27 March Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe malet, kryesisht në pjesën jugore të vendit, reshje të shiut dhe borës.Do të fryjë erë mesatare në drejtim të veriut. Si rezultat i kalimit të sistemit frontal të ftohtë përmes rajonit tonë, sot temperatura e ajrit do të bien për 8 deri në 10 gradë në krahasim me të djeshmen. Temperatura minimale do të lëvizin prej zero deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 8 deri në 14 gradë Celsius. Më pas pritet stabilizim gradual…
Author: almakos
Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe malet, kryesisht në pjesën jugore të vendit, reshje të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare veriore. Si rezultat i kalimit të sistemit frontal të ftohtë përmes rajonit tonë, sot temperatura e ditës së ajrit do të bie për 8 deri në 10 gradë në krahasim me të djeshmen. Temperatura minimale do të lëviz prej zero deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 8 deri në 14 gradë Celsius.
Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe malet, kryesisht në pjesën jugore të vendit, reshje të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare veriore. Si rezultat i kalimit të sistemit frontal të ftohtë përmes rajonit tonë, sot temperatura e ditës së ajrit do të bie për 8 deri në 10 gradë në krahasim me të djeshmen. Temperatura minimale do të lëviz prej zero deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 8 deri në 14 gradë Celsius.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën konstitutive në të cilën do të zgjidhet kryetari, zëvendësi i kryetarit, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për zgjedhje dhe emërimeve. Në rend dite të seancës është edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Partitë parlamentare pas takimeve treditore në Kuvend, të enjten arritën marrëveshje që kryetari i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të jetë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas burimeve partiake, me siguri ai do të jetë Ilija Dimovski. Sipas të dakorduarës paraprake nga partitë politike, VMRO-DPMNE-ja do të ketë gjashtë anëtarë në Komisionin për…
Rezultatet zyrtare në Bullgari tregojnë se partia pro-perëndimore e ish-kryeministrit Boyko Borisov ka fituar zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që socialistët pro-rusë kanë pranuar humbjen. Me 90 përqind të votave të numëruara, mëngjesin e sotëm, Partia GERB e Borisovit ka 32.58 përqind të votave, ndërsa Partia Socialiste 26.8 përqind. Rezultatet përfundimtare priten më 30 mars. Borisov mund të marrë mandatin për të formuar kabinetin e tij të tretë, por paraprakisht duhet të formojë koalicion me disa parti të vogla.
Partia e Qytetarëve për Zhvillim Evropian e Bojko Borisovit po udhëheq në zgjedhjet parlamentare në Bullgari me 32.8 për qind të votave të fituar, karshi rivalit të tij kryesore- Partisë Socialiste Bullgare në krye me Kornelija Ninova, e cila ka fituar 28.4 për qind. Këto janë të dhënat e para jozyrtare nga zgjedhjet në Bullgari. Zgjedhjet e sotshme në Bullgari janë test për socialistët të cilët konsiderohen si të afërt me Rusinë, në tentim për të penguar që në pushtet të vijë përsëri partia Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë e Bojko Borisovit, i cili në dy mandate ishte kryeministër…
Lideri opozitarë Zoran Zaev në një intervistë për TV Kanal 5 ka duke komentuar vendimin e presidenti Gjorge Ivanov për mosdhënien e mandatit edhe njëherë ka ritheksuar se kjo paraqet grusht shtet. Ndërkohë, thekson se me zgjedhjen e kreut të ri Kuvendit, i cili më pas përmes shkresës do t’i kërkoj Ivanovit që ti jep mandatin shumicës së re parlamentare, do të mbretëroj mendja e shëndoshë dhe do t’i vihet fundi kësaj krize të pakuptimtë politike.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka thënë se refuzimi i presidentit Ivanov për t’i dhënë atij mandatin është një gabim i madh me të cilin u thellua kriza politike, ndërsa shtoi se po bëhen keqpërdorime me të ashtuquajturën Platformë e Tiranës. “Qëndrimi dihet, kjo është një grusht shtet për të penguar formimin e Qeverisë, por dëshirojmë në mënyrë të qetë t’i lëvizim gjërat. Ekziston premtim i partive shqiptare e shndërruar në deklaratë për pikat fillestare për të biseduar për Qeverinë. E njëjta ishte vendosur para Gruevskit tani edhe para LSDM-së. Ne kemi publikuar programin e Qeverisë dhe nuk ka më…
Punëtorët turistik, pronarët e restoranteve dhe hotelierët reagojnë ndaj gjobave të larta nga shërbimet e inspektimit. Mendojnë se kjo ndikon negativisht në punën e tyre në këtë situatë të ndërlikuar ekonomike në vend. Këto probleme nga ky aspekt janë të përhershme. Ne besojmë se gjobat janë shumë më rigoroze se sa vetë shkelja e ligjit. Ne nuk themi se nuk duhet të respektohet ligji, por duhet të ketë një proporcionalitet të shkeljes me sanksionin. Më së shumti është ekspozimi me Ligjin për mos pirjen e duhanit në tarraca, pastaj me Ligjin për mos-qëndrim të të miturve pas orës 24 –…
Lagja e studentëve në Tetovë sërish në shënjestër të vjedhësve dhe narkomanëve. Ditë më parë në këtë lagje, studentët janë sulmuar nga disa narkomanë. Ndërkaq, po të njëjtën ditë disa vjedhës kanë tentuar të futen në njërën nga banesat e studentëve. Të shqetësuar për sigurinë e tyre, studentët iu bënë thirrje autoriteteve të zgjidhin urgjentisht problemin me mungesën e ndriçimit si dhe të sigurojnë patrullime të rregullta policore. “Aspak nuk jemi të sigurt ata kërkojnë të marrin mjete materiale dhe kompjuter por po ashtu neve na e rrezikojnë edhe jetën. Neve vijmë natën sepse mësojmë në bibliotekë, kemi javën e…
Qeveria e cila do të zbaton Platformën e Tiranës e krijuar dhe formuar në një shtet tjetër, nuk mund të jetë reformuese, por antishtetërore. Kështu ka thënë ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook. Sipas tij një Qeveri e cila do të punon në bazë të programit të cilin nuk e kanë votuar qytetarët, është Qeveri pa legjitimitet. “Fakti që edhe përkundër asaj që VMRO-DPMNE i jep përkrahje Zaevit me 51 deputetët e saj vetëm të heq dorë nga platforma dhe faktin se ai po e refuzon një gjë të tillë me këmbëngulje, tregon…
[embedded content] 25 March Më 31 mars banorët e rajoneve të përmbytura të cilët janë të vendosur në konviktin e studentëve “Tome Stefanovski Seniq” në Shkup duhet të lëshojnë konviktin dhe të vendosen diku tjetër. Ata thonë se nuk kanë se ku të kthehen, meqë shtëpitë e tyre janë në gjendje të pa banueshme dhe kërkojnë nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale që tua vazhdojë afatin për qëndrim ose të gjej një zgjidhje tjetër afatgjate. “Ka gjashtë muaj që kemi ardhur këtu. Asgjë nuk kemi ndërtuar ashtu si ka qenë, vetëm që janë hequr balta dhe mbeturinat. Ajo nuk…

