Author: almakos

Ilaçet për sistemin nervor në Maqedoni bëjnë pjesë në grupin e tretë të barërave të cilat harxhohen më shumë. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë shkruar 3,37 milion receta me ilaçe kundër depresionit. Fondi për Sigurim Shëndetësor gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar rreth 6 milion e pesëqind mijë euro për këtë lloj të terapive. Kjo shumë është për 8,9% më e madhe në krahasim me vitin 2015.  Në vitin 2016 është në rritje numri i punëtorëve të prekur me depresion. 8:50 Sipas Fondit Shëndetësor , terapia për depresionin sidomos anti-depresivët si: diazepami, janë dhënë mbi 3,37 milion receta për…

Lexo më Shumë

Zhvillimet në Kuvend ngjallën reagime edhe në rrjetet sociale ku po apelohet për të protestuar kundër mënyrës së zgjedhjes së kreut të Kuvendit. Për momentin para Kuvendit, ku është paralajmëruar të fillojë protesta, ende nuk janë tubuar protestuesit ndërkohë ende nuk janë bllokuar edhe rrugët ashtu siç ndodh zakonisht. Përndryshe sot është dita e 40-të e protestave të organizuar nga iniciativa “Për Maqedoni të bashkuar”. Kërkesat kryesore të protestuesve janë: Tërheqja e tërsishme e të gjithë partive nga, siç e quajnë ato, Platforma e Tiranës dhe hartimi i një platforme maqedonase që do të ishte në interes të të gjithë qytetarëve…

Lexo më Shumë

[embedded content] 06 April Nëntëdhjetë e tre për qind e qytetarëve të Maqedonisë situatën aktuale politike në vend e përjetojnë si të tensionuar, kritike dhe të paqëndrueshme. 65 për qind mendojnë se vendi po lëviz në drejtim të gabuar, tregon anketa e kryer nga Instituti Kombëtar Amerikan Demokratik (NDI). Thuajse çdo person i tretë i anketuar konsideron se përgjegjës për krizën politike janë VMRO DPMNE-ja dhe presidenti Gjorge Ivanov. Për 13 për qind të të anketuarve problemi qëndron në Platfоrmën e partive shqiptare, ndërsa rreth 11 për qind e drejtojnë gishtin nga LSDM-ja. “Maqedonasit dhe grupet e tjera etnike në…

Lexo më Shumë

Gjykata supreme ende nuk ka caktuar seancë të përgjithshme në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë publike për heqjen e masës së paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Nga gjykata më e lartë, Prokuroria e Marko Zvërlevskit kërkoi të hiqet paraburgimi për pronarin e televizionit Nova. Ndaj kësaj reagoi Prokuroria speciale e cila e tërhoqi kërkesën e Prokurorisë së rregullt dhe kërkoi largimin e kryetarit të Gjykatës supreme, Jovo Vangelovski për shkaka se edhe ai është pjesë e materialeve të përgjuara. Derisa pritet seanca në të cilën pesë gjykatës do të vendosin nëse Sead Koçan do të shkojë në…

Lexo më Shumë

Deputeti Ilija DImovski i pyetur për  ndryshimin e qëndrimit të BDI-së, tha partia e Ahmetit ka ndryshuar qëndrime që kur PSP ka filluar të hetojë funksionarë të kësjapartie. “Kemi ndjenjë se aktivitetet e PSP-së në lidhje me lëndë për funksionarë të lartë të BDI-së ndikojnë në veprimin e tyre politik. Plani është të respektohet Rregullorja”, tha Dimovski, raporton SHENJA. Ai ka shtuar se nuk do të lejojnë asnjë skenarë të dhunshëm dhe se e dinië se cfarë skenare përgadit LSDM. “Fshehja e marrëveshjeve politike që prekin në unitetin dhe kushtetutshmërinë e shtetit më nuk është e mundshme. Askush nuk do…

Lexo më Shumë

Një rast me helmim ka ndodhur në qendrën e trajnimit të Ministrisë së Brendshme. Tre nga kandidatët për policë kanë humbur vetëdijen gjatë inspektimit të mëngjesit. Në vendngjarje është paraqitur ndihma e shpejtë, pas çka tre personat që zhvillojnë trajnim policor janë dërguar në qendrën klinike. Pas kontrolleve, dy prej tyre janë lëshuar në shtëpi, ndërsa njëri është mbajtur në spital. Gjithsej janë kontrolluar 38 persona të cilët janë në trajnim, ndërsa për shtrëngim dhe humbje të vetëdijes janë ankuar edhe disa persona tjerë. MPB në koordinim me agjencinë e ushqimit nga objekti i Qendrës ku përgatitet ushqimi, kanë marrë…

Lexo më Shumë

Kërkesat tona do ta tregojnë shumicën e re parlamentare në punën e Kuvendit dhe ata frikësohen nga kjo. Kështu tha Oliver Spasovski në konferencën për shtyp që e mbajti në Kuvend. “Sot në Kuvend shumica parlamentare në bazë të dispozitave të Rregullore kërkoi nga kryesuesi që të vendos për të votuar kalimin në pikën e radhës të rendit të ditës me qëllim që të debllokohet kuvendit dhe të zgjidhet kryetari i Kuvendit”, tha Spasovski. Ai shtoi se në vend të kësaj Velanovski në mënyrë më të vrazhdë, ka treguar se është duke e uzurpuar pozicionin e kryesuesit dhe po shkel…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija DImovski tha se LSDM përgatit skenarë të dhunshme. “Nuk dëshiroj të flas për planet e tyre edhe pse i dimë. Ju thamë atyre, se i dimë, dhe do të apeloj që të mos tentojnë të shkelin Rregullore dhe Maqedoninë. Fshehja e marrëveshjeve politike që prekin në unitetin dhe kushtetutshmërinë e shtetit më nuk është e mundshme. Askush nuk do të lejoj që të punojnë në atë mënyrë, në dëm të qytetarëve”, tha Ilija DImovski. Ai tha se kishte një tentim për të shkelur Rregulloren dhe të ndalohet e drejta e deputetëve për të mbajtur fjalim. “Kjo…

Lexo më Shumë

06 April Vendimi i qeverisë gjermane për të ndëshkuar me gjoba të larta të gjitha portalet apo mediat online që publikojnë lajme të rreme ka rikthyer debatin për nevojën e rregullimit të punës edhe të portaleve edhe në Maqedoni. Por, qëndrimet mes njohësve të çështjeve mediatike janë të ndryshme nëse duhet të ketë ligj të posaçëm apo nëse rregullativa aktuale është e mjaftueshme për vendosjen e rregullit në këtë sferë mediatike. Xhelal Neziri nga qendra për gazetari hulumtuese vlerëson se ligji për rregullimin e punës së portaleve duhet të ketë ashtu siç ka rregullativë ligjore edhe për mediat tjera, por…

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ka dal me detaje lë lidhje me incidentin e mbrëmshëm, ku deputeti i LSDM-së, Maksim DImitrievski ka pohuar se është sulmuar nga disa persona në një lokal. “Më 06.04.2017, rreth orës një pas mesnate, në Sektorin për Punë të Brendshme Kumanovë, është paraqitur personi M.B, i punësuar në restorantin ‘Palas’, që ndodhet në lagjen Vera Kotorka-Kumanovë dhe ka paraqitur prishje të rendit dhe qetësisë publike. Menjëherë pastaj personi Z.A është paraqitur se në restorantin e përmendur, biri i tij V.A, ka qenë i sulmuar nga ana e personit M.D nga Kumanova- deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Maksim Dimitrievski tha se disa persona në gjendje të alkoolizuar janë futur në ahengun e tyre familjar dhe pas mosmarrëveshjes verbale kaq pasuar edhe përleshja fizike. “Po marr informacione se sulmuesit janë nga radhët e MPB-së, ndërsa dëshiroj t’i bëj thirrje profesionistëve të vërtet në MOB të zbardhin rastin. Shërbimet përgjegjëse a kanë identifikuar dhe a u kanë bërë test alkooli atyre personave? Sulmit i kanë paraprirë provokime klasike me bazë politike. Dyshoj se personat janë nga Kumanova por në interes të hetimit nuk do të komentoj më shumë se kaq”, ka thënë deputeti Maksim Dimitrievski në…

Lexo më Shumë

06 April Situata pa rrugëdalje po zgjatet, VMRO- DPMNE-ja e mban të bllokuar Kuvendin, opozita thotë se ka plan se si do të zgjidhet kriza politike, duke zgjedhur kreun e Kuvendit dhe më pas edhe qeverinë reformatore. Por strategjia e tejkalimit të krizës nuk është bërë e ditur. Ndërkombëtarët apelojnë për zgjidhje dhe thonë se nuk ka arsyetim për mos-formimin e qeverisë së re. Për këto dhe tema të tjera në “Rruga drejt” sonte të ftuar janë Tahir Hani, përfaqësues i BDI-së, Gjylymsere Kasapi, deputete e LSDM-së dhe Lulzim Aliu, përfaqësues i Lëvizjes BESA.

Lexo më Shumë