysma e fëmijëve janë të përkatësisë etnike maqedonase dhe gjysma tjetër të etnisë shqiptare. Duke i dëgjuar të dy gjuhët dhe duke u shoqëruar, në vend të paragjykimeve, fëmijët ndërtojnë afërsi. Unë jam Rioni, jam pesë vjeçar – thotë Rioni. Por, në arsimin fillor ende ka një ndarje të madhe në mes të nxënësve. Për shembull, në shkollën fillore në “Bratstvo-Migjeni” në Tetovë ka ndërtesa të ndara shkollore për paralelet shqipe dhe ato maqedonase. Ngjashëm është…

Lexo më Shumë

21 March Në shumë shkolla të vendit nuk është zhvilluar mësimi sot për shkak të ditës së pranverës . Kamera e televizionit Alsat, filmoi se si në disa shkolla të Shkupit me rastin e 21 marsit u shënuan aktivitete të ndryshme simbolike pastrimi, në të cilat u përfshinë drejtorët, mësimdhënësit dhe nxënësit. “Në ora 9:30 kemi ardhur sot. Nuk kemi mësuar, vetëm kemi pastruar. Klasat i kemi pastruar më së shumti”, u shpreh një nxënëse e shkollës “Lirija”. “Kemi pastruar. Hamera kemi vendosur”, tha një tjetër nxënëse e shkollës “Lirija”. Në sh.f. “Hasan Prishtina” në Çair nxënësit pastruan klasat dhe…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni ka theksuar rëndësinë e zhbllokimit të krizës në Maqedoni dhe formimin e qeverisë me qëllim të realizimit të reformave. Ndërkohë nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi pas takimit me ambasadoren gjermane tha se shpreson komisioneri Han do të kontribuojë në zgjidhjen e situatës. Shumë është me rëndësi që të hapet, pra të zhbllokohet procesi dhe të shkohet një hap përpara,  pra fillimisht të formohet Qeveria dhe të vazhdohet me çështjet që janë të rëndësishme – deklaroi Kristine altauzer, Ambasadore e Gjermanisë. Gjithmonë është mirë kur autoritete si komisari Han vinë në vendin tonë. Normalisht ata janë…

Lexo më Shumë

[embedded content] 21 March Rreth 300 protestues në bizneset e afaristit Sead Koçan janë mbledhur para EU Info qendrës ku kërkojnë të takohen me euro-komisionarin Johanes Han. Protestuesit për momentin kanë bllokuar daljen e EU Info qendrës. Ato kërkojnë tërheqjen e vendimit për paraburgim të pronarit të tyre. Megjithatë raportohet se Han ka lëshuar godinën e Eu Info Qendrës dhe është nisur për në Kuvend ku duhet të realizoj takimet me liderët partiak. Edhe protestuesit pasi kanë kuptuar se Han nuk gjendet në godinën e Eu Info qendrës, janë nisur drejtë Kuvendit, për të vazhduar protestën e tyre.

Lexo më Shumë