Author: almakos

Komisioni Evropian pret që gjithë liderët politik dhe institucione në Maqedoni të lejojnë që të zhvillohen proceset demokratike, që sipas Brukselit, nënkupton zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit e më pas edhe Qeverinë e re pa humbur kohë. Këtë e theksuar zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq. “Ne jemi  duke ndjekur zhvillimin e ngjarjeve dhe në vazhdimësi flasim se duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe ngecja e tanishme dhe Qeveria duhet të vendosen pa humbje kohë, bazuar në shumicën parlamentare e cila ekziston. E dini se të dytë, Përfaqësuesja e lartë dhe Komisari Hahn kanë thirrur kryetarin që…

Lexo më Shumë

Ministria e punëve të jashtme të Maqedonisë ka bërë të ditur se nëpërmjet Ambasadës në Madrid është kërkuar verifikim i informacioneve të publikuara në mediat spanjolle për gjoja arrestimin e konsullit të nderit të Maqedonisë në Barcelonë, Mario Deus, i akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve të mitur. “Pas marrjes së informacioneve përkatëse do të shqyrtohen mundësit për marrjen ose mbajtjen e statusit të tij të konsullit të ndertit të R.M-së në Mbretërinë e Spanjës”, kanë informuar nga MPJ. Mario Deus, i cili është shtetas spanjoll, është arrestuar në Afrikën e Jugut nën dyshimin për vrasjen e binjakëve të tij…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov tha se deputetëve të VMRO-DPMNE-së, nuk u intereson as Kushtetuta dhe as Rregullorja, por një fletë e bardhë në të cilën do të shkruhet se amnistohet Nikolla Gruevski për krimet që ka bërë. “Nëse pajtohemi që ta amnistojmë Nikolla Gruevskin gjithçka do të përfundoj, edhe protestat, edhe Platformat, gjithçka. Më me rëndësi është për ju kjo fletë e bardhë dhe nëse unë në të e shkruaj se amnistohet Nikolla Gruevevski për të gjithë krimet që ka bërë”, tha Shilegov. Ai tha se nëse kalohet në pikën e katërt të diskutimit nuk do të thotë se…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme ankohet nga Prokuroria Speciale pasi tashmë 4 ditë me radhë nuk i është dhënë një informatë që i duhet për një rast i cili gjendet para kësaj gjykate. Supremja përmes njoftimit me shkrim komenton se kryetari i këtij institucioni gjyqësor më 6 prill ka dorëzuar kërkesë deri tek Prokuroria Speciale por edhe ka zhvilluar disa biseda telefonike me shefin e kabinetit të Speciales pasi informata i duhej me urgjencë, mirëpo deri më sot nuk ka asnjë epilog nga kërkesa.  Gjykata Supreme njofton opinionin se Prokuroria Speciale refuzon të veprojë për kërkesën e tyre dhe kështu ndikon vetëm në…

Lexo më Shumë

Deputetja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska tha se “kemi shtet të bllokuar, qeveri të bllokuar ku ky ministër i punëve të jashtme nuk na jep të dhëna për zgjedhjen e konsujve te nderit të cilët janë arrestuar për vrasje të dyshimtë”. Nga ana tjetër, Antonio Milloshovski tha në Kuvend po tentohet të shkelet Rregullorja. “Nuk mundet një pikë që ka filluar të mos mbarohet dhe të kalohet në një pikë tjerë sepse dikush ngutet për të ardhur në pushtet. Nuk mund që qytetarët të mashtrohen”, tha Antonio Milloshovski. Deputetët e VMRO-DPMNE-së thanë se çdoherë është punuar me këtë rregullore dhe tani…

Lexo më Shumë

LSDM edhe sot kërkon që të kalohet në pikën e 4 të rendit të ditës. Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski kërkoi edhe një herë që në bazë të nenit 78 alinea2 e Rregullores së Kuvendit të ndërpritet diskutimi për pikën e 3 të rendit të ditës dhe të kalohet në pikën e katërt ku duhet të zgjidhet kryetari i kuvendit, pasi atë e kërkojnë shumica e deputetëve në kuvend.Kjo nuk u pranua nga kryesuesi i Kuvendit Trajko Veljanovski i cili i referohet nenit 80 të rregullores alineja 2.

Lexo më Shumë

Deputeti Ferid Muhiq në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive në fjalim procedural deklaroi se“Nëse partitë shqiptare do të punonin kundër Maqedonisë atëherë me ata nuk do të negocionte asVMRO dhe as LSDM. Nuk ekziston asnjë bazë për hedhjen e deklaratës së partive shqiptare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ju ftoj në emër të demokracisë të zgjedhim komisionin dhe kryetarin e Kuvendit”. Deputeti Muhiq tha se duhet patjetër të ndërpriten akuzat e deputetëve për kriminel dhe tradhtarë. Ai tha se asnjë parti nuk ka të drejtë të thirret në emër të popullit.

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE-ja insiston që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në mënyrë që të ndëshkohet siç thonë, struktura mafioze e LSDM-së dhe në të njëjtën kohë të pengohet zbatimi platformave të huaja ku parashikohet Ridefinimi i shtetit, zbatimi i dygjuhësisë, ndryshimi i himnit, stemës e flamurit. Nga kjo parti thonë se populli duhet ti kundërshtojë këto risi të imponuara nga jashtë pasi Maqedonia nuk mund të shndërrohet në shtet binacional dhe duhet të mbetet multinacional. Sipas VMRO DPMNE-së, LSDM-aj e ka pranuar platformën shqiptare për të shpëtuar kriminelët e partisë dhe se qytetarët nuk janë  të obliguar që ti paguajnë…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta mbajë vazhdimin e dhjetë të seancës konstitutive, në të cilën duhet të debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në Komision, VMRO-DPMNE do të përfaqësohet me gjashtë anëtarë, LSDM do të ketë pesë, ndërsa BDI dhe BESA nga një anëtar. Nga BDI si anëtar është përzgjedhur Xhevat Ademi, ndërsa nga Lëvizja BESA, Zeqirija Ibrahimi, nga VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stevanaxhia dhe Bllagica Lasovska, nga LSDM Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri dhe…

Lexo më Shumë

(E plotësuar) Epiqendra e tërmetit që u ndje më herët në rajonin e Shkupit, ishte 8 kilometra në lindje të kryeqytetit. Të dhënat zyrtare thonë se tërmeti goditi në orën 21:10 minuta. Tërmeti ishte me fuqi 2.7 sipas shkallës së Rihterit, në thellësi prej 1 kilometri. _________________________________________________ Një tërmet është ndjerë para pak çastesh në qytetin e Shkupit, por akoma nuk ka të dhëna për epiqendrën e tij, si dhe për intensitetin e të njëjtit. Në muajin shtator të vitit tëkaluar, rajoni i Shkupit u përball me një seri tërmetesh që erdhën njëri pas tjetrit për disa ditë me radhë.…

Lexo më Shumë

09 April Një tërmet me intensitet prej 2.7 ballëve të shkallës Rihter ka goditur Shkupin. Tërmeti ka ndodhur në orën 21:12 minuta.Këto informacione janë publikuar edhe në faqen zyrtare të tërmeteve “Last earthquaqes”. Sipas faqes zyrtare të tërmeteve, epiqendra e tërmetit ka qenë 8 km nga kryeqyteti, pranë Jurumleri.

Lexo më Shumë

Një tërmet është ndjerë para pak çastesh në qytetin e Shkupit, por akoma nuk ka të dhëna për epiqendrën e tij, si dhe për intensitetin e të njëjtit. Në muajin shtator të vitit tëkaluar, rajoni i Shkupit u përball me një seri tërmetesh që erdhën njëri pas tjetrit për disa ditë me radhë. /SHENJA/

Lexo më Shumë