Raportuesi i Parlamentit Evropain për Maqedoninë, Ivo Vajgl, nuk përjashton vendosjen e sanksioneve ndaj individëve që po pengojnë procesin e zgjidhjes së krizës. Veprimet destruktive do të sanksionohen pavarësisht se bëhet fjalë për parti politike apo individë, theksoi eurodeputeti slloven. “Nëse kriza nuk zgjidhet, do të hapim debat në Parlamentin Evropian për të vërtetuar se çka do të ndërmerret ndaj Maqedonisë dhe politikës së saj. Nuk do të votohet raporti i progresit dhe kjo nënkupton si vërejtje apo një lloj sanksioni. Është e qartë se BE ka edhe instrumente tjera, përfshirë edhe ato financiare. Nëse kriza vazhdon, do të bisedojmë…
Author: almakos
Në ditën ndërkombëtare të informatorëve, Prokurorja Speciale Katica Janeva apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të mos kenë frikë por të denoncojnë keqpërdorimin e pushtetit pasi kjo do tu ndihmojë atyre për ta zbardhur të vërtetën, shkruan SHENJA. Janeva u ankua se ka një numër të madh të dëshmitarëve që shkaku i ligjit i cili nuk u garanton që vetëm Janeva t’ua dijë identitetin, nuk marrin guximin të denoncojnë. Po ajo shfrytëzoi daljen publike që edhe njëherë ti sigurojë mediat proqeveritare se ajo nuk po i heton ata por pronarët e tyre dhe kjo nuk është presion ndaj mediave.…
Një grup minorenësh dje pasdite kanë qëlluar me gurë një tren transportues që ka qarkulluar në relacionin Shkup-Tabanoc. Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje në orën 17:20 nga ana e shtatë-tetë personave të panjohur minoren është qëlluar me gurë një tren transportues që ka qarkulluar në relacionin Shkup-Tabanoc, me ç’rast është shkaktuar dëm material. Ndërmerren masa për zbardhje të tërësishme të rastit.
24 March Asnjë gjurmë nga biznesmeni i dyshuar për lëndën “Trust” Sead Koçan. Avokati i tij Nikolla Dodovski insiston se klienti i tij ndodhet në udhëtim zyrtar. Nga Ministria e brendshme thonë se nuk kanë informata për vendndodhjen e Koçanit por shtojnë se fletarrestimi ndërkombëtar është në fuqi dhe se kudo që ai të paraqitet do të arrestohet. Edhe autoritetet vendore nuk përjashtojnë mundësinë që i dyshuari Koçan të ketë shtetësi të dyfishtë. Alsat M mëson se babai i tij është me prejardhje nga Serbia dhe ky element shton dyshimin se edhe Sead Koçan mund të ketë pasaportë serbe. Ish…
24 March Ambasadori i Holandës, Vauter Plomp edhe një herë përsëriti porositë e Brukselit, që çështja e Parlamentit të normalizohet. Duke iu referuar komisionari Hahn, Plomp bëri thirrje të respektohet shumica e re parlamentare. Unë thjeshtë do t’i përsëris mesazhet që janë dhënë tashmë tre herë brenda këtyre javëve të fundit, dy herë nga euro-komisari, Han dhe një herë nga Përfaqësuesja e Lartë, Mogerini . Parlamenti duhet të mblidhet dhe shumica parlamentare duhet të respektohet – deklaroi Vauter Plomp, Ambasador i Holandës në Maqedoni. Alsat-M
Gazetarëve turq sot u është pamundësuar hyrja në Bullgari ku planifikonin që të ndiqnin protestat e grupit të djathtë radikal, raporton Anadolu Agency (AA). Gazetarët nga Turqia janë mbajtur në vendkalimin kufitar Kapitan Andreevo. Ata u nisën për përcjelljen e protestave të djathtistëve gjatë të cilave u mbyllën disa rrugë komunikacioni që turqve me të drejtë vote në Bullgari t’u vështirësohet shkuarja në vendvotime. Policia kufitare nuk i lejoi gazetarët që të hyjnë në Bullgari me arsyetim se në afërsi mbahen protesta. Ndonëse gazetarët kërkuan respektimin dhe zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, kalimi nuk iu lejua.
Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki ka realizuar takimet e para të drejtpërdrejta në Shtëpinë e Bardhë, me përfaqësues të administratës së re të presidentit amerikan Donald Tramp, transmeton Anadolu Agency (AA). Poposki po qëndron në SHBA ku merr pjesë në takimin e koalicionit anti-DEASH të cilin e ka organizuar sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson. Ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, është takuar me përfaqësues të këshillit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, me përfaqësues të Departamentit të Shtetit dhe disa kongresmenë. “Takimet parasëgjithash kanë për qëllim vendosjen e komunikimit të drejtpërdrejtë me…
Talat Xhaferi nga radhët e BDI-së do të jetë kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë. Xhaferi ka marrë mbështetjen e shumicës parlamentare. Ndërkohë që raportohet se votimi i Xhaferit për kryetar të Kuvendit të mbahet javën që vjen.
Në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016, 35 këmbësorë e kanë humbur jetën në aksidente komunikacioni, ndërsa 871 persona këmbësorë janë lënduar në aksidente komunikacioni. Nga këmbësorët që kanë humbur jetën, një person është 14 vjeç, tre persona janë në moshë prej 25-40 vjet, 14 persona në moshë prej 41-64 persona dhe 17 persona në moshën mbi 65 vjet, tregojnë të dhënat e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion dhe Rrugë. Sipas të dhënave të KRSKRR, këmbësorët pësojnë në aksidente rrugore për shkak se te ata mungon ndjenja e vetëdijes se edhe ata janë pjesëmarrës në komunikacion dhe se për…
Në rast se politikani i shmanget bisedimeve dhe kompromiseve, atëherë ai nuk është politikan përgjegjës, theksoi Ivo Vajgëll për veprimin e Ivanovit. Protestat në Maqedoni janë të organizuara dhe si të tilla nuk janë të armë të mirëseardhura në duart e demokracisë, kështu ka vlerësuar euro-deputeti Ivo Vajgëll në një intervistë për Nova TV, pas vizitës së tij në Shkup.
Prej ditës së shtunë drejt së dielës me zhvendosje të akrepave të orës për një orë përpara, respektivisht prej orës 2 në orën 3 pas mesnate, fillon llogaritja verore e kohës. Kalimi i llogaritjes prej dimërore në verore të kohës është vendosur me arsye se “vazhdohet” dita, mundësohet kursim i energjisë elektrike, rritet produktiviteti i fuqisë punëtore, përmirësohet adaptimi i njerëzve dhe dita punuese bëhet më efikase. Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin tërë Evropën në të gjitha shtetet e saj. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku…
Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore për vrasjes së 4 vjeçarit Almir Aliu, e cila u ndërpre më 28 shkurt të këtij viti për shkak të mungesës së ekspertizës neuropsikiatrike për të akuzuarin Boban Iliç. Pala mbrojtëse kishte kërkuar hetimin neuropsikiatrik në llogari të të dyshuarit për vrasjen, pasi Iliç ishte mbrojtur gjatë marrjes në pyetje, se në momentin kur ka kryer aktin, nuk ka qenë në gjendje të qetë psiko-fizike. Avokati i Almir Aliut hedh poshtë pretendimet e të akuzuarit Boban Iliç. Almir Aliu nga Kumanova humbi jetën si pasojë e goditjes me veturë që mori mbrëmjen e 25…

