Author: almakos

Patjetër të respektohet vullneti i 700.000 qytetarëve të shndërruar në 67 deputetë, thuhet në kumtesën e LSDM-së, shkruan SHENJA. Në këtë kumtesë, theksohet se vijon një zgjidhje e shpejtë e krizës politike, duke shtuar se proceset demokratike nuk mund të ndalen. Nga partia e Zaevit thonë se Nikolla Gruevski, Gjorgje Ivanov e as Trajko Veljanovski nuk guxojnë të pengojnë proceset demokratike e të mos respektojnë vullnetin e qytetarëve. “Është e drejtë demokratike e qytetarëve për të zgjedhur qeverinë e tyre dhe ata në zgjedhje të besueshme kanë votuar për ndryshim, drejtësi dhe unitet. Maqedonia ka një demokraci parlamentare, siç parasheh…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot në mesditë do të duhet të paraqitet në Prokurorinë Themelore Publik për rastin që ka hapur kjo Prokurori për keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore. Zaev sot duhet të shqyrtojë provat që i posedon Prokuroria mbi lëndën. Ai së bashku me persona tjerë në pozitat udhëheqëse të partitë ngarkohen për keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore. Procedurën parahetimore e ka publikuar Prokuroria nëpërmjet një njoftimi në të cilën, siç theksohet, në vazhdimësi janë ndërmarr veprime për grumbullimin e provave dhe të dhënave, ndërsa janë dëgjuar mbi 70 dëshmitarë.

Lexo më Shumë

Në komunikatën e VMRO-DPMNE-së lidhur me takimin e përfaqësuesve të kësaj partie me eurokomisarin Johanes Han dhe eurodeputetët. Në këtë komunikatë, theksohet se VMRO mbetet në qëndrimin se zgjedhjet e parakohshme patjetër që do të ketë, kështu që sa më shpejt që ata të mbahen aq më mirë për vendin. Sipas VMRO-DPMNE-së, është e nevojshme që të shfrytëzohet mundësia që këto zgjedhje të mbahen së bashku me zgjedhjet lokale, në afat sa më të shkurtër që të jetë e mundur, me qëllim që t’i vijë fundi definitiv i krizës së gjatë. “Gjatë takimit, i cili zgjati 3 orë, delegacioni i…

Lexo më Shumë

Në rajonin e Shkupit gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 11 fatkeqësi komunikacioni në dy prej të cilave më rëndë janë lënduar një vozitës i një automjeti udhëtimi, një bashkëudhëtar dhe një motoçiklist, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë një vozitës i një automjeti udhëtimi. Në pesë fatkeqësi komuniakcioni më lehtë janë lënduar gjashtë persona, ndërsa në katër fatkeqësi komunikacioni është shkaktuar vetëm dëm material. Gjatë ditës së djeshme policia zbuloi 18 vozitës të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë, dy vozitës janë përjashtuar nga komuniakcioni sepse kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, katër kanë…

Lexo më Shumë

< Besimtarët bektashinj në Shqipëri, Mqedoni dhe Kosovë festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit. Në Shqipëri kjo festë shënohet edhe si festë zyrtare. Në këtë ditë kremtohet ditëlindja e imam Aliut dhe ndryshe njihet nga besimtarët bektashinj si dita e rilindjes së madhe. Dita e Sulltan Novruzit është një ditë e re, dita ku të gjitha qeniet e gjalla i falen Zotit dhe njerëzve iu shtohet dashura për Zotin, për paqen dhe për mirësinë. Dita e Sulltan Novruzit njihet si dita e fisnikërisë bektashiane. Sipas traditës, besimtarët e nisin ditën me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie dhe paqe.…

Lexo më Shumë

Zjarri ka përfshirë xhaminë historike Beyazit, në Dimetoka të Greqisë. Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij. Zjarri ka përfshirë një pjesë të mirë të xhamisë si dhe ka djegur pjesën e brendshme të saj e cila është prej druri. Ndërsa sipas një lajmi të agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, thuhet se zjarri ka rënë rreth orës 03:00 dhe se shkaku është një shkëndijë elektrike pasi në të kishte punime për restaurim.

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në mesditë duhet të vazhdojë takimi koordinues i grupeve parlamentare për përcaktimin e propozim përbërjes së komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, që është parakusht për caktimin e vazhdimit të Mbledhjes konstitutive të Kuvendit. Në koordinim pritet të vazhdojnë bisedimet për zgjedhje të kryetarit të komisionit për zgjedhje dhe emërime, për çka në mbledhjen e djeshme nuk u arrit marrëveshje. Në komisionin për zgjedhje dhe emërime, siç u konstatua në fillim të koordinimit, VMRO-DPMNE do të ketë gjashtë anëtarë, LSDM pesë, ndërsa BDI dhe Besa do të përfaqësohen me nga një anëtar.…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 25 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm,me temperaturë nga pesë deri në 24 gradë. Deri në fund të javës së punës, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Temperatura maksimale do të jenë më të larta se mesataret për këtë periudhë të vitit. Në pjesët perëndimore…

Lexo më Shumë

Komisari për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn, pas komunikatës së lëshuar mbi rrjedhën e takimeve dhe bisedimet që ka zhvilluar në Shkup, në rrjetin social twitter ka shkruar dy statuse të shkurta, e që janë dhe porosit kryesore nga vizita e tij në Shkup, raporton SHENJA. Në cicërimin e parë ai thotë: “Të gjithë liderët në vend, përfshirë edhe Presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit, dhe të respektojnë shumicën parlamentare”. Ndërkaq në cicërimin e dytë ai thotë: “Ne e inkurajojmë presidentin që urgjentisht të rishikoj pozicionin e tij. Formimi i shpejtë i koalicionit të ri është…

Lexo më Shumë

Në një komunikatë të përbashkët të eurokomisarit Johanes Han dhe tre eurodeputetëve që gjatë ditës së sodit qëndruan në Shkup, thuhet se kanë porositur liderët e të gjitha partive politike, si de Presidentin e shtetit, se e kanë patjetër që të respektojnë rezultatin zgjedhor, shkraun SHENJA. “Në një demokraci, të gjithë duhet të pranojnë shumicën parlamentare. Kështu që ne e inkurajojmë Presidentin e shtetit që të rishqyrtojë urgjentisht vendimin e tij. Nuk ka kohë për të humbur. Ne tani presim nga liderët partiak dhe nga institucionet që të lejojnë të rrjedhin proceset demokratike, në interes të qytetarëve”, thuhet mes tjerash…

Lexo më Shumë

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE sonte ka kumtuar se ka dy mënyra për dalje nga kriza politike. E para sipas tij, përcjell SHENJA, është që Zoran Zaev të formon Qeveri, por të heq dorë nga Platforma e partive shqiptare. Zgjidhja e dytë është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale “Për shkak se kemi zgjedhje lokale për dy ose pesë muaj, i tërë shteti do të jetë në atmosferë parazgjedhore, dhe është e rëndë të punohet në projekte. Për këtë shkak do të ishte më mirë me një harxhim të organizohen zgjedhjet, që të mund çdo qytetarët…

Lexo më Shumë

Shefi i kabinetit të eurokomisarit Johanes Han, Majkll Karniçnik, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter, ka zbuluar detaje nga takimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së me kryetarin e VMRO-DPMNE-së. “Është e nevojshme që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re. Duhet të shihni se ekziston shumica parlamentare. Patjetër të respektohet kushtetuta”, ka shkruar Majkll Karniçnik. /SHENJA/

Lexo më Shumë