Author: almakos

25 March Opsioni që Talat Xhaferi të hënën të propozohet për kryetar të Kuvendit, nuk do të thotë se për herë të parë në historinë e Maqedonisë për kryeparlamentar mund të zgjidhet një shqiptar. Në arkivat parlamentare ende qëndron biografia e Vullnet Starovës, shqiptar i cili ka qenë kryetar i parlamentit nga viti 1986 deri në vitin 1991 në kohën e Republikës Socialiste të Maqedonisë. Ish kryeparlamentari Stojan Andov për Alsat thotë se në rast të propozimit t një shqiptari për kreun e Kuvendit, nuk ka hapësirë për hamendje. Përkatësia etnike nuk do të thotë asgjë, kjo nuk është pengesë,…

Lexo më Shumë

[embedded content] 25 March Softuerët e rinj të Prokurorisë Speciale Publike kanë siguruar edhe 66 mijë audio incizime të reja nga hard disqet e nxjerra nga Drejtoria për Siguri dhe kundërzbulim. Kjo sipas ekspertëve nënkupton që PSP-së do t’i duhet afat shtesë për punë. Avokatja Suzana Joshevska thotë se të gjitha këto audio incizime mund të jenë vepra penale. Është herët nuk mund të arrini të i dëgjoni të gjitha. Ato vetëm janë vendosur në raportin e fundit vetëm për të bërë të ditur se kemi 66 mijë audio incizime plotësuese të cilat pas këtyre punëve teknike janë zbuluar tani.…

Lexo më Shumë

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kryetar i Komisionit të Senatit për Forca të Armatosura John McCain, tha sot se është shumë e shqetësuar për “tensionet, rivalitetet dhe konfrontimin e mundshëm në Ballkan”. Ai njoftoi, se javën e ardhshme Shtetet e Bashkuara do të ratifikojë Protokollin e Anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, transmeton lajmi.net. “Kjo kërkon vëmendjen e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe të gjithë aleatëve që përpiqen të parandalojnë disa nga këto kriza që kërcënojnë Ballkanin”, tha McCain.

Lexo më Shumë

25 March Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon që pjesëtarëve të policisë që vijnë në Shkup për punë tashmë disa muaj për shkak të angazhimit të tyre në protesta, tu paguhen orët shtesë. Nga kjo sindikatë thonë se policët qëndrojnë nëpër kazerma me muaj, ndërsa paguhet vetëm për një orar punë. Llogaritjen e orëve të punës e bëjnë në këtë mënyrë: për 15 ditë që është jashtë qytetit, i llogariten vetëm 8 ose 12 orë punë. Të tjerat i llogarisin sikur të ketë qenë në shtëpi –  tha Goce Dellçve Todev, Kryetar i SPP-së. Todev akuzon eprorët në MPB për…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në nder të 60 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Romës, me të cilën janë vendosur themelet e BE-së, ka dërguar një letër urimi deri tek ambasadori i BE-së në Shkup Samuell Zhbogar, në të cilin thuhet se LSDM si parti politike por edhe si subjekt që pritet të udhëheq Qeverinë e re reformatore, është e vendosur që të punoj në vendosjen e institucioneve të pavarur, sundimin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe kohezionin social në vend. Ai ka thënë se shpreson që dyert e Evropës do të jenë të hapur…

Lexo më Shumë

25 March Njëzet ditë pasi Alsat M pyeti autoritetet kompetente se si është vlerësimi mbi sigurinë në shtet, Ministria e Brendshme u përgjigj me shkrim ku thuhet se aktualisht gjendja e sigurisë është e qëndrueshme. Nga ky dikaster theksojnë se pavarësisht ngarkesës së punës që del nga tubimet e përditshme qytetare, policia ka për qëllim ruajtjen e sigurisë së qëndrueshme publike. Prioritetet që janë identifikuar me vlerësimin strategjik të Byrosë për Siguri Publike, si dhe situata aktuale politike në vend, gjendjen e sigurisë e vlerësojmë stabile, ndërsa policia ka për qëllim arritjen e objektivave prioritare për ruajtjen e stabilitetit të…

Lexo më Shumë

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Ivo Vajgëll, demanton të ketë thënë se “Nikolla Gruevski u ka thënë atyre se do të shkoj deri në fund, ngase nuk dëshiron që të shkoj në burg”. Në një prononcim për MIA-n, Vajgëll ka thënë se ai si njeri asnjë herë nuk e personifikon përgjegjësinë dhe nuk përzihet në politikën e Maqedonisë duke përmendur emra dhe njerëz. “E kam thënë edhe më herët, Maqedonia duhet ta përjetoj pastrimin e politikës së saj dhe rruga për më tutje është edhe ajo çfarë po e bën Prokuroria Speciale. Nëse vërtetohet nëpërmjet gjyqësorit se ekziston ndonjë…

Lexo më Shumë

25 March Sead Koçan për momentin po fshihet në vendin e quajtur Vitomiricë në afërsi të qytetit të Pejës, tregojnë burime të përfshira në hetim, shkruan portali A1on.mk. Sipas disa burimeve, Koçan për çdo ditë i ndryshon lokacionet e qëndrimit të tij për shkak të lëshimit të flet-arrestit ndërkombëtar kundër tij. Në Kosovë është angazhuar një person me emrin Gero, pronar i një kompanie për transport „Gero Raisen“ nga qyteti Pazari i Ri.Burime të njëjta thonë se Koçan në Kosovë do të qëndrojë derisa nuk përfundon ndërtimi i vendit të fshehtë i cili për të po përgatitet në Sjenicë nën…

Lexo më Shumë

25 March Partia VMRO DPMNE ka kërkuar nga euro-deputeti Ivo Vajgël që të distancohet nga deklarata se lideri i kësaj partie Nikola Greuvski ka thënë se është i gatshëm që të shkojë deri në fund, pasi nuk dëshiron të qëndrojë në burg. Vajgël ishte në delegacionin e BE-së, në krye me komisarin evropian për Zgjerim Johanes Hahn, i cili më 21 mars në Shkup tentoi që me liderët e partive të gjejë zgjidhje për dalje nga kriza në Maqedoni.Vajgël tha se situata në Maqdoni është shumë serioze, por nuk është ende alarmante, duke theksuar se deklarata më karakteristike ishte ajo…

Lexo më Shumë

Policia në Henan të Kinës ka ndaluar një minibus  pasi shoferi kishte mbingarkuar automjetin me fëmijë. Me të hapur derën e makinës së transportit që ka vetëm 19 ulëse, prej aty kanë dalë 74 fëmijë që po dërgoheshin për në kopsht, transmeton Telegrafi. Aty ka qenë edhe një edukatore, që së bashku me drejtuesin e mjetit, e ngritë në 76 numrin e pasagjerëve, që i bie të jetë tre herë mbi numrin e lejuar. Mirëpo, shoferi që nuk ka licencë për transportin e fëmijëve, ka thënë se ai është angazhuar nga prindërit e fëmijëve. Mësohet se ata kanë qenë në dijeni…

Lexo më Shumë

Janë hedhur hapat e parë për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Tophanës në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, e cila do të ndërtohet nga ana e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV). Xhamia e cila do të ndërtohet me arkitekturë osmane në Fushë Tophanë të Shkupit, pritet që të përmbushë nevojat për vend të adhurimit për popullsinë e rajonit. Derisa ka filluar të mbyllet vendi ku do të ndërtohet xhamia, vazhdon ndërtimi i zyrave të kantierit të ndërtimit. Xhamia e cila do të ndërtohet në stilin e kompleksit, në të do të ketë parking të mbyllur, kurse Kur’an-i, sallë konferencash,…

Lexo më Shumë

Prej ditës së shtunë drejt së dielës me zhvendosje të akrepave të orës për një orë përpara, respektivisht prej orës 2 në orën 3 pas mesnate, fillon llogaritja verore e kohës. Kalimi i llogaritjes prej dimërore në verore të kohës është vendosur me arsye se “vazhdohet” dita, mundësohet kursim i energjisë elektrike, rritet produktiviteti i fuqisë punëtore, përmirësohet adaptimi i njerëzve dhe dita punuese bëhet më efikase. Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin tërë Evropën në të gjitha shtetet e saj. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku…

Lexo më Shumë