Author: almakos

Ka përfunduar pa asnjë vendim mbledhja e kryesisë qendrore të BDI-së e mbajtur sot, në të cilën është diskutuar rreth gjetjes së mundësive për zhbllokim të krizës politike. Kryesia qendrore e kësaj partie ka diksutuar për dy pika të rendit të ditës edhe atë, rreth mundësisë për dalje nga qeveria teknike aktual apo lëshimi i institucioneve. Një mundesi kjo e cila, sipas kësaj partie, është diksutuar kohëve të fundit si variant për të debllokuar eventualisht këtë situatë në të cilën gjendet vendi dhe institucionet. Ndërsa, pika e dytë që është diskuatuar ka qenë shqyrtimi i mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve…

Lexo më Shumë

[embedded content] 31 March BDI-ja shqyrton mundësinë e tërheqjes së kuadrove të saj nga Qeveria teknike. Në mbledhjen e fundit të kryesisë së partisë u shqyrtua se sa ky veprim do të ndihmonte zhbllokimin e situatës, përfshirë këtu edhe punën e Kuvendit. Kreu i BDI-së Ali Ahmeti deklaroi se vendimi do të merret pas konsultimeve me partitë e shumicës parlamentare dhe ekspertët e fushës.  Ne nga të gjitha aspektet e kemi analizuar tërheqjen e pjesëtarëve të ekzekutivit të Bashkimit Demokratik për Integrim të shohim se sa mund të kontribuojë në zhbllokimin e situatës sepse ka zëra që kjo mund të…

Lexo më Shumë

As sot Kuvendi nuk arriti të dalë nga labirinti i replikave, kundër-replikave dhe fjalimeve procedural mes deputetëve për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, formimin e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri. Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në vazhdimësi akuzojnë njëra tjetrën për mbrojtjen e interesave partiake. Deputetët e partisë së Gruevskit kërkojnë që LSDM-ja të pranojë se punon kundër interesave nacionale kurse deputetët e partisë së Zoran Zaevit, vlerësojnë se debati zgjatet me qëllim nga VMRO-DPMNE-ja për t’i ikur drejtësisë.  Populli është i mashtruar. Nuk i beson LSDM-së dhe për këtë arsye…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, nga Reçica e vogël ku BDI po mban një mbledhje të jashtëzakonshme për situatën e fundit në vend, u shpreh se mbledhja po vazhdon dhe po shqytrohen dy pika momentalisht.  Momentalisht po shqyrtohen dy pika. Njëra ka të bëjë me mundësinë e daljes nga qeveria teknike që jemi aktualisht me VMRO-DPMEN, për të parë në këtë mënyrë nëse arrijmë të zhbllokojmë situatën e krijuar.  Për këtë çështje po diskutohen argumentet pro dhe kundër, nëse dalja nga qeveria teknike do të lehtësonte situatën apo jo, për shkak se edhe nëse tërhiqen ministrat, ligji i obligon funksionarët…

Lexo më Shumë

Nënkryetari dhe deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ndaj pohimeve të eksponentëve të BDI-së ku u tha se BESA i ka tërhequr nënshkrimet që i janë dhënë LSDM-së. BESA, gjithashtu u akuzua për “bashkëpunim opozitar” me VMRO-DPMNE-në, akuza të cilat Ibrahimi i cilëson si shpifje. “Nuk habitem me atë që shpif dhe me atë parti që mblidhet për të diskutuar për shpifjet, sepse atyre shpifja iu ka bë traditë dhe program politik, por më habisin disa njerëz që më shumë kanë dëshirë të besojnë në shpifje sesa në diellin e zenitit. P.S. Te ne ai që shpif vetëm…

Lexo më Shumë

Ndërkohë, përmes një komunikate me shkrim, kompania Lear ka sqaruar detajet rreth helmimit të punëtorëve të tyre. Ata thonë se 190 punëtorë tashmë kanë braktisur spitalin, ndërsa pritet që edhe të tjerët të lëshohen shpejtë nga spitali. “Për kompaninë “Lear” asgjë nuk është më me rëndësi se sa shëndeti dhe mirëqenia e të punësuarve. Ne kemi kushte të shkëlqyera për shëndetin dhe sigurinë në fabrikat tona. Me vëmendje po ndjekim instruksionet e autoriteteve shëndetësore lokale me qëllim që të hetojmë këtë incident të izoluar. Fabrika do të jetë e mbyllur deri sa të zgjidhet rasti dhe deri sa të sigurohemi…

Lexo më Shumë

Misioni i OSBE-së në Kosovë do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, duke hapur katër qendra grumbullimi dhe degë përkatëse nëpër Kosovë më 2 prill 2017, me prani të stafit të OSBE-së, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë, transmeton AA. Në një njoftim nga Misioni i OSBE-së në Kosovë thuhet se OSBE ka bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote. OSBE ka marrë një kërkesë nga Beogradi dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës dhe është bazuar në…

Lexo më Shumë

Interpol më 24 mars ka njoftuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (ICTY) se ka lëshuar fletëarreste të kuqe lidhur me urdhërarrestet e pa realizuara në rastin Jojiç dhe të tjerët pasi nuk janë plotësuar kushtet për arrestimin dhe dorëzimin e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare, raporton AA. Fletëarrestet e kuqe me të cilat kërkohet locimi dhe arrestimi i të akuzuarve Petar Jojiç, Jove Ostojiç dhe Vjerica Radeta, Interpol i ka lëshuar në bazë të kërkesës së Gjykatës Ndërkombëtare në pajtim me urdhërin e Kolegjit gjyqësor I. Fletëarrestet e kuqe kanë hyrë në fuqi më 16 mars 2017.

Lexo më Shumë

Dy persona kanë ulur flamurin maqedonas, ndërsa kanë ngritur flamurin kombëtar shqiptar në qendër të Kumanovës. Mirëpo, kanë intervenuar forcat policore dhe kanë kapur autorët të cilët janë arrestuar në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa MPB pritet të japë më shumë hollësi për rastin në fjalë. https://www.youtube.com/watch?v=XhsiKU1MbZ4

Lexo më Shumë

220 punëtorë të kompanisë Lear në zonën industriale në Tetovë natën e kaluar janë pranuar në spitalin e Tetovës dhe Gostivarit pasi janë helmuar me gjasë nga ushqimi. Sipas informacioneve të para nga policia, rasti është paraqitur nga personeli mjekësor në spitalin klinik në Tetovë rreth orës 04:40 pas mesnatës përderisa paraprakisht rreth orës 01:00 është ndarë darka e punonjësve që ishin në ndërrimin e tretë të punës në Lear. Rreth dy orë më pas nga gjithsej 264 punonjës që ishin në punë, 220 nga to janë paraqitur simptome të helmimit vjellje, dhimbje barku, marramendje dhe të ngjashme. Pjesa më…

Lexo më Shumë