Author: almakos

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur fitoren e partisë CDU/CSU në zgjedhjet e mbajtura sot në Gjermani. Hoxhaj thekson se kjo fitore nuk është thjesht një ngjarje politike, por një mundësi e mirë për të forcuar dhe avancuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Gjermanisë. Ai e ka cilësuar këtë rezultat si një zhvillim pozitiv për Kosovën dhe për të ardhmen e Evropës. “Fitorja e CDU/CSU në Gjermani është një lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën!”, ka shkruar Hoxhaj në rrjete sociale, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi të tij me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel. Për më…

Lexo më Shumë

Autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke mbyllur katër objekte të Qendrës për punë sociale në veri të Mitrovicës, ndalesa që ka shkaktuar reagime të shumta nga misione ndërkombëtare dhe diplomatike. Mbyllja e këtyre qendrave, të cilat operonin në kuadër të sistemit paralel serb, është bërë për shkak të dyshimeve për veprime të paligjshme që lidhen me proceset zgjedhore. Një veprim i tillë nënkupton një rritje të tensioneve në një rajon që është tashmë kompleks për shkak të çdo lloj ndërhyrjeje të jashtme ose brendshme. Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dhënë një reagim të menjëhershëm në…

Lexo më Shumë

Gjesti ka marrë një mesazh të veçantë në ditën e sotme (e diel) përmes ‘Big Love’. Me të parë mesazhin, të gjithë banorët duartrokitën, derisa këngëtari pejan u ngrit në këmbë për të lexuar. “Përshëndetje Gjesti të duam të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respekt mbret”, thuhej në të. E konkurrenti ia ktheu: “Ju ruajt Zoti vëlla, ty edhe familjen, të gjithë veteranët”. “Dëshmorët që kanë rënë për ne sot të gëzojmë të gjithë lirinë. Faleminderit shumë”, theksoi tutje. Veç kësaj, ai ka marrë përkrahje të mëdha edhe nga artistë të tjerë e familjarë me anë të këtij…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka reaguar për faturat e larta të energjisë elektrike duke thënë se nuk duhet të ketë fatura paushalle për shpenzimet elektrike.“Mjaftë më me padrejtësi!Nuk duhet të ketë fatura paushalle për shpenzimet elektrike!Matësit nuk duhet të mbeten të pakontrolluar për 7 vite, ndërsa qytetarët të paguajnë fatura të pasakta!Do të vendoset kontroll i rreptë dhe çdo ankesë do të ketë ku të raportohet.Një trup i pavarur shtetëror do t’i shqyrtojë të gjitha ankesat në mënyrë të drejtë dhe transparente!Parregullësitë nuk do të tolerohen, shteti qëndron në mbrojtje të qytetarëve”, ka shkruar Mexhiti. MARKETING

Lexo më Shumë

Arkimed Lushaj – Stresi ka komentuar banorët e Big Brother VIP Albania 4 në Fan Club me Heidi Bacin. I pyetur se kë sheh fitues në këtë edicion, ai ka dhënë një përgjigje të prerë, ndonëse sheh disa konkurrentë të fortë. “Rozana është lojtare e fortë, mendoj unë. Artikulon, është aty. E shoh finaliste padiskutim”, tha ai. Ndërsa për Gjestin theksoi: “Jam normalisht pro për Gjestin. Duke parë nga Bigu ku ishte, edhe ku është. Nuk është e lehtë të bësh dy Big Brothera. Gjesti e ka pasur pak më të tensionuar, mu bë zemra mal kur e nxorën nga…

Lexo më Shumë

OpenAI ka hequr llogaritë e përdoruesve nga Kina dhe Koreja e Veriut, të cilët kompania e Inteligjencës Artificiale beson se po përdornin teknologjinë e saj për qëllime keqdashëse. “Aktivitetet janë mënyra se si regjimet autoritare mund të përpiqen të përdorin AI kundër SHBA-së, si dhe kundër njerëzve të saj”, tha OpenAI në një raport. Këto veprime janë një sinjal i qartë se edhe teknologjitë më të avancuara të epokës moderne mund të abuzohen për qëllime negative. Por, kompania nuk dha asnjë tregues se sa llogari u ndaluan ose në cilën periudhë kohore ndodhi veprimi. Kjo sjell dilema të rëndësishme për…

Lexo më Shumë

Nga Lëvizja Demokratike i kanë reaguar BDI-së duke thënë se shtabi i ekzilit vazhdon me prodhimin e lajmeve të rreme. Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të LD: Shtabi i rrenave i BDI-së që funksionon në ekzil e që ka për obligim prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve të rrejshme në baza ditore paska lëshuar në qarkullim një listë të rrejshme për punësime.E ashtuquajtura ‘listë për punësime’ është e prodhuar nëpër shtabet e BDI-së që fshihen nga drejtësia. LD nuk ka përpiluar lista të tilla, sepse LD NUK ËSHTË BDI! Fabrikimi i të gjitha këtyre lajmeve të rrejshme përfundimisht dëshmon…

Lexo më Shumë

Pas gjithë dramave të fundit, një debat i tensionuar ka shpërthyer mes Eglit dhe Gjestit, duke sjellë më shumë emocione dhe përplasje në shtëpi. Shkak i debatit duket të jetë zgjedhja e Gjestit për të fjetur me Rizartën, një vendim që ka ndezur dyshime dhe tensione mes tij dhe Eglit. Gjesti këmbënguli se ka qenë i sinqertë me Eglin që nga fillimi, duke i treguar gjithçka për lojën e tij.“Nëse do të doja të luaja me ndjenja, do ta kisha bërë më herët. Nëse doja të të bëja xheloze, do ta bëja më parë”, i tha ai. Nga ana tjetër,…

Lexo më Shumë

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa. Kjo situatë vjen si rrjedhojë e disa qendrave të presionit të ulët që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Evropës. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në këtë mënyrë, moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura (pra mot kryesisht i vranët) edhe pse nuk do të mungojnë orët me kthjellime (diell). Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët për…

Lexo më Shumë

“Derisa jam unë kryeministër, punësime etnike dhe partiake nuk do të ketë”. Kështu ka deklaruar kryeministri, Hristijan Mickoski, i cili ka  komentuar premtimet e krerëve të koalicionit VLEN, se do të ketë 2000 deri 3000 punsime në administratë. Mickoski tha se punësimet duhet të bazohen në kompetenca dhe meritokraci, dhe se çdo përpjekje për të përzierë aspekte partiake dhe etnike është e papranueshme. HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Nuk ka një gjë të tillë, nuk do të ketë kurrë. Kam lexuar se, kam ndjekur mediat, një gjë e tillë nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë derisa të jem…

Lexo më Shumë

Rregullat e reja të tenderit për qiratë e plazheve, të cilat përfshijnë çmime tri herë më të larta, shkaktuan debate të ashpra midis qiramarrësve vendas dhe Qeverisë së Malit të Zi. Debatet rreth rregullave të reja kanë shpërthyer me intensitet të madh, duke i dhënë zë qindra qiramarrësve dhe biznesmenëve në Ulqin, të cilët shprehin frikën se rritja e çmimeve do të bëjë të pamundur mbijetesën e bizneseve të tyre. Qyteti me shumicë shqiptare, i njohur për plazhet e tij të bukura, duket se është përballur me një sfidë të re që mund ta transformojë skenën ekonomike të tij. Çmimi…

Lexo më Shumë

Më kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka liruar nga qelia autorin që dhunoi kreun e Operatorëve Turistikë në Sarandë, Arben Cipa. Diomet Musa është lënë me masë sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. Sipas një video të bërë nga vetë Çipa, ky i fundit ka treguar se është sulmuar nga dy persona, ku sipas tij, njëri prej tyre është bërë pengesë për një projekt tijin, administratori i një klubi nate i quajtur “Four elements”. Në pamje, Çipa shfaqet i gjakosur dhe i dhunuar rëndë, me shenja të dukshme të grushtave dhe përdorimit të sendeve të…

Lexo më Shumë