Xhevat Ademi gjatë debatit në Kuvend tha se arsyeja se përse me VMRO-DPMNE-në nuk kanë arritur të merren vesh është vazhdimi i afatit për punë të Prokurorisë Speciale Publike, raporton SHENJA. “Nuk ishte problem as Talat Xhaferi, as dygjuhësia, por problemi në bisedimet ishte afati i PSP të inicioj aktakuza”, tha Ademi.
Author: almakos
Xhevat Ademi gjatë debatit në Kuvend tha se arsyeja se përse me VMRO-DPMNE-në nuk kanë arritur të merren vesh është vazhdimi i afatit për punë të Prokurorisë Speciale Publike, raporton SHENJA. “Nuk ishte problem as Talat Xhaferi, as dygjuhësia, por problemi në bisedimet ishte afati i PSP të inicioj aktakuza”, tha Ademi.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilika Dimovski ka adresuar përgjegjësinë për mosndërtimin e ujësjellësit në Tetovë në autoritetet komunale. Ai tha se Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar mjete, por tha se fajin e ka dikush tjetër duke aluduar në Komunën e Tetovës.
Debati në Kuvend për formimin e komisionit për zgjedhje dhe emërim pritet të zgjasë një muaj, ndërsa debati në komision dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit edhe më shumë se kaq. Gjatë debatit të djeshëm kanë diskutuar vetëm dy deputet, ndërsa në listë ka të paraqitur edhe mbi 55 të tjerë. Nëse vazhdohet me praktikën e njëjtë ku ndaj çdo diskutanti paraqiten dhjetëra replikues dhe nëse çdo ditë tempoja ngelet e njëjtë si dje, atëherë për përfundimin e rreth 60 diskutuesve do të duhet ta kalojnë një muaj. Gjasat për këtë janë shumë të mëdha pasi edhe sot debati ka…
LSDM sot nëpërmjet një komunikate ka thënë se gjendja e tillë në shtet nuk i sjell askujt mirë përpos një grupi të vogël të kriminelëve të udhëhequr nga Nikolla Gruevski, të cilët kanë frikë për lirinë e tyre dhe kjo, thonë ata, nuk guxon të jetë arsye për pengesë të shtetit. “Të kishte çfarë tu shpjegoj Nikolla Gruevski qytetarëve rreth asaj që e bën, nuk do të linte që deputetet e tij me replika absurde njëri tjetrit, të shkojnë në kundërshtim me dinjitetin e Kuvendit. E as që do t’i linte qytetarët të cilët i shqetëson me gënjeshtra, të kalojnë…
VMRO-DPMNE ka reaguar edhe sot duke thënë se për çdo ditë po dalin fakte dhe argument se Platforma e Tiranës është vepër e Edi Ramës dhe se e njëjta ka për qëllim të fus Maqedoninë në krizë edhe më të thellë dhe ta ridefinoj sipas vizioneve të lojtarëve sorosoid në Ballkan. “Krimineli i abonuar Zoran Zaev është vetëm një njeri i shantazhuar, i cili i frikësohet burgut për të gjitha krimet që ka bërë. Ai është i gatshëm të pranoj të gjitha kërkesat që janë në kundërshtim me interesat më të larta të shtetit dhe nacionale”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç pas takimit me Presidentin e Rusisë Vlladimir Putin ka deklaruar se situata në rajon ka qenë një ndër temat më kryesore për të cilën kanë biseduar ata. “Forcat e mëdha përsëri po masin fuqitë e tyre në këto hapësira, për këtë shkak është shumë logjike që situata në rajon ishte tema për të cilën kemi biseduar më gjatë me presidentin e Rusisë”, ka thënë Vuçiç, përcjell Tanjug. Sipas tij, Putin ka shprehur shqetësimin e tij për stabilitetin në rajon. I pyetur në lidhje me situatën në Maqedoni, Vuçiç ka thënë se qëndrimi i Putinit ka…
Prokurori Publik Marko Zvërlevski ka porositur se ligji për ndjekjen e komunikimeve duhet të ndryshohet. Edhe pse në letër fjalën kryesore se kush do të mund të përgjohet do ta ketë Prokurori Publik, sërish MPB-ja do të kryej të gjithë procesin. Zvërlevski ka theksuar se Maqedonia dy herë ka qenë në shënjestër të skandaleve të përgjimit që sipas tij plotësisht kanë ndryshuar jetën shoqërore në Maqedoni. Në konferencën ndërkombëtare për ndjekjen e telekomunikimeve të Organizuar nga Prokuroria Publike Themelore marrin pjesë prokurorë nga rajoni, Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vrangellovski dhe kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski. Në konferencën…
Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë sot do ta promovojë Raportin vjetor për efikasitet të mbrojtjes juridike në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016, të punuar në kuadër të Projektit të USAID-it për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në promovim do të prezantohen shkelje e të drejtave të njeriut që janë vërejtur dhe dokumentuar nga ana e projektit, me theks në diskriminimin, krizën e refugjatëve, si dhe analizën e efikasitetit të mekanizmave të vendosura me kushtetutë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në pjesën e dytë është parashikuar debat në raport me sfidat kyçe, të cilat e…
Sot në mëngjes në disa pjesë të Maqedonisë priten temperatura negative të cilat do të ulen deri në minus tre. Meteorologët paralajmërojnë se në mëngjes më ftohtë do të jetë në Berovë minus 3 dhe Kriva Pallankë minus 2 dhe Tetovë me minus një gradë. Në pjesët e tjera temperatura mbi zeron dhe do të arrijë maksimalisht katër gradë në Gjevgjeli. Temperatura ditore do të lëvizë prej 9 e deri në 18 gradë Celsius. Temperaturat ditore, siç paralajmërojnë meteorologët, do të shënojnë rritje. Erë mesatare deri të përforcuar do të ketë të enjten, kur edhe vranësirat kohë pas kohe do…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën konstitutive, në të cilën debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në rend dite të seancës është edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së dje në ekspozetë e tyre kërkuan që të respektohet vullneti i shumicës gjatë zgjedhjes së kryetarit të Komisionit dhe të Kuvendit, që, siç theksuan, gjithmonë ka ardhur nga grupi parlamentar fitues.
Analisti politik, Xhelal Neziri, në intervistën në kuadër të edicionit të lajmeve në TV SHENJA, duke folur për situatën aktuale në Kuvend, tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së po sillen në mënyrë destruktive ndaj seancës konstituive në Kuvend pasi nuk bëhet fjalë për miratimin e ndonjë platforme apo ligji, por bëhet fjalë për zgjedhjen e një komisioni i cili do të zgjedh edhe kryetarin e Kuvendit.

