Author: almakos

Nga Lëvizja “Për Maqedoni të përbashkët”, kanë bërë thirrje për protesta para Kuvendit, duke thënë se kanë informacion se “në mënyrë të dhunshme, duke thyer Rregulloren për punë të Kuvendit do të zgjidhet kryetari i Kuvendit”. “Qytetarë të Maqedonisë, rrini gati për çdo reaksion. Ka ardhur koha për fitoren finale. Sot të gjithë para Qeverisë në pesë. Nëse duhet edhe më herët”, thuhet në njoftimin e “Për Maqedoni të përbashkët”.

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi, duke ju drejtuar Trajko Veljanovskit, i tha se është duke e shkelur Rregullore, pas refuzimit të propozimit të Oliver Spasovskit nga LSDM, me përkrahje të dhjetë deputetëve të votohet për kryetar të Kuvendit. Ziadin Sela nga “Aleanca për shqiptarët” tha se “kryesuesi nuk ka të drejtë vendos për asgjë”, edhe pse siç tha “nëntë ditë jemi dëshmitarë të shkeljes së Rregullores”. Ai ka potencuar se në Rregulloren askund nuk shkruan se kryesuesi ka të drejtë të vendos si do të vazhdoj me punë Kuvendi. Ndaj kësaj ka reaguar Antonio Milloshoski i cili ka akuzuar deputetët…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka dërguar një kumtesë në lidhje me sulmin fizik ndaj deputetit të LSDM-së, Maksim Dimitrievski. Ata kanë thënë se kriminelët dhe tradhtarët e LSDM duhet të sanksionohen. “LSD është shndërruar në një strukturë mafizoe e cila nuk ka më asnjë pikë të përbashkët me popullin maqedonas. Kulmi i sjelljes kriminele dhe të dhunshme të shoqërisë kriminele rreth kriminelit Zoran Zaev është sulmi fizik i turpshëm nga ana e deputetit Maksim Dimitrievski. Dhunuesi Maksim Dimitrievski, pa asnjë arsye me grushte ka sulmuar një 23-vjeçar për shkak se nuk i ka pëlqyer kënga maqedonase e cila është porositur. Ky skandal duhet…

Lexo më Shumë

Pas kërkesës së Spasovskit që të kalohet në pikën e katërt, zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, kanë pësuar disa polemika mes VMRO dhe LSDM edhe jashtë foltores, raporton SHENJA. Në një moment deputeti Enes Ibrahimi u dëgjua duke bërtitur dhe e quajti Trajko Velajnovskin “puçist”. Në moment reagoi Veljanovski dhe pyeti deputetin si nuk i vjen turp ta quajë ashtu dhe ndërpreu seancën duke caktuar 15 minuta pauzë.

Lexo më Shumë

06 April LSDM-ja dëshiron të zbatojë skenar të dhunshëm për marrjen e pushtetit, por kjo nuk do të kalojë, kumtojnë nga VMRO-DPMNE dhe theksojnë se “dalje nga kriza politike është Manifesti për Maqedoni të vetme”. “Bëhet gjithnjë e më e dukshme se me LSDM nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje, e cila nuk do të ishte në dëm të shtetit dhe se thurin plane si në mënyrë jodemokratike të fillojnë ta zbatojnë platformën e Tiranës”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE. Nga VMRO theksojnë se fillimisht “LSDM-ja refuzon të heq dorë nga platforma e Tiranës, elementet e së cilës…

Lexo më Shumë

06 April Proceset demokratike do të lëvizin shpejtë dhe Maqedonia do të bëhet me kryetar Kuvendi dhe Qeveri të re reformuese me çka do të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve, thanë sot nga LSDM. “Mesazhet e fundit të deputetëve, përfaqësuesve dhe institucioneve të BE-së, raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare dhe mediave si dhe ato të Fridom Haus dhe Ekonomist tregojnë qartë për zhbllokimin urgjent të parimeve demokratike. Çdo pengesë e proceseve demokratike do të thotë kanosje për vlerat demokratike dhe e çon Maqedoninë në izolim të mëtejmë prej botës demokratike”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. Nga…

Lexo më Shumë

LSDM dëshiron të zbatoj skenarë të dhunshëm për të marrë pushtetin, por kjo nuk do të kaloj, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, duke shtuar se dalje nga kjo krizë politike është “Manifesti për Maqedoni të vetme”. “Ata janë të gatshëm edhe me forcë të shkelin vullnetin e popullit, interesat nacionale dhe shtetërore. Për këtë shkak revolti rritet për çdo ditë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA.

Lexo më Shumë

I bëj thirrje partive politike që të përmbahen nga retorika e cila sugjeron ndarje dhe nxit tensione ndëretnike. Kjo është përgjigja e Sekretarit Gjeneral të NATO-së, Jens Stoltenberg, ndaj letrës së Presidentit të shtetit Gjorge Ivanov, dërguar më 7 mars. Stoltenberg në letrën thotë se liderët politik në Maqedoni duhet të fokusohen në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos si kornizë për zgjidhjen e  krizës politike. “Zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin hap esencial drejt zgjidhjes së rkizës. NATO nuk përzihet në proceset e brendshme të Maqedonisë, e as nuk merr anë. Por, interesi ynë është që të respektojmë vlerat politike dhe…

Lexo më Shumë

Me nderime dhe me vendosjen e luleve para monumentit të viktimave të Luftës së Dytë Botërore, këtë mëngjes në Sarajevë filoi shënimi i 6 Aprilit, Dita e Sarajevës, raporton Anadolu Agency (AA). Në qendër të qytetit u mblodhën një numër delegacionesh dhe qytetarë të cilët kishin dalur për të përkujtuar dy data shumë të rëndësishme të historisë së Sarajevës 6 prill 1945 dhe 1992. Para 72 vitesh Sarajeva u çlirua nga pushtimi fashist në Luftën e Dytë Botërore. Dekada më vonë, më 6 prill, 1992 filloi rrethimi i saj, i cili zgjati 1.425 ditë dhe është një nga më të…

Lexo më Shumë

06 April Shtatë persona janë lënduar lehtë në gjashtë prej gjithsej 13 aksidenteve që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup. Në shtatë është shkaktuar dëm material. Policia rrugore dje ka sanksionuar 29 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, tre shoferë të cilët kanë kaluar në semafor të kuq, si dhe 19 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 71 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave. Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë mënjanuar 63 automjete.

Lexo më Shumë

06 April Eurodeputetet vlerësuan se situata në Maqedoni është shumë serioze ndërsa kriza politike gjithnjë edhe më e thellë e rrezikon perspektivën evropiane të vendit. Raporti për përparimin e Maqedonisë në vitin 2017 i përpiluar nga raportuesi Ivo Vajgëll u shqyrtua në një sesion plenar mbrëmë vonë nga Parlamenti Evropian. Përfaqësuesi i presidencës së Maltës, Lan Borg, tha se Maqedonia vuan nga polarizimi dhe kultura e ndarjeve, ndërsa mangësi sistemore janë regjistruar në sistemin gjyqësor, të drejtat e njeriut dhe luftën kundër korrupsionit. Borg edhe një herë e theksoi shqetësimin e madh për shkak se ende nuk ka qeveri në…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të vazhdojë seanca konstitutive, në të cilën duhet debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Deputetët sot ditën e nëntë me radhë do të debatojnë për propozimin për përbërjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, që është parakusht për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit. Në Komision, VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar.

Lexo më Shumë