Deklaratat e eurodeputetit Ivo Vajgëll, se Nikolla Gruevski është i gatshëm të shkoj deri në fund për arsye se nuk i shkohet në burg, është edhe një vërtetim i asaj që kemi paralajmëruar edhe më herët se ai vetëm për interesa personale po e thellon krizën. Kështu kanë thënë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, duke shtuar se një gjë e tillë është e palejuar dhe se qytetarët e vendit nuk duhet të jenë peng të Nikolla Gruvevskit. “Është e palejuar që Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së të mohojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve, të gënjejnë nëpër media dhe…
Author: almakos
25 March Të gjitha partitë politike dhe institucione duhet t;ju hapin rrugë proceseve demokratike në Maqedoni, sepse kjo është zgjedhja e qytetarëve. “Rreth 700 mijë qytetarë zgjodhën ndryshime në zgjedhjet e besueshme dhe në mënyrë demokratike formuan shumicë parlamentare prej 67 deputetëve dhe kjo shumicë e qytetarëve duhet të bartet në institucionet shtetërore”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
VMRO-DPMNE i është kundërpërgjigjur deklaratave të eurodeputetit Ivo Vajgëll, i cili kishte deklaruar se në takimin që kanë pasur me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ky i fundit ka thënë se “do të shkoj deri në fund ngase nuk dëshiron të përfundoj në burg”. Nga VMRO i hedhin poshtë këto deklarata duke kërkuar edhe sqarim nga eurodeputeti nëse në të vërtet ka thënë një gjë të tillë. “Ivo Vajgëll ose nuk ka kuptuar diçka ose me vetëdije po rreshtohet në anën e kriminelit të abonuar Zoran Zaev dhe skenaristëve të tij për shpërndarje të manipulimeve dhe gënjeshtrave. Me dezinformatat e…
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka paralajmëruar nënpresidentin amerikan, Mike Pence, për mundëinë e një lufte të re në Ballkanin Perëndimor, nëse shpërbëhet Bashkimi Evropian. Pence ka qëndruar në Bruksel më 20 shkurt, por detajet e bisedës, Juncker i ka zbuluar në një intervistë për gazetën Financial Times, të publikuar të premten. Administrata e re amerikane, me në krye presidentin Donald Trump, ka vlerësuar disa herë se largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja, do të nxisë edhe vende të tjera të braktisin bllokun. “I kam thënë (v.j. nënpresidentit Pence): Mos i ftoni të tjerët të largohen, sepse nëse…
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se vendi i tij nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s, apo ndonjë aleance tjetër ushtarake. Këto komente ai i bëri me rastin e 18-vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut për frenimin e fushatës së përgjakshme të Serbisë në Kosovë. Edhe pse kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, e cila ka rënë dakord t’i ofrojë aeroplanë luftarakë, tanke dhe sisteme anti-ajrore.
[embedded content] 24 March Ndërkohë edhe sonte kanë vazhduar protestat e organizatës “Për Maqedoni të bashkuar”. Sikur edhe ditëve të fundit edhe sonte kanë dominuar parullat kundër deklaratës së partive shqiptare dhe në mbrojtje të karakterit unitar të shtetit.
Lëvizja BESA nuk do ta përkrah kandidaturën e Talat Xhaferit të BDI-së për kryetar të Kuvendit. Zëdhënësi I kësaj partie, Orhan Murtezani, ka njoftuar se Lëvizja BESA do të propozojë kandidatin e saj për kryeparlamentar. “Lëvizja BESA nuk ka marrë vendim për mbështetjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit. Vendimi i fundit i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA është që BESA ta propozojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit”, ka shkruar Murtezani në Facebook. Ndërsa sot BDI vendosi që për kryetar të Kuvendit ta propozojë koordinatorin e deritanishëm të grupit parlamentar të kësaj partie, Talat Xhaferin. Nga partia…
Në emisionin “Arena” që mbrëmë u transmetua në Televizionin SHENJA, përballë përfaqësuesit të LSDM-së Petre Shilegov, ishin analistët politik Ismet Ramadani dhe Bashkim Bakiu. Shilegov e quajti të palogjikshme kërkesën që LSDM ta hedhë platformën e përbashkët të partive shqiptare, duke thënë se nuk mund të hedhin diçka që nuk e kanë pranuar. “Ne atë platformë nuk e kemi pranuar, që tani ta hedhim poshtë. Për ne nuk ekziston platformë sepse kemi program për Qeveri. Kemi program që ofron jetë për të gjithë qytetarët pa dallim nga përkatësia etnike. Pjesë nga platformat e partive politike janë pjesë e programit qeveritar.…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur që si kandidat për kryetar të Kuvendit ta propozojë koordinatorin e deritanishëm të grupit parlamentar të kësaj partie, Talat Xhaferin. Nga BDI pretendojnë se për këtë kanë marrë pëlqim edhe nga LSDM, por nuk kanë saktësuar nëse kanë konsultuar edhe Lëvizjen Besa dhe Aleancën për Shqiptarët. Arsye për kandidimin e Xhaferit për postin e të parit të Kuvendit, BDI konsideron përvojën e tij të deritanishme në Kuvend, si deputet dhe koordinator në disa mandate. Nga kjo parti shpresojnë që procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit do të fillojë javën e ardhshme.…
Përfundoi edhe një seancë gjyqësore për vrasjen e vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliu. Në këtë seancë i pranishëm ishte neuropsikiatri nga klinika universitare, Branisllav Stefanovski i cili prezantoi edhe rezultatet e ekspertizës neuropsikiatrike për të akuzuarin Boban Iliq, me kërkesë të këtij të fundit pasi ai kishte deklaruar se në momentin që e ka kryer veprën nuk ka qenë në gjendje të mirë psikofizike. “Ndodhia nuk ka qenë e planifikuar dhe nuk ka qenë me qëllim. I akuzuari është munduar që t’i ikë konfliktit që u zhvillua brenda objektit të Shtëpisë së Shëndetit dhe jashtë në rrugë, kështu ai në…
24 March Prokurorja speciale Katica Janeva sërish kërkon miratimin e ndryshimeve në ligjin për dëshmitarë. Në ditën ndërkombëtare të informatorëve, Janeva dha një rezyme të pengesave të deritanishme në lëndët të cilët i ka hetuar ajo bashkë me ekipin e saj, falë mungesës së ndryshimeve në ligjin për dëshmitarët e mbrojtur. Janeva shtoi se ekipi i saj është penguar në disa raste për t’i mbrojtur dëshmitarët. Sipas saj, informatorët dhe dëshmitarët e mbrojtur janë aktorët kyç në luftën kundër korrupsionit. Alsat-M
24 March Alsat-M ishte ndër televizionet e pakta në Maqedoni që raportoi në mënyrë objektive dhe të balancuar para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Sipas një analize mbi raportimin e mediave, të realizuar në kuadër të projektit për monitorimin e demokracisë në Maqedoni, MODEM, ALSAT ka qenë shembull përballë Televizionit Alfa, Kanal 5 Plus, Tv Nova dhe Sitel që kanë shkelur rëndë parimin e objektivitetit, informimit të paanshëm të ngjarjeve dhe mendimit të lirë. U konstatua se shumë televizione kombëtare: Alfa, Kanal 5, Kanal 5 Plus, TV Sitell nuk i kanë respektuar dispozitat e Nenit 61, veçanërisht ato për informim objektiv…

