< Nesër Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë lidhur me kërkesën e grupit të punës për zhbllokimin e punës së krerëve të Komunave. Nuk përjashtohet mundësia që Kushtetuesja në mbledhjen e nesërme të refuzojë iniciativat e Ministrisë së drejtësisë dhe pushtetit lokal si dhe të Todor Petrovit nga Kongresi botëror Maqedonas të cilët kërkuan shfuqizimin e dy neneve nga ligji për pushtet lokal të cilat kufizonin mandatin e kryetarëve të Komunave në katër vjet. Kreu i Gostivarit Nevzat Bejta tha se pavarësisht vendimit të kushtetueses, për zgjedhjet e reja tashmë mund të vendos shumica parlamentare. Përgjigjja do të jetë nesër. Sido…
Author: almakos
Lëvizja Besa konsideron se si nevojë urgjente dhe e patjetërsueshme është ridefinimi në sistemin e drejtësisë. Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa tha se për ata, si një nga shtyllat kryesore e cila urgjentisht kërkon ndërhyrje për t’u definuar drejt dhe saktë, është sistemi i drejtësisë në mënyrë që mund të prodhohen vendime të drejta pa u ndikuar nga politika dhe preferencat partiake. “Lëvizja BESA gjykon se këtij sistemi të (pa)drejtësisë i nevojitet urgjentisht një ridefinim i plotë, për t’u rikthyer profesionalizmi dhe për t’u vendosur në pozitat e caktuara personat adekuatë, të cilët nuk do gjykojnë mbi bazat etnike dhe…
Gazeta zyrtare në numrin e sotëm ka shpallur vendimin për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetarë Kuvendi. Me këtë Xhaferi pritet që ditëve në vazhdim të deponojë edhe nënshkrimin dhe të marrë vulat. Por nga ana tjetër, presidenti Gjorgji Ivanov nuk jep asnjë sinjal se si do të veprojë ndaj letrës së Xhaferit në të cilën ai është njoftuar për formimin e shumicës së re parlamentare dhe i kërkohet që t’i ndajë mandatin për formimin e Qeverisë Zoran Zaevit. Nga villa në Vodno nuk ka asnjë njoftim edhe pse tanimë ka filluar të rrjedhë afati prej 10 ditëve. Nga LSDM…
Pas presionit mediatik seanca e sotme e Këshillit të prokurorëve publik, në të cilën ishte paralajmëruar që të zgjidhen më shumë se dhjetë prokuror të rinj, është anuluar. Seanca ishte e mbyllur për publikun, dhe nuk u dhanë shumë informata nëse ka patur ose jo ndonjë mosmarrëveshje rreth asaj se kujt duhet ti takojnë vendet bosh të prokurëve. Kryetari i Këshillit Petar Anevski nuk tregoi arsyet e prolongimit të seancës. Në këtë seancë duhej vendosur për dorëheqjen e kryeprokurorit Marko Zvërlevski dhe emërimin e tij si zëvendës në këshillin republikan. Gjithashtu në këtë seancë duheshin emëruar edhe disa prokurorë në…
09 May Që në orët e para të mëngjesit deri në mesditë në Shqipëri janë ndjerë katër lëkundje tërmeti, ndërsa më e forta raportohet të ketë qënë 3,6 ballë. Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, lëkundjet e para të Tërmetit janë ndjerë në juglindje të Shqipërisë në kufi me Maqedoninë paraprakisht në Prrenjas, me magnitudë 2,6 ballë, është ndjerë edhe në qytete si Pogradeci e Korça. Ndërsa një orë më vonë një tjetër tërmet me 2,5 ballë është ndjerë në Shkodër. Rreth orës 09:00 të mëngjesit është regjistruar një tjetër tërmet me epiqendër në fshatin Ibë të Tiranës, 2,7…
09 May Protestuesit e organizatës “Për Maqedoni të Përbashkët” vazhdojnë me kërcënimet me vdekje nga zyrtarëve të LSDM-së. Ata së fundi u paraqitën në protestë me një pankartë kur kërkojnë vdekjen e Zoran Zaevit dhe Radmilla Sheqerinskës. “Për Zaevin kollare e ilustruar me litar për varje dhe Radmillën rollkë gjithashtu për varje. Nga LSDM-ja thonë se mos veprimi i prokurorisë nxit vepra të tilla. Kjo sjellje e Prokurorisë Publike në mënyrë plotësuese i motivon protestuesit për sjellje të mira, si ishte rasti i mbrëmshëm për kërcënime dhe retorike dhune ndaj funksionarëve të LSDM-së. Reagimi i butë i prokurorisë Përkatëse I…
09 May Deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërste Mukovski i cili në incizimet e 27 prillit shihet duke i hapur dyert dhe duke hequr traun e portës kryesore për protestuesit e dhunshëm, demanton të ketë bërë një veprim të tillë. Ndonëse pamjet flasin vetë, Mukovski thotë se akuzat ndaj tij nuk janë të vërteta. Gazetari: Në kamera dhe incizime vëreheni duke i hapur dyert e Kuvendit?K.M: Nuk e di çfarë keni shikuar, por unë e di se nuk jam vërejtur askund! Nuk është e vërtetë!Gazetari: A i demantoni këto?K.M: Ju thashë se nuk është e vërtetë dhe nuk ka pamje të publikuara…
09 May Partitë shqiptare, pjesë e shumicës parlamentare kërkojnë nga presidenti Ivanov që të heqë dorë nga siç thonë kokëfortësia e tij dhe të dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë. Nënkryetari i integristëve Nevzat Bejta tha se nuk ka asnjë pengesë tashmë që Ivanov të mos e dorëzojë mandatin. Besoj se shumë shpejt kreu I parlamentit do ia jep mandatin mandatarit dhe do kemi qeveri reformuese e demokratike në vendin tonë. Nuk besoj që do ketë tensione më, tensionet mbaruan sepse ajo që ndodhi në kuvend ishte një pasqyrë e shëmtuar dhe nuk besoj se gjëra të tilla do përsëriten…
09 May Dështoi përpjekja e vazhdimit të mandatit të prokurores Gordana Geshkovska si kryetare në Prokurorinë e Shkupit. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski nuk arriti të fitojë mbështetje nga kolegët, për çka edhe u anulua mbledhja. Përveç pikës së rizgjedhjes së Geshkovskës, siç mëson Alsat M, për disa anëtarë nuk ka qenë i pranueshëm edhe propozimi që bashkëpunëtorja e afërt e Marko Zvërlevskit, Bisera Lazarevska të zgjidhet për prokurore e lartë publike. Mbledhja e Këshillit është shtyrë për 16 maj. Kjo është një ditë pasi ti skadojë mandati Geshkovskës. Ajo ka të drejtë të konkurrojë përsëri. Geshkovska ishte…
Objekti i Kuvendit dhe pajisjet janë të siguruara në një agjenci sigurimi e cila do t’i kompenzojë të gjitha dëmet e shkaktuara më 27 prill, kanë njoftuar sot nga shërbimi për informim i Kuvendit. “Pas ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 shërbimi profesional i Kuvendit të Maqedonisë ka bërë hetime të dëmit material. Momentalisht po kryhet dokumentimi, fotografimi dhe përshkrimi i të njëjtës. Pas kryerjes së procedurës së përgjithshme për verifikim dhe vlerësim të dëmit të shkaktuar, do tu njoftojmë për të njëjtën. Kuvendi, objekti dhe pajisjet janë të siguruara dhe kompania e sigurimit do ti mbulojë dëmet e…
09 May Breshëri nga pushkët automatike dhe shpërthime të fuqishme kishin zgjuar banorët e Kumanovës më 9 maj të vitit 2015. Të trishtuar nga krismat e armëve, banorët e Lagjes së Trimave nuk kishin njohuri se çfarë po ndodhte jashtë mureve të shtëpisë ndërkohë shumë prej tyre kishin marrë flakë dhe po digjeshin nga përplasja e armatosur mes policisë dhe grupit të armatosur i prezantuar si Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Dhjetëra familje përjetuan trauma të rënda që nuk arrinin dot t’i përshkruanin. “Situata shumë e vështirë ka qenë, shumë të shtëna armësh ka pasur, as ushqim e as gjëra tjera nuk…
09 May Përgjegjësia për Çavkovin ka qenë sot në rendin e ditës të mbledhjes së Qeverisë, e kërkuar ditë më parë nga ministri i Brendshëm Agim Nuhiu. Por, ALSAT mëson nga burimet e tij në Qeveri, se kryeministri Emil Dimitriev e ka shtyrë këtë çështje për në mbledhjen e ardhshme të ekzekutivit. Mësohet se ministri Nuhiu ka elaboruar propozimin e tij të dërguar disa ditë më parë, të shpallur edhe në konferencën e parë për shtyp menjëherë pas ngjarjeve në Kuvend, ku argumentoi rolin e dështuar të drejtorit për Siguri Publike Cavkov në mobilizimin e shtabit operativ për të frenuar…

