27 April Situata e tensionuar nuk është anashkaluar as nga mediat botërore. Protestuesit hynë në Kuvendin e Maqedonisë pasi shumica parlamentare, Social Demokratët dhe partitë shqiptare votuan për të zgjeshur një shqiptar si krye-parlamentar, shkruan britanikja daylimail online. “Protestuesit vërshuan parlamentin e Maqedonisë pasi u votua për krye-parlamentarin” – është titulli i prestigjiozes amerikane Washington Post. Turma e protestuesve në Maqedoni ka thyer kordonin policorë dhe ka hyrë në parlament për të protestuar kundër kryetarit të ri pas diskutimeve të gjata më muaj të tërë për të formuar Qeveri të re, shkruan më tej Washington post. Çfarë po ndodh në…
Author: almakos
Pas zhvillimeve në Kuvendin e Maqedonisë ku kanë mbetur të lënduar disa deputetët, ka reaguar edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. “Dhuna nuk është zgjedhje dhe është e nevojshme ulja e tensioneve. Bëj thirrje që populli të përmbahet dhe të mos bie pre e provokimeve të atyre që dëshirojnë ta fusin shtetin në një krizë më të thellë dhe të plotësojnë skenarin e tyre”, ka thënë Gruevski në facebook, transmeton SHENJA.
Informacionet e fundit flasin se policia special është duke u futur në Kuvend. Tek pres qendra poashtu ka ardhur edhe ekipi mjekësorë, por është duke pritur që të futet Brenda dhe të ofrohet ndihmë të lënduarve.
Ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend ka reaguar edhe eurokomesari për zgjerim Johanes Han. “Dënoj sulmet ndaj deputetëve në Shkup në termin më të fortë. Dhuna nuk ka vend në Kuvend. Demokracia duhet të vazhdoj rrugën e saj”, ka thënë Han në rrjetin social Tuiter./Almakos
Në emër të ambasadorëve të jashtëm në Republikën e Maqedonisë, foli ambasadori i Suedisë Mats Stofanson, i cili tha se dhuna në Parlament është një lajm tejet shqetësues. “Po ndjekim situatën që po ndodh në Kuvend. Kjo është e papranueshme. Ftojmë në përmbajtje nga dhuna, këto janë lajme shqetësuese. I ftojmë të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna dhe retorika. Nuk është koha për dhunë por për dialog. I bëjmë thirrje policisë se ka për detyrë që të mbaj rendin”, ka deklaruar Stofanson. /SHENJA/
Protestuesit nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” që kanë hyrë në hapësirat e Kuvendit dhe kanë sulmuar deputetët, akoma po vazhdojnë të qëndrojnë brenda hapësirave të ligjvënësit, shkruan SHENJA. Situata eskaloi pasi shumica e re parlamentare zgjodhi Talat Xhaferin për kryeparlamentar të ri, ndërsa protestuesit me forcë hyrën në Kuvend. Pamjet tregonin qartë se deputetë të caktuar, në mesin e të cilëve edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, janë sulmuar fizikisht. Përderisa akoma vazhdon tollovia në Kuvend, nuk mund të sigurojmë ndonjë informatë të konfirmuar për numrin e saktë të deputetëve që janë sulmuar, si dhe për gjendjen e tyre…
Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, nga LSDM kanë thënë se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është zhbllokuar, raporton SHENJA. Nëpër mjet një komunikate nga kjo parti kanë thënë se është realizuar vullneti i shumicës së qytetarëve. “Shumica e është formuar në mënyrë demokratike në Kuvend ka zgjedhur kryetarin e ri të Kuvendit. Proceset demokratike vazhdojnë dhe pas tyre qëndrojnë më së paku 700 mijë qytetarë të cilët votuan në zgjedhjet kredibile të 11 dhjetorit. Kjo është një ditë e madhe për demokracinë e Maqedonisë dhe hap i madh për proceset demokratike në Maqedoni që çon drejt jetës kualitative për…
Protestuesit kanë thyer barrikadat dhe janë futur brenda në Kuvend.
Në përputhshmëri me Rregulloren Ferid Muhiq pranoi të vazhdoj seancën, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, raporton SHENJA. “Goran Misoski dhe Xhavat Ademi janë nënkryetar. Goran Misoski i cili në përputhshmëri me Rregulloren ku u ndërpre séance e vazhdoi të njëjtën. U kalua në pikën e katër ku u hap diskutimi. U konstatua se askush nuk mori fjalën, Dhe me 62 nënshkrimi u propozuar Talat Xhaferi. Nga prezenca gjithsej 67 deputet me 61 votë Talat Xhaferi është zgjedhur për kryetar i Kuvendit. Ja uroj postimin e kreytarit të ri”, tha Zaev, raporton SHENJA.
Pas përzgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi, deputetët e LSDM-së dhe shumicë parlamentare kanë filluar të largohen nga salla e Kuvendit. Pritet që të mbahet konferencë për shtyp i LSDM-së.
Deputetët e shumicës palramnetare kanë filluar me procedurën për përzgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit. Ai në këto momente edhe është votuar. Deputetët e VMRO-së po thonë se kjo është një puç, raporton SHENJA.
Pas pushimit pesëditor, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër duhet ta vazhdojë seancën konstitutive ku do të debatohet për zgjedhjen e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Fillimi i vazhdimit të 13-të i seancës konstituive është caktuar për në orën 11. Në rrjedhën e deritanishme të debatit me replika paraqiten deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët kërkojnë nga LSDM të heqë dorë nga Platforma e Tiranës dhe ajo, sipas tyre, është çelësi për dalje nga kriza politike apo të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale. Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk respektohet Rregullorja e…

