Author: almakos

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot është paraqitur në vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit. Më parë kryesuesi i seancës Trajko Veljanovski, duke lexuar deputetët që do të mungojnë e përmendi edhe Gruevskin, por ai një orë më vonë u ulë në karrigen e Kuvendit. Kujtojmë se Gruevski ditë më parë ishte për vizitë në Maltë ku mori pjesë në Kongresin e Partisë Evropiane Popullore.

Lexo më Shumë

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë diskutuar 557 minuta ose rreth 9 orë, ato të LSDM-së 305 minuta ose rreth 6 orë, të BDI-së 51 minuta dhe të BESËS 9 minuta. Kjo për partinë VMRO-DPMNE,  është argument se debati në Kuvend po zhvillohet. “Tre ditët e para i ngjasonte një monologu por tani jo. Ka 184 paraqitje procedural, prej tyre 90 të LSDM-së dhe 66 të VMRO-DPMNE-së. Ne kemi fituar në zgjedhjet dhe e kemi të drejtën në këtë formë të shprehemi, mbi gjitha kur hapen çështje të ndjeshme për shtetin. Hipotetikisht edhe nëse formohet Qeveri me përbërjen e tillë parlamentare nuk…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas seancës së sotme për rastin “Mitmarrja”, tha se ata kanë kërkuar që në përputhshmëri me ligjin tu mundësohet që të shohin argumentet në të cilin e bazon akuzën ndaj tij Prokuroria Publike. Kjo e drejtë është pranuar nga gjykata ndërsa seanca e ardhshme është caktuar për 4 maj. “Urdhrat i kërkojmë që nga momenti i parë i procedurës para-hetuese, dhe siç e shihni edhe sot e kësaj dite nuk mund të marrim një kopje nga urdhrat që të mund të shohim ligjshmërinë e procedurës për sigurimin e masave të posaçme dhe përgjimin e dy…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE akuzon LSDM-në për zhvillimin e politikave antinacionale dhe antishtetërore. Nga kjo parti thonë se janë të tmerruar nga kjo sjellje e kësaj partie dhe theksojnë se qytetarët nuk duan platforma të huaja, por bashkim rreth interesave të përbashkëta. VMRO DPMNE e kujtoi LSDM-në se ata kanë tashmë një dokument i quajtur “Manifesti për MAqedoni të vetme” i cili është zgjidhja e vetme për dalje nga kriza. Rikutjojnë se partia e tyre zotohet për Bashkim rreth interesit kombëtar, integrim në një shoqëri të vetme të të gjithë qytetarëve, për principin e sundimit të së drejtës dhe ekonomi e tregut…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdoj gjykimi për rastin “Mitmarrja”. Lideri i LSDM, Zoran Zaev ka arritur në Gjykatë së bashku me avokatët e tij. Seanca e mëparshme e cila u mbajt në shkurt u anulua përshkak se Zaev ishte në udhëtim zyrtar në Sarajevë ku ka pranuar çmimin për kryetarin më të mirë në Evropën Juglindore dhe të Mesme. Zaev ngarkohet se ka kërkuar mito nga biznesmeni Ivan Nikollov Saçevaliev nga Strumica.

Lexo më Shumë

Prej sot pritet mot më i freskët dhe me reshje të shiut me intensitet të dobët. Temperaturat do të jenë në rënie me një interval nga 13 deri 19 gradë celsius. Nga nesër moti do të përkeqësohet akoma më shumë dhe do të këtë dhe reshje të shiut me intensitet të lartë sidomos në veri perëndim të vendit.

Lexo më Shumë

Sot jemi në vitin 2017 dhe jo në 1903. Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së është e përbërë prej kriminelëve të cilët shpëtim për vetveten. Kështu kanë thënë nga LSDM nëpërmjet një komunikate për media, në të cilën kanë shtuar se i ashtuquajturi “Manifesti i VMRO-DPMNE-së” nuk është asgjë tjetër përpos tentim i pasuksesshëm për kthim në jetën politike të Gruevskit, i cili më tani është defaktorizuar. “Kemi porositur qartë, nuk ka biseda për amnisti. Në Maqedoni do të ketë drejtësi. Të gjithë që kanë bërë krime dhe vepra të këqija mbi qytetarët do të përgjigjen”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA. Sipas…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Nga votat e numëruara, ai fitoi mbi 55 përqind. “Fitorja ime është e qartë si kristal. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për ne, e cila tregon se çfarë drejtimi duhet të marrë Serbia”, tha Vuçiq, i cili është zotuar se do ta anëtarësojë Serbinë në Bashkimin Evropian, porse do të forcojë edhe marrëdhëniet me Rusinë. Në Kosovë, rreth 39 përqind e qytetarëve serbë me të drejtë vote morën po ashtu pjesë në zgjedhjet presidenciale serbe që u organizuan në territorin e Kosovës. Procesi i grumbullimit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit të Europës, Donald Tusk, sot do të qëndrojë për vizitë në Shkup. Ndërkaq, kriza me migrantët, roli i Maqedonisë në trajtimin e kësaj krize, si dhe gjendja aktuale politike në Maqedoni, do të jenë në fokus të bisedës, në takimin e tij me Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Nga kabineti i presidentit Gjorge Ivanov, informojnë se përveç gjendjes aktuale të krizës me migrantët, rolin e Maqedonisë dhe gjendjen në rajon, presidenti Ivanov do ta njoftoj Tuskun edhe për situatën politike në vend. Nga kabineti I presidentit Ivanov, informojnë se në takim, do të flitet edhe për perspektivën…

Lexo më Shumë

Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka fituar bindshëm zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot në Serbi, tregojnë të dhënat e para. Pas numërimit të 70 për qind të votave, prin Vuçiq, me 55.20 për qind, i ndjekur nga Sasha Jankoviq, me 16 për qind. Mediat serbe shkruajnë se gjasat janë minimale që të ketë rreth të dytë të votimit dhe se fitorja e Vuçiqit është e sigurt.

Lexo më Shumë

Serbët kanë votuar për presidentin e ri të vendit, me kryeministrin aktual, Aleksandar Vuçiq, i cili shihet favorit i pakontestueshëm për t’i fituar zgjedhjet presidenciale. Sipas sondazheve parazgjedhore, 47-vjeçari Vuçiq do ta fitojë rundin e parë me më shumë se 50 për qind të votave, megjithatë do të “kërcënohet” nga Luka Maksimović, 27-vjeçari i cili ka ngjallur vëmendje të madhe në mesin e rinisë serbe, derisa në fushatën zgjedhore është paraqitur me pseudonimin Ljubiša Preletačević – i Bardhi, duke parodizuar politikanët serbë. Roli i presidentit është kryesisht ceremonial, por Vuçiq pritet ta shtrijë pushtetin përmes rolit të tij në Partinë…

Lexo më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Autizmit – 2 Prilli me aktivitete të ndryshme shënohet në mbarë botën, ku organizatat shëndetësore dhe të shoqërisë civile angazhohen që të ngrenë vetëdijen për këtë sëmundje, shkruan AA. Autizmi është një çrregullim mendor i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç. Në Maqedoni nuk ekziston regjistër për personat me autizëm Republika e Maqedonisë nuk ka një regjistër të personave me autizëm dhe nuk ka statistika të sakta sa fëmijë janë…

Lexo më Shumë