Author: almakos

Ka disa ditë që zjarri ka kapluar Karadakun. Zjarri ka filluar ditën e premte dhe po vazhdon ende pjesërisht. Situata për momentin është qetësuar, ashtu siç njoftojnë edhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim se ekipet janë në terren dhe po i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për mos lejimin e përhapjes së zjarrit. Zëvendësdrejtori, Ekrem Zendeli, bëri të ditur se për momentin ata ende nuk kanë ndonjë informacion se për çfarë sipërfaqe bëhet fjalë, që e ka kapluar zjarri. “Mesa kemi ne informacion, janë angazhuar të gjitha strukturat, ne jemi duke vepruar me rreth 50 ekipe, 3 mashina…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i popullsisë i iniciuar nga VMRO-DPMNE-ja në manifestimin e saj ka për qëllim mbajtjen gjallë të debatit sa i përket përqindjes së shqiptareve e me këtë edhe tërheqjen e vëmendjes nga kriza reale dhe hetimet e Prokurorisë Speciale. Kështu  vlerëson Akademiku Abdylmenaf Bexheti, i cili ishte edhe nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Regjistrimit. Duke folur për regjistrimin e dështuar në vitin 2011, Bexheti shton se kjo strukturë para të dal me propozime të reja duhet të jep përgjegjësi edhe për keqpërdorimin e fondeve të regjistrimit aso kohe. Realisht tani e kërkojnë për të hedhur pluhur syve, për të pastruar…

Lexo më Shumë

Ekspertët politik derisa komentojnë ofertën e VMRO-DPMNE-së të dalë nga manifesti i saj për stabilitet politik afatgjatë shprehen se ndryshimet e tilla në sistemin zgjedhorë përfshi edhe 20 deputet bonus për fituesin, do ta bënin edhe më totalitar sistemin aktual zgjedhor. Politologu Zlatko Dimitrijeski thotë se parimi 20 deputet bonus për partinë fituese u cenon qytetarëve të drejtën e zgjedhjes. Me parimin 20 deputet shtesë për fituesin në njëfarë mënyre do të manipuloheshin rezultatet zgjedhore dhe ata nuk do të ishin rezultat i vullnetit të qytetarëve. Pra 20 deputet plus nuk do të ishin të zgjedhurit e qytetarëve, por do…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk ka falënderuar Maqedoninë në lidhje me rolin e saj në përballjen me krizën e migrantëve. ‘ “Kam ardhur këtë mu mesazh të fort nga liderët e BE-së. Përkushtimi i BE-së, për perspektivën evropiane të Maqedonisë e padyshimtë. Punët e juaja për të ardhur tek BE ishte e shoqëruar me një unitet. Unë u përgjigja në letrën tuja në lidhje me gjetjen e zgjidhjes për krizën. Kriza po e mban vendin larg BE-së, dhe është e juaj që të gjeni zgjidhje që të do bazohet në vlera demokratike. Vetëm një zgjidhje e tillë do të…

Lexo më Shumë

Presidenti Ivanov ka falënderuar Këshillit të Evropës, Donald Tusk, në lidhje me ndihmën e  dhënë Maqedonisë për të përballur me krizën e migrantëve. “Në takimin tonë ka dominuar tema e migrantëve,  si dhe kriza politike pas zgjedhjeve të 2016-tës. Kemi përsëritur se Maqedoni është një vend tranzite për migrantët”, ka thënë Ivanov, duke shtuar se Maqedoni si tani edhe në të ardhmen do të ruaj kufijtë e saj, por edhe kufijtë e Evropës. “Porosia e jona është e qartë, na ndihmoni që t’ju ndihmojmë. Duke ndihmuar Maqedoninë ju e ndihmonin vete”, tha Ivanov, përcjell SHENJA. Në lidhje me krizën aktuale…

Lexo më Shumë

03 April Lideri i LSDM-së Zoran Zaev thotë se në bazë të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës, shumica e re parlamentare ka të drejtë të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund bllokimit të institucionit ligjvënës nga VMRO-DPMNE-ja. Ndërkohë Zaev në manifestin e partisë së Nikolla Gruevskit sheh vetëm një grumbull justifikimesh për të zvarritur zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.  Ekzistojnë të gjitha alternativat e mundshme që Kushtetuta, ligjet dhe Rregullorja i lejojnë në pjesën e plenumit, që shumica të miratojë vendime. Në bazë të Ligjit për Kuvend dhe Rregullores, shumica parlamentare do ta marrë nën kontroll udhëheqjen e mbledhjeve.  Të…

Lexo më Shumë

03 April Avokatët e Zoran Zaevit sot në gjykatë u ankuan se Prokuroria Themelore nuk u ka dërguar asnjë provë për rastin “Ryshfeti”. Për këtë shkak, seanca e sotme u anulua dhe e njëjta do të vazhdojë më 4 maj. Gjykatësja obligoi prokurorinë që avokatëve t’ua dorëzojë provat që tregojnë se kreu i LSDM-së ka marrë ryshfet. Zaev akuzohet se nga biznesmeni Ivan Nikollov nga Strumica ka marrë ryshfet prej 200 mijë euro derisa ishte kryetarë i Strumicës për t’ia legalizuar tokën ndërtimore. Alsat-M

Lexo më Shumë

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kumtoi se e ndjek situatën me zjarret në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe është e gatshme në çdo moment nëse ka nevojë të angazhojë ekipe për përgjigje të shpejtë për shuarjen e tyre. Nga Drejtoria potencuan se komuna Gazi Babë ka kërkuar ndihmë prej tyre për ballafaqim me zjarr në rajonin e f. Bullaçan. “Janë angazhuar 39 persona nga forcat për mbrojtje dhe shpëtim së bashku me tre automjete speciale për terren të pajisura me pompa, dy minibusa për transport të pjesëtarëve dhe dy automjete të terrenit për logjistikë në terren, qëndron në…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov në foltoren e Kuvendit, ka thënë se kushëriri i Nikolla Gruevskit dhe ish numri një i DSK-së, Sasho Mijallkov në muajin janar ka blerë pompa të benzinës në vlerë për 6 milionë euro. “Dëmi i revolucionit ‘shumëngjyrëshe’ është më i vogël se gjashtë milionë euro, para që kushëriri juaj ka blerë pompa të benzinës. Po e vrasim demokracinë, askush nuk ka kundër që të ketë debat, por e palejuar është të ketë replika dhe kundër replika nga deputetët të partisë së njëjtë. Nëse është qëllimi shkatërrimi i demokracisë, tregoni menjëherë”, tha Shilegov. Kuvendi është në…

Lexo më Shumë

Në orën 14:00 ka filluar takim mes presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe Kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk. Tema kryesore do të jetë kriza e emigrantëve, roli i Maqedonisë në këtë krizë, por edhe zhvillimet aktuale politike. Pas takimet do të ketë konferencë për shtyp.

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ia bëri të qartë VMRO DPMNE-së dhe kryesuesit të Kuvendit Trajko Veljanovski se shumica parlamentare po e humb durimin dhe se së shpejti do ta merr kontrollin mbi shtëpinë ligjvënëse. “Pakica dhe para së gjithash kryesuesi i Kuvendit duhet ta dijnë se shumica e deklaruar parlamentare ka të drejtë dhe obligim që ta merr kontrollin mbi Kuvendin. Kjo bëhet nëpërmjet zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit nga radhët e saj dhe kështu do të merrej edhe përgjegjësia  për udhëheqjen e Parlamentit. Shumica parlamentare nuk do të lejojë zvarritjen e kësaj pune deri në pafundësi,…

Lexo më Shumë

Ka vazhduar sot debate në Kuvendin e Maqedonisë, ku në rend dite është pika e përzgjedhjes së kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe emërim si dhe zgjedhja e kryetari të Kuvendit. Por, edhe sot debati po zhvillohet për krejtësisht pika tjera. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, vazhdimisht po shërbehen me deklaratat e deputetëve të BDI-së, mbi gjitha, me deputetin Ejup Alimi, i cili lexoi Deklaratën e Partive Shqiptare në foltoren e Kuvendit. Ata thonë se veprimet e tilla janë një dëshmi se ekziston Platformë dhe bazuar në këtë ata kërkojnë që sa më shpejtë të organizohen zgjedhje të reja parlamentare. “Gjysma e…

Lexo më Shumë