Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski po vazhdon me fjalimet e tij në foltoren e Kuvendit. Ai tha se përfaqësues të lartë të BDI-së kanë konfirmuar se Platforma është pranuar tërësisht nga LSDM.
Author: almakos
29 March Në koordinimin e sotëm, përfaqësues të partive parlamentare në koordinim me kryesuesin e seancës plenare Trajko Veljanoski kanë hapur çështjen e përshpejtimit të procedurës për mbylljen e pikave të seancës konstituive, megjithatë deputetët që kanë qenë pjesë e koordinimit njoftojnë se nuk është arritur marrëveshje. Deputetët nuk janë dakorduar për shkurtimin e minutazhit të replikave dhe fjalimeve procedurale dhe as për reduktim të listës së të paraqiturve për fjalime në Kuvend. Seanca do të vazhdojë sipas rregullores deri në kalimin e të gjithë fjalimeve nga deputetët e paraqitur për të marrë fjalën. Janë mbi 50 të paraqitur kurse…
“Rusia po përgatit kaos në Ballkan”, paralajmëron kompania private amerikane e inteligjencës, “Strategic Forecasting”, e cila merret me analizat gjeopolitike dhe parashikime. Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, “Stratfor” ka dalë në përfundimin se Moska do të përpiqet t’i shfrytëzojë ndasitë në rajonin që ka qenë traidicionalisht bazë për garat mes fuqive të mëdha. Ndikimin e saj, ajo do të vazhdojë ta shtrijë, ose të paktën do të përpiqet, në disa prej zonave më të trazuara të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, veriun e Kosovës, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Me ushqimin e tensioneve në rajon, Rusia – argumenton “Stratfor”,…
Serbia dëshiron të bashkohet me BE-në. Por vendi ballkanik merr një furnizim me pajisje ushtarake me shumicë nga pronat e rezervave ruse – pa paguar për to. Me këtë marrëveshje, Kremlini dëshiron të arrijë një qëllim, shkruan mediumi gjerman Welt.de. Po sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, presidenti rus Vladimir Putin i ka premtuar Serbisë ofrimin e dhjetëra avionëve luftarakë dhe tanke nga rezervat e forcave të saj të armatosura. Siç ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç, njoftoi, shkruan më tej ky medium, Serbia nuk duhet të paguajë asgjë për 29 aeroplanët luftarakë MiG-29, 30 tanke luftimi T-72, si dhe 30…
Komisioni për çështje evropiane në dhomën e poshtme të Parlamentit për nesër ka caktuar seancë në të cilën temë qendrore do të jenë gjendjet në Ballkanin Perëndimor, njofton programi në gjuhën maqedonase i servisit gjerman shtetëror “Dojçe Vele”. Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini në seancën e cila akoma nuk është publikuar në ueb faqen e Bundestagut dhe në të cilën nuk mund të marrë pjesë opinioni pritet të prezentohen informacione për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në mesin e pikave të rendit të ditës do të jenë gjendja në Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa pritet të flitet edhe për…
LSDM-ja e Zoran Zaev ka vazhduar që të akuzoj Nikolla Gruevskin dhe partinë e tij VMRO-DPMNE- në për situatën e krijuar në vend për të cilën thonë se janë duke u dëmtuar vetëm qytetarët.
Është koha e fundit që LSDM të ndaloj me sjelljen destruktive dhe të kuptoj se pranimi i platformave të huaja vetëm për individ nga udhëheqësia kriminele e LSDM-së të shpëtojnë veten nga përgjegjësia e dërgon shtetin në drejtim të gabuar, kanë thënë sot nga VMRO-DPMNE.
29 March Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor për rastin e Kumanovës. Gjatë se anës së sotme pritet të dëshmojnë Sevdail Miftari dhe Miftar Reçica. Procesi gjyqësor sipas palës mbrojtëse të deklaruar më parë pritet të përfundoj diku kah muaji qershor.
Senati i Shteteve të Bashkuara i dha miratimin final protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Spanja dhe Holanda kanë mbetur tani dy vendet e vetme të aleancës 28-anëtarëshe që duhet të miratojnë kërkesën e Malit të Zi, përpara se të ndodhë anëtarësimi i plotë. Anëtarësimi në NATO do ta sjellë Malin e Zi më afër strukturave ekonomike dhe politike të Evropës, ndërsa do ta thellojë ndjeshëm mosbesimin e Moskës tek aleanca. E zemëruar me çdo zgjerim të NATO-s në lindje, Moska ka kundërshtuar fuqishëm edhe anëtarësimin e Malit të Zi në këtë aleancë. Prokurorët malazezë, madje, kanë…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë mbledhjen konstitutive për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskrytearit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Seanca, siç u dakorduan dje përfaqësuesit e partive parlamentare, do të vazhdojë në orën 11:00, me debat për Komisionin për zgjedhjet dhe emërimet, që ka filluar pardje. Janë paraqitur 51 deputetë për diskutim. Deri më tani e kanë shfrytëzuar të drejtën e fjalës dy deputetë
Lëvizja BESA derisa komenton propozimin e VMRO-së për daljen nga kriza shprehen të prerë se gjeneratorët e krizës kanë më pak të drejtë të propozojnë zgjidhje. “Propozimi që sot e dha VMRO-DPMNE-ja, mendojmë se ajo si parti nuk është e denjë që të propozoj zgjidhje për faktin e thjeshtë se ata janë faktorët kryesorë të kësaj krize, andaj ata që e sollën vendin në këtë gjendje pa mos harruar këtu edhe partnerin e tyre shqiptarë. Ata që e shkëputën vendin nga integrimet euro-atlantike dhe e afruan me Rusinë dhe ata që edhe sot e kësaj dite po e mbajnë peng…
https://www.youtube.com/watch?v=fG-JmID7KKs Nënkryetar i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi tha se VMRO-DPMNE nuk është e denjë të propozoj zgjidhje të krizës për shkak se ata janë shkaktarët kryesor të krizës. “Kjo është sikurse të shpallet i shenjt, dikush i cili s’ka lënë pa bërë asnjë të palarë pa e bërë. Nuk mund të presim që ata të jenë ofruesit e zgjidhjes, ngase ata janë ofruesit e gjithë kësaj të keqe që i ka goditur gjithë qytetarë e Maqedonisë, veçanërisht shqiptarë”, ka thënë Ibrahimi, duke shtuar se ata nuk duhen të merren shumë seriozisht, ngase janë të frikësuar shumë për fatin e tyre…

