Arrihet marrëveshje për formimin e komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërim. Në mbledhjen e sotme LSDM ka lëshuar pe duke i lejuar VMRO-DPMNE-së të merr kryetarin e këtij komisioni ku do të ulet deputeti Ilija Dimovski. Nga LSDM thanë se këtë kompromis e kanë bërë me qëllim që të mundësojnë debllokimin e institucionit më të lartë ligjvënës në vend. “Edhe pse ekzistonte një nga shumë kërkesat e pakuptimta që shtronte VMRO-DPMNE, ne pranuam që kryetari i komisionit të jetë nga VMRO-DPMNE, me qëllim të debllokohen proceset në Maqedoni, ta funksionojnë tendencat demokratike, me qëllim që të mos mbeten peng qytetarët…
Author: almakos
Në seancën e sotme për rastin e Kumanovës, në gjykatë u paraqitën Bajram Elshani dhe Nexhmedin Lika. I akuzuari i parë Bajram Elshani, në dëshminë e tij tha se ai është dhunuar seksualisht nga ana e pjesëtarëve të njësisë “Tigrat”, pas dorëzimit të tij, në ditën e 9 majit. Pa dashur të jap shumë detaje, për shkak se ndehej shumë i turpëruar, ai vetëm tha se nga ajo ditë ai nuk ka dëshirë për jetë. Avokati mbrojtës Naser Raufi tha se i akuzuari i sotshëm nuk është personi i vetëm ndaj të cilit është ushtruar dhunë, por të gjithë të…
Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka deklaruar seMoska shpreson që vendet perëndimore e kuptojnë rrezikun nga tentimet për destabilizim të situatës në Maqedoni, shkruan portali rus “Sputnik”. Lavrov ka thënë se është e çuditshme që rajoni i Ballkanit perceptohet si rajon i “aktiviteteve provokative” të Rusisë, ndërsa çdo raport normal në mes Rusisë dhe Ballkanit shkakton shqetësim në Perëndim. “Situata aktuale në Maqedonisë është pak më e komplikuar, madje do ta quaja edhe krizë, në pjesën më të madhe e shkaktuar në mënyrë artificiale, e cila çon në situatë për tentime për ndarja për ndarje të shoqërisë”, tha ministri…
Ligji për përfaqësim adekuat të shqiptarëve nëpër institucione, nuk respektohet as në Shtëpinë Memoriale “Nënë Tereza” në Shkup. Në këtë institucion përqindje më të madhe të përfaqësimit kanë kroatët sesa shqiptarët. Nga 14, qëështë numri i përgjithshëm i të punësuarëve, vetëm 1 është shqiptar, maqedonas 7, ndërsa pjesa tjetër janë prej nacionaliteteve tjera që jetojnë në Maqedoni. Prej tyre, 3 janë kroat, 1 serb dhe një polake. Drejtoresha e këtij institucioni, Renata Kutera Zdravkovska, thotë se kriter kryesor për punësim në shtëpinë përkujtimore, është kualiteti I kandidatëve. “Në shtëpinë përkujtimore, kriter më i rëndësishëm është kualiteti i kandidatit. Kur punësojmë…
Takimi i sotëm i kandidatëve për policë ka përfunduar me premtimin se MPB bën gjithçka që në afat sa më të shkurtër t’i punësojë atë. Kështu deklaruan përfaqësuesit e 600 policëve pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu. Organizatorët e policëve protestues para se të hyjnë në takim me ministrin thanë se në takimet paraprake, ministria u ka kërkuar që të sigurojnë 598 nënshkrimet e kandidatëve për policë që do të punësohen dhe 3 nënshkrime të kandidatëve për policë që nuk dëshirojnë të punësohen tani por pasi të formohet Qeveria, edhe pse e kanë kaluar testin pranues…
23 March Ilija Dimovski i VMRO DPMNE-së këmbëngulë se temë e bisedimeve me BDI-në rreth formimit të Qeverisë në asnjë moment nuk ka qenë deklarata e përbashkët e partive shqiptare. Sipas tij, fakti që BDI nuk koalicionoi me VMRO PMNE-në është pikërisht mospranimi i kësaj platforme. VMRO DPMNE absolutisht nuk ka pranuar dhe nuk ka biseduar për të ashtuquajturën platformë nga Tirana. Këtë gjë e kemi potencuar dhe kumtuar tashmë disa herë. Megjithatë, për fat të mirë ishte kumtuar edhe nga vetë BDI se dallimi mes VMRO-së dhe LSDM-së është se kjo e fundit ka pranuar platformën e Tiranës –…
23 March Prokuroria Speciale nuk ka nisur hetim për asnjë media në Maqedoni. Prokurorja Lençe Ristovska përgënjeshtroi pohimet në disa media të caktuara se Prokuroria Speciale ushtron presion ndaj mediave me hetime kundër tyre. Konferencën e sotme për media të Prokurorisë Speciale, në shenjë revolte për shkak të presionit të supozuar ndaj mediave e braktisën Siteli, Televizioni Nova, gazeta Veçer dhe portali Kurir. Asnjë media nuk është nën hetim të prokurorisë publike Speciale. I dini hetimet e hapura dhe prej atyre hetimeve të hapura, nuk ka hetim kundër asnjë medie që të thuhet se ne bëjnë presione të drejtpërdrejta ndaj…
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në takim anëtarët e Federatës së Ballkanit në “Takimin Rumeli- Ballkan” i cili është zhvilluar nga Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale në qendrën kulturore dhe të kongreseve Beshtepe në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA). “Urojmë që zgjedhjet në Bullgari të kalojnë të qeta dhe të rezultojnë në mënyrë të drejtë dhe trasparente. Na vjen keq seriozisht kur ne vërejmë, dëgjojmë se atje kryhen disa presione. Është e pamundur që në njërën anë të shprehësh ‘demokraci‘ dhe në anën tjetër të kryesh seriozisht një presion ndaj turqve atje. Në njërën anë të…
23 March Ekziston pakënaqësi e madhe në gjyqësor, tërhoqi vërejtjen Sindikata e nëpunësve gjyqësore SPOGJ. Ata paralajmërojnë se nëse merret vendim për rritjen e pagave të gjyqtarëve, gjegjësisht pozitivisht përgjigjen ndaj kërkesës të Shoqatës së Gjyqtarëve për rritjen e pagave do të rindizet edhe më pakënaqësia në mesin e nëpunësve gjyqësorë. Ky ishte shkaku i grevës në gjykatat vitin e kaluar i cili zgjati rreth dy muaj. Atëherë nëpunësit e gjykatës jo vetëm që nuk morën rrogë më të madhe, por edhe u gjobitën me 40 për qind të pagave të tyre për dy muajt e grevës. Nga Sindikata thotë…
[embedded content] 23 March Nesër pritet të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e Almir Aliut, e ndërprerë për shkak të mungesës së ekspertizës neuropsikiatrike për të akuzuarin Boban Iliç. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç thotë se në raportin e mjekëve është konstatuar se i akuzuari për vrasje ka qenë në vetëdije gjatë kryerjes së aktit dhe ka pasur njohuri për pasojat që mund t’i ketë pas kryerjes së veprës. Për seancën e nesërme janë thirrur mjekët të cilët kanë bërë analizën neuropsikiatrike për të akuzuarin Boban Iliç. Me kërkesë të gjyqit dhe të mbrojtjes, mjekët janë thirrur për të…
23 March Pavarësisht arritjes së marrëveshjes që kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime të jetë nga radhët e VMRO DPMNE-së, analistët Naser Zyberi dhe Temellko Ristevski nuk presin që partia e Nikolla Gruevskit të heqë dorë nga bllokimi i seancës konstituive. VMRO-ja sipas Ziberit bën gjithçka që të pengojë vazhdimin e mandatit të Speciales me qëllim që mos të ballafaqohen me drejtësinë. A do ta respektoj Veljanovski këtë mënyrë të udhëheqjes së seancës plenare dhe konstituimin e komisionit për emërime, nuk mund të konfirmohet as demantohet nga shkaku se ky person është pjesë e garniturës udhëheqëse të VMRO –…
Kryetari i Manastirit Vladimir Taleski dhe 21 persona të dyshuar në lëndën “Transportuesi”, së shpejti do të dalin para gjykatës. Specialja paralajmëroi aktakuzë për rastin në fjalë. Deri më tani dihet se Taleski, punonjës në komunë, drejtorë të shkollave nga Manastiri dhe pronarë të kompanive për transport, dyshohen se kanë bërë dëm prej 360 mijë eurove. Sipas Prokurorisë Speciale ata e kanë shpërdorur pozitën zyrtare gjatë tenderëve për transportin e nxënësve. Kjo prokurori sot nuk tregoi nëse ka detaje dhe dyshime të reja. Përmbajtja e aktakuzës dhe ajo për çfarë ngarkohen saktë personat e dyshuar në këtë moment, do të…

