Author: almakos

Fondacioni ‘Albiz’ do të investojë 200.000 euro në shkollat e Sarajit. Albiz sot nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi  me Komunën e Sarajit, për fillimin e projektit për renovimin e disa shkollave në këtë komunë. Kryetari i Fondacioni ‘Albiz’ Nexhat Shahini, njoftoi se me shumën që e kanë grumbulluar do të merren kryesisht me renovimin e kulmeve të shkollave, ndërsa një shkollë tha ai, ka nevojë për rindërtim të tërësishëm. “Sipas situatës që e pamë në komunën e Sarajit 50-60% e shkollave, gjendja shumë e keqe është në kulm sepse janë kulme që janë ndërtuar qysh prej kohës së socializmit dhe janë…

Lexo më Shumë

Pjesa më e madhe e institucioneve shtetërore nuk respektojnë ligjin për përfaqësim adekuat të shqiptarëve. Sipas raportit vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2016 të publikuar dje, numri më I madh I institucioneve vazhdon të diskriminojë shqiptarët në aspektin e punësimeve. Institucionet në të cilat diskriminohen më së shumti shqiptarët fillojnë që nga presidenca ndërsa shifra diskriminuese vërehen edhe në institucionet gjyqësore. Në kabinetin e presidentit nuk ka asnjë shqiptar në postin e personave të zgjedhur apo të emëruar, ndërsa nga gjithsej 60 të punësuar, vetëm 5 janë shqiptar, apo 8.3%. Në Gjykatën Kushtetuese, në pozitën e personave të…

Lexo më Shumë

Ndërkohë, në Reçicë të Vogël është mbledhur kryesia e BDI-së për të diskutuar thellimin e krizës pas bllokimit nga ana e VMRO-së të seancën parlamentare për zgjedhjen e Kryetarit.  Sipas burimeve partiake, në rend ditë pritet të jetë edhe mundësia e largimit të ministrave të BDI-së nga qeveria teknike, që shihet si formë presioni drejt formimit të institucioneve të reja.

Lexo më Shumë

Alsat M mëson se deputeti i VMRO-DPMNE-së- Ilija Dimovski sot është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale. Dimovski është pjesë e hetimit të ri të zgjeruar të Speciales për rastin “Titanik”. Përveç tij lista është e zgjeruar me 16 persona të rinj, zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së. Alsat M tashmë publikoi se përveç Dimovskit, “Titaniku” do ta përfshijë edhe liderin e partisë Nikolla Gruevskin, si dhe ish shefin e kabinetit të tij, Martin Protugjer. Edhe vetë Gruevski u desh të japë deklaratë në Prokurorinë Speciale të hënën dhe të martën për rastet “Titanik” dhe “TNT”, por ai udhëtoi për në…

Lexo më Shumë

Katër ditë heshtje nga Prokuroria Publike Shtetërore e Marko Zvërlevskit. Nuk ka përgjigje se përse kanë parashtruar kërkesë në Gjykatën Supreme për pezullimin e paraburgimit të biznesmenit Sead Koçan. Ligji lejon që kërkesë të këtillë mund të parashtrojnë vetëm prokuroritë, por jo edhe avokati i Koçanit. Dyshimi i Zvërlevskit në rregullsinë e vendimit të Gjykatës Penale dhe asaj të Apelit tani është në duart e pesë gjykatësve të Gjykatës Supreme. Kryetari i Gjykatës më të lartë sot iu shmang komentimit të kërkesave të Speciales për përjashtimin e tij në rastin “Trust” dhe parashtresën e Janevës me të cilën e tërheq…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për portalin DialogPlus ka komentuar debatin rreth krizën në Maqedoni e në veçanti atë për deklaratën e partive shqiptare duke theksuar se ai veçse e ka ndihmuar procesin e komunikimit në mes partive shqiptare për të arritur përpilimin e deklaratës. “Kjo është një lojë politike. Dhe këtë e dinë shumë mirë ata që e luajnë, sepse shqiptarët s’kanë qenë, s’janë dhe as që do të jenë problemi i Maqedonisë, por shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të jenë njësi shtetformuese, të drejtat e së cilës nuk mund të trajtohen si favore”, ka deklaruar Rama.…

Lexo më Shumë

[embedded content] 31 March Përmasat shqetësuese të ndotjes së ajrit, kanë nxitur fëmijët që të kërkojnë masa të menjëhershme për t’i dhënë fund helmimit nga grimcat PM 10, të pranishme në shifra alarmante në qytetin e Shkupit por dhe qytetet e tjera të Maqedonisë.  Nxënësit dhe profesorët e shkollës ndërkombëtare “Nova” sot dolën në rrugë për t’iu treguar autoriteteve se ndërmarrja e masave është nevojë urgjentë, pasi në të kundërtën pasojat më të mëdha ndjehet në shëndetin e qytetarëve dhe sidomos fëmijëve. Më të vegjlit në marshin kundër ndotjes në fytyrat e tyre kishin vendosur maska dhe secila me porosi…

Lexo më Shumë

Mbi 80.000 libra të më shumë se 80 botuesve do të jenë në shitje në Panairin e 29-të ndërkombëtar të librit i cili në hapësirë prej 4.000 metrave katrorë në sallën e parë të panairit do të mbahet nga 4 deri më 10 prill. Panairi i Shkupit e organizon panairin e Shkupit në bashkëpunim me Asociacionin e Maqedonisë të botuesve, Shoqatën e botuesve të Maqedonisë (SHBM) dhe Shoqatën e Botuesve Shqiptarë të Maqedonisë. Përveç botuesve më të mëdhenj vendorë, të pranishëm në panairin e librit do të jenë edhe botuesit nga Serbia, Mali i Zi dhe nga Shqipëria, ndërsa Suedia…

Lexo më Shumë

Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare juglindore do të jetë gjatë fundjavës. Temperatura do të arrijë deri në 24 gradë nesër dhe 25 gradë të dielën. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 2 deri në 7 gradë nesër dhe të dielën prej 0 deri në 6 gradë Celsius. Mot më i freskët dhe i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut, ndërsa kohë pas kohe me intensitet mesatare na pret nga fillimi i javës së ardhme të punës. Në malet më të larta është e mundur edhe reshje e kohë pas kohshme të borës. Temperaturat e…

Lexo më Shumë

31 March Partitë politike të shumicës së re parlamentare janë në kërkim të alternativave për të zhbllokuar Kuvendin, i cili po mbahet “peng” nga deputetët e VMRO-DPMNE-së me replikat dhe kundër-replikat pafund. Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili në emisionin “Rruga Drejt” tha se një ndër opsionet që do t’i jepte fund tej-zgjatjes së seancës konstituive edhe atë për vetëm një pikë të rendit të ditës është zgjatja e orarit të punës së institucionit ligjvënës, në mënyrë që të shteret sa më parë debati monoton dhe i pakuptimtë mes deputetëve të partisë së Nikolla Gruevskit. Të punojmë me një tempo më…

Lexo më Shumë

Edhe sot kanë vazhduar fjalimet, replikat dhe kundër-replikat në Kuvend, kryesisht nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Kjo është dita e pestë që puna e Kuvendit është në vendnumëro, edhe atë në seancën e parë plenare që zakonisht është më shumë ceremoniale. Për shkak të zvarritjes së seancës me ndërhyrje procedurale dhe fjalime që nuk kanë të bëjnë me rendin e ditës, deputeti Kërsto Llukovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së kërkoi pauzë për koordinim mes përfaqësuesve të partive politike, në mënyrë që të arrihet marrëveshje për konkretizimin e debatit. /SHENJA/

Lexo më Shumë

LSDM-ja sot përmes një kumtese theksoi se bashkësia ndërkombëtare i jep mbështetje shumicës prej 700 mijë qytetarëve të cilët kanë votuar për ndryshime dhe të cilët e presin Qeverinë e re. “Çdo ditë e humbur në replika të ndërsjella të deputetëve nga VMRO-DPMNE-ja është ditë pa ngritje të pagës minimale në 12 mijë denarë, pa tarifë të lirë të energjisë elektrike, pa heqje të taksës radiodifuzive dhe pa heqje të testimit ekstern, pa status të zgjidhur të punëtorëve të falimentuar”, theksohet në kumtesë. Qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare thotë LSDM-ja, presin që menjëherë të zgjidhet kryetari i Kuvendit, që ai ta…

Lexo më Shumë