Trembëdhjetë fatkeqësi komunikacioni kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në territorin e qytetit të Shkupit, në të cilat ekspertizë ka kryer policia rrugore. Prej tyre, 10 janë me pasoja të dëmit material, tre me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lehtë janë lënduar katër persona. Gjatë ditës së djeshme policia ka zbuluar dhe sanksionuar 13 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy vozitës i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni, dy vozitës të cilët nuk u kanë dhënë përparësi automjeteve në…
Author: almakos
Nën moton “Të bashkuar për ta eliminuar tuberkulozin – askush të mos harrohet” sot në Maqedoni shënohet 24 Marsi – Dita botërore e tuberkulozit. Me atë rast do të mbahet konferencë për shtyp dhe tryezë e rrumbullakët në të cilën do të diskutojnë ekspertë dhe përfaqësues nga sektori qytetar të cilët punojnë drejtpërdrejtë me këtë problematikë dhe japin kontribut në parandalimin dhe eliminimin e tuberkulozit. Organizues janë Mekanizmi nacional koordinues dhe Instituti për sëmundje të mushkërive me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë, përmes programeve të mbështetura nga Fondi global për luftë kundër HIV/SIDA, tuberkulozit dhe malaries.
24 March Moti sot paradite në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, pasdite në rajonet malore me paraqitjen e vranësirave të vogla deri në mesatare lokale. Gjatë ditës do të fryj erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në shtatë, ndërsa e ditës prej 22 deri në 27 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në gjashtë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 26 gradë Celsius. Të shtunën në orët e pasdites do të ketë shi lokal…
Moti sot paradite në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, pasdite në rajonet malore me paraqitjen e vranësirave të vogla deri në mesatare lokale. Gjatë ditës do të fryejë erë e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në shtatë, ndërsa e ditës prej 22 deri në 27 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në gjashtë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 26 gradë Celsius. Të shtunën në orët e pasdites do të ketë shi lokal në rajonet…
23 March VMRO-ja përgënjeshton Nevzat Bejtën, lidhur me deklaratën e tij dhënën në emisionin “Rruga drejt..”, me çrast tha se dygjuhësia në uniformat e policisë ishte propozim I VMRO-DPMNE-së. “VMRO-DPMNE dhe BDI nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionim të ardhshëm sepse për ne është i papranueshme parimi I kushtëzimeve dhe formimi I qeverisë me çdo kusht duke shkelur kështu interesat më të larta nacionale dhe shtetërore. Gënjeshtër e kulluar është deklarata e Nevzat Bejtës se VMRO-DPMNE ka propozuar ndryshimin e uniformave të policisë” , thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
23 March Mësohen emrat e anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime (KZE) me të cilin sipas marrëveshjes së arritur sot do të kryesoj VMRO-DPMME-ja. Për kryetar të komisionit është propozuar Ilija Dimovski, zv/ kryetar Zoran Ilioski, derisa për anëtarë nga kjo parti janë propozuar Antonio Milloshoski, Kërste Mukovski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanxhija dhe Bllagica Llasovska. Partitë shqiptare në këtë komision do të prezantohen me Xhevat Ademin nga BDI-ja dhe Zekirja Ibrahimin nga BESA. Pjesë e komisionit janë edhe 5 deputetë të LSDM-së, Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre shilegov, Muhamed Zeqiri dhe Ivana Tufegxhiq. Këta janë emrat e propozuar për…
Analisti Bashkim Bakiu vlerëson se LSDM-ja e Zoran Zaevit do të shfrytëzojë përgjimet e papublikuara për të ulur pazarin e BDI-së për çështjet etnike shqiptare. Sonte në emisionin “Arena” në TV SHENJA, përballë përfaqësuesit të LSDM-së Petre Shilegov, Bakiu theksoi se LSDM-ja ka amnistuar BDI-në duke mos publikuar përgjime për krerët e saj, me qëllim që t’i shfrytëzojë ato përgjime për shantazhimin e partisë së Ali Ahmetit. “Duke analizuar historinë nga paraqitja e bombave, dilema është se a thua vallë LSDM do të shfrytëzojë bombat e papublikuara për të shantazhuar BDI-në, duke marrë parasysh se disa prej atyre që janë…
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov e quajti të palogjikshme kërkesën për të hedhur LSDM platformën e përbashkët të partive shqiptare, duke thënë se nuk mund të hedhin diçka që nuk e kanë pranuar. “Ne atë platformë nuk e kemi pranuar, që ta hedhim dhe për ne nuk ekziston platformë sepse kemi program për Qeveri. Kemi programë që ofron jetë për të gjithë qytetarët pa dallim nga përkatësia etnike. Pjesë nga platformat e partive politike janë pjesë e programës qeveritare. Ku formoni programë qeveritare merni pika bashkimi të partive me të cilat do të koaliciononi”, tha Shilegov në emisionin Arena në…
Është arrestuar sulmuesi i cili para disa orëve sulmoi brutalisht vozitësin e Ambasadores turk në Maqedoni, mëson SHENJA. Sulmi ka ndodhur para Ministrisë së Kulturës ku ka qenë e parkuar vetura e tipit “Mercedes” me targa diplomatike dhe në të cilën kanë qenë të vendosur flamuj turk. Sulmuesi në fjalë me nervozizëm ka tentuar t’i heq flamujt nga vetura e Ambasadores së R.Turqisë, duke thënë se “këtu është Maqedoni”, por nuk është lejuar nga shoferi. Me këtë rast i dyshuari e ka sulmuar shoferin brutalisht me grushte në pjesën e kokës dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Edhe sonte kanë vazhduar për të 25 ditë me radhë protestat me moton “Për Maqedoni të përbashkët”. Protesta u mbajtën në disa qytete. Në Shkup protestuesit filluan para Qeverisë duke marshuar deri tek Kuvendi. Edhe sonte protestuesit kërkuan nga partitë maqedonase që të refuzojnë platformën e përbashkët të partive shqiptare dhe mos zbatimin e dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë.
Rreth orës 16:45, para Ministrisë së Kulturës në Shkup është sulmuar fizikisht Orhan Sali, vozitës i ambasadorit të Turqisë në Republikën e Maqedonisë. Sali ka paraqitur rastin në polici duke theksuar se derisa ka qen i parkuar me veturën “Mercedes” me targa diplomatike, pronësi e ambasadës në të cilën ka pasur të vendosur edhe flamur të Turqisë, personi me iniciale N.N ka dashur ta largoj flamurin nga vetura duke theksuar se kjo është Maqedonia, por nuk ka arrit qëllimin e tij dhe në atë moment ka filluar të sulmojë fizikisht vozitësin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, pas çka…
Uroj që të merret një vendim sa më parë dhe të nisë zgjidhja e problemeve. Kjo është porosia e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke folur për situatën politike në Maqedoni. Këto komente, ai i bëri në një takim me anëtarët e Federatës së Ballkanit në “Takimin Rumeli- Ballkan” të mbajtur në Ankara. Erdogan gjithashtu ka uruar që zgjedhjet që së shpejti do të mbahen në Shqipëri, të zhvillohen në mënyrë të drejtë, përcjellë Agjencia Anadollu. Duke folur për luftërat në Ballkan të para një shekulli, të cilat ai i cilësoi si tragjedia e Ballkanit, Erdogan tha se ato kanë…

