Agjencia Marili mbrëmë e ka organizuar përzgjedhjen e 21-të të Top grave më të suksesshme menaxhere për vitin 2016. Dhjetë gratë më të suksesshme menaxhere janë: Susana Bllazhevska, menaxhere e përgjithshme e “Afërditë S” – Shkup, Elena Vasilevsky Gjeorgieva, zëvendës menaxhere e përgjithshëm i poliklinikës “Denta ES” – Shkup, Olgica Georgieva, menaxhere e përgjithshëm i Ateljes së modës “GO Gjorgieva Olgica” – Shkup, Elena Antonovska Edizer, menaxhere e përgjithshëm në “Ars Lucida” – Shkup, Biljana Karamanoleska, menaxhere e përgjithshme në “Svetit na kolores” – Shkup, Ena Nornild, menaxhere e përgjithshme në “Dan-Mak” – Shkup, Enkeleda Stefanovska, menaxhere e përgjithshme në “SHA…
Author: almakos
Pavarësia dhe paanshmëria e gjykatësve si garanci e të drejtave dhe lirive të njerëzve dhe roli i Shoqatës së gjykatësve në përforcimin dhe përparimin e pavarësisë në gjyqësi, janë temat në të cilat do të bisedohet në konferencën që do të mbahet sot në Shkup. Është paraparë që fjalime përshëndetëse të kenë Xhemali Saiti, kryetar i Shoqatës së gjykatësve, gjykatësi i Gjykatës supreme, pastaj ambasadorja Nina Suomalainen, shefe e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Çarls Garet, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore në Maqedoni. Kjo, siç sqarojnë nga Shoqata e gjykatësve të Republikës së…
Sot në mbarë vendin moti so të jetë me diell dhe i kthjellët. Temperaturat do të lëvizin nga 3 gradë deri në 20 gradë celsius. Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare juglindore. Në këtë periudhë nuk priten temperatura negative në mëngjes.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojnë seancën konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Gjatë seancës së djeshme deputetët e VMRO-DPMNE-së e shfrytëzuan mundësinë për replika dhe kundër replika, të cilat i shfrytëzuan, midis të tjerash dërguan mesazhe dhe kërkesa për zgjedhje të reja apo anulimin e Platformës së Tiranës. Deputetë e LSDM-së theksuan se nuk ka platformë të Tiranës, por vetëm program të reformuar të qeverisë si dhe të kërkojnë që të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e re…
Pesë persona janë lënduar më lehtë në pesë nga gjithsej 10 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë është shkaktuar dëm material. Dje policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të numrit të madh të kundërvajtjeve te 18 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, katër shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimi i automjeteve në udhëkryq, tre shoferë kanë kaluar në të kuqe në semafor, si dhe te 15 shoferë të…
Fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Serbi po i vjen fundi, dhe të gjithë kandidatët janë duke përdorur hapësirë në media për të “reklamuar” veten para heshtjes zgjedhore. Dhe sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, vëmendja më e madhe është duke iu kushtuar kryeministrit aktual, Aleksandar Vuçiq, kandidat presidencial në Serbi, i cili pothuajse është prezent në të gjitha në të gjitha mediat në Serbi. Njëjtë kishte qenë edhe gjatë ditës së enjte, kur Vuçiq ishte i ftuar në një studio televizive, ku ka pasur edhe një incident të pakëndshëm. Gjegjësisht, një i ri në audiencë nuk është ndjerë mirë, i…
“Temperatura politike” në Ballkan ka shënuar rritje në mënyrë të rëndësishme, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për gazetaën zvicerane, Tages-Anzeiger, në intervistën që është botuar dje, duke i cituar tensionet në Maqedoni lidhur me minoritetin shqiptar. Zoti Rama, njëherësh lider i Partisë Socialiste, roli i të cilit për ndihmën e organizimit të shqiptarëve në Maqedoni është kritikuar nga disa si përzierje e jashtme jopërkatëse, tha se gjërat mund të përkeqësohen. “Ne vetëm kemi kërkuar që qeveria në Shkup t’i respektojë të drejtat e minoritetit shqiptar”, tha Rama, i cili i ka akuzuar auztoritetet në Maqedoni se e kanë bllokuar…
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Muzliu, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës, që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi, më 2 prill. Ai i tha agjencisë Beta se këtë thirrje e ka bërë për shkak se asnjëri prej kandidatëve presidencialë në programin e tij nuk ka treguar interesim për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Serbi. Zoti Musliu, që është edhe lider i Lëvizjes për Progres Demokratik, ka deklaruar se të gjithë kandidatët për zgjedhjet presidenciale në Serbi kanë “treguar diskriminim ndaj shqiptarëve, që është edhe shkak i ftesës së tij, që votuesit shqiptarë të…
Muslimanët si në botë ashtu edhe në Shkup sonte shënojnë natën e bekuar Regaip (nata e xhumasë së parë të muajit Rexhep), në Islam e njohur si nata e dëshirave, shpresës dhe adhurimit, raporton AA. Me rastin e fillimit të tre muajve të shenjtë (Rexhep, Shaban dhe Ramazan) dhe Natës së Madhe të Regaibit, sot pas namazit të Aksham-it, në xhaminë e Murat Pashës në Shkup u organizua mevlud. Besimtarë të shumtë të mbledhur në xhaminë e Çarshisë së vjetër të Shkupit, pas namazit të akshamit ndoqën ligjërata në lidhje me rëndësinë e kësaj nate, si dhe u lexuan pjesë…
Edhe në vazhdimin e katërt të seancës konstituive të Kuvendit, pjesën më të madhe të kohës deputetët debatuan për probleme dytësore kurse më pak ju qasen pikave të rendit të ditës. Diskutimi filloi nga kushtet për zhvillimin e sportit, bujqësisë, testimin ekstern, kushtet dhe ushqimin në shtëpitë e studentëve, në spitale dhe në qytetet tjera për të përfunduar në përplasje për deklaratën e partive shqiptare. Gjatë debatit pati akuza për ndarjen e mundshme të Maqedonisë nga njëra anë dhe akuza për shmangie nga përgjegjësitë e kriminaliteti, nga ana tjetër. Qytetarët në zgjedhje veçanërisht në pjesën e bashkësive më të vogla…
Deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev, në paraqitjen e tij procedurale, duke iu përgjigjur akuzave të VMRO-DPMNE-së për platformën shqiptare, deklaroi se në programën e ardhshme qeveritare nuk ekziston asnjë platformë e tillë duke numëruar madje në mënyrë decide edhe disa nga pikat e platformës që kanë të bëjnë me shqiptarët. “Kjo është programa Qeveritare, hyni lexojeni. Nëse gjeni gjuhën shqipe në uniforma, gjuhën shqipe në denarë, ndryshim steme, flamuri, himni, nëse gjeni rrezolutë për gjenocid na thoni. Nuk ka dicka të tillë. Nuk ka platformë. Dhe mirë më ma kujtuat në fillim, NO PLATFORMA”, tha Tuntev. Pas tij me ndërhyrje procedurale…
Kryetari i Komisionit Shtetëror për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit Igor Tanturovski ankohet se nuk ka mjete dhe kuadro për ta luftuar më denjësisht korrupsionin në Maqedoni. Pas një hulumtimi të cilin e pubikoi Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, në të cilin dukeshin hetimet e vobekëta të Komisionit prej vitit 2006 deri në vitin 2015, kryetari Tanturovski demantoi një pjesë të të dhënave të cilat tha se kanë nevojë për përpunim, dhe u ankuar se puna e tyre është shumë e rëndë se sa duket në publik. Ai madje u lavdëruar se në vitin që lamë pas ata kanë qenë…

