Author: almakos

Pedagogu i universitetit Bujqësor, Lush Susaj, foli sot në studion e News 24 lidhur me hetimet që kanë nisur ndaj 24 personave, staf dhe pedagogë të universitetit, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tendera. Pedagogu tha se politika duhet të qëndrojë larg universiteteve, teksa theksi se paraqitja e rektorit të Universitetit sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ishte një gabim. Ai tha se nëse do e kishte këshilluar rektorin do i kishte kërkuar që mos shkonte në atë mbledhje. “Sa herë vjen Rama aty situata në shkollë veç përkeqësohet. Gjëja më e mirë është me na lënë kryeministri…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e kaluar, G Bani u bë sërish pjesë e “BBVA” e kështu nisi bisedimet me banorët e shtëpisë. Një prej tyre, Valbona i ka shprehur se është ndjerë keq që ai i ka thënë se i ka mbetur hatri me të. Nga ana tjetër, G Bani i rrëfeu se 99% të rasteve e ka pasur lojë me të, ndërsa vetëm 1% pëlqim. Biseda mes tyre: G Bani: Kisha dy pëlqimet e mia kundra meje. 99% e kam pasur lojë por 1 % e kam pasur pëlqim për ty. Valbona: Pra ke luajtur? G Bani: Ndoshta. Ti e di a…

Lexo më Shumë

Pedagogu i universitetit Bujqësor, Lush Susaj, foli sot në studion e News 24 lidhur me hetimet që kanë nisur ndaj 24 personave, staf dhe pedagogë të universitetit, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tendera. Susaj tha se nga eksperienca shumë vjeçare e tij në këtë universitet, ai mendon se shumica e personave nën hetim janë shfrytëzuar. Pedagogu tha se ndonëse ata kanë firmosur letra për tendera, ata nuk kanë marrë e as nuk kanë çuar asnjë përfitim në shtëpi. vijon…

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili prej 16 ditësh ndodhet në burg ka reaguar sërish nga qelia lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij, duke u shprehur se i kanë ndaluar çdo takim dhe komunikim. “Kam vetëm këto pusulla ditore me avokatët, deri ditën kur do mund t’ju përqafoj të gjithëve ju, e të merrem me zë e me figurë me këta burra të paburra”, shkruan kryebashkiaku Veliaj. Erion Veliaj kërkon mirëkuptim për të gjithë ata që “’bezdisen’ nga gjuha ime”, duke theksuar se “ju lus të kuptoni që jam në burg, me një letër anonime”. Po ashtu ai shprehet se: Po çfarë mund të më…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristian Mickoski sot deklaroi se pret që të zgjedhet prokurori publik, i cili do të jetë mbrojtës i drejtësisë, e jo, siç tha “mbrojtës i qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së”. Gjatë vizitës në Negotinë, kryeministri është pyetur se pse nuk është i kënaqur nga prokurori Lupço Kocevski dhe si i komenton akuzat e LSDM-së se gjyqësori po partizohet. “Ajo që LSDM-ja e mbron Kocevskin dhe BDI-ja është shkaku kryesor, kushti kryeor, ne të punojmë në kundërshtim me të. Kjo do të thotë se kemi sistem tërësisht të penguar, të partizuar, që ka për qëllim të jetë mbrojtësi i fundit,…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. Spahia akuzohet për kryerjen e veprës penale ““Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”. NJOFTIM Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimeve paraprake, ka dërguar për gjykim, më 24.02.2025, procedimin penal nr.139 viti 2024, në ngarkim të pandehurit: B.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, sipas nenit 320 të Kodit Penal. Prej analizës së akteve dhe provave të administruara gjatë hetimeve të kryera, rezulton e provuar se i pandehuri, B.S., në cilësinë e kryetarit të Asamblesë…

Lexo më Shumë

Ish-reperi kosovar Feronit Shabani – Fero ka bërë të ditur se është martuar për herë të dytë. Lajmi u konfirmua nga vetë ai përmes disa postimeve në rrjetet sociale. Në imazhet e publikuara, vërehet se bashkëshortja e tij e re nuk është e mbuluar, ndryshe nga faza e mëparshme e jetës së Feros, kur ai u tërhoq nga muzika dhe u përkushtua ndaj fesë. Ndërkohë, emisioni “Prive” ka zbuluar edhe një fotografi të gruas së re të artistit, duke vënë në dukje një ngjashmëri të madhe të saj me Arbenita Ismajlin, ish-gruan e tij të parë. Nita Bajrami Sikurse Arbenita,…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i PS-së, Vladimir Kosta, është paraqitur ditën e sotme (26 shkurt) në ambientet e SPAK-ut, ku është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm. Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, ish-ligjvënësi socialist refuzoi të tregonte për mediat mbi çështjen që u thirr në Prokurorinë e Posaçme. “Asgjë s’them gjë hiç”, deklaroi ai për gazetarët. Kosta, i cili është njëherazi dhe pronari i ‘Sky Tower’ në kryeqytet, ka dhënë dëshminë e tij lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa. Kujtojmë se zyrat e ‘Harabel’ në pronësi të Xoxës ndodhen në ‘Sky Tower’.

Lexo më Shumë

Gjesti dhe Egli Tako kanë debatuar sërish me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania. Duket se marrëdhënia e tyre nuk po ecën siç duhet dhe tashmë është ftohur paksa. Ka qenë këngëtari pejan që ia ka bërë me dije banores se nuk e do dhe se nuk xhelozon për asgjë. Tutje i thotë se nëse do të xhelozonte do ishte shumë më ndryshe dhe këtë anë të tij nuk e ka parë. Egli e ka lënë këto ditë të qetë Gjestin dhe nuk e ka ngacmuar, duke respektuar atë që ka kërkuar.

Lexo më Shumë

Është arrestuar 36-vjeçari Isnik Nokshiqi, i cili një ditë më parë përplasi efektivin e policisë dhe u largua nga vendngjarja. I riu akuzohet për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, e mbetur në tentativë. Sipas njoftimit të bluve, oficerët i bënë me shenjë Nokshiqit që të ndalonte. 36 vjeçari pasi është ndaluar ka shfaqur shenja nervozizmi dhe ka nisur debate me fjalë me punonjësit blu. Ai më pas u largua me shpejtësi me makinë, duke përplasur kështu policin e qarkullimit rrugor, A.L., si dhe ka rrezikuar jetën e punonjësve të tjerë blu. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme,…

Lexo më Shumë

Gjyqtari i GJKKO-së, Erjon Bani, mbajti fjalimin e tij në tryezën e drejtësisë në qendrën për studimin e demokracisë dhe qeverisjes, duke u shprehur se të gjithë gjyqtarët e këtij institucioni, por edhe familjarët e tyre mund të përgjohen në kohë reale. Bani tha se integriteti i çdo gjyqtari është prezumuar dhe kush ka indicie duhet t’i adresojë në organet kompetente. Erjon Bani: Lidhur me integritetin si GJKKO dhe SPAK dhe BKH janë institucione më të monitoruara, për shkak të ligjit. Jo vetëm gjyqtarët, por edhe familjarët i nënshtrohen kontrollit periodik të pasurisë, monitorimit nga drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të…

Lexo më Shumë

Një biznes i importit të pijes alkoolike ka ngritur shqetësimin për bllokimin e mallrave të tij në doganë, pas mbarimit të kontratës së kompanisë SiCPA për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale. Sipas denoncimit të bërë nga qytetari, kontrata me kompaninë SiCPA ka përfunduar më 1 janar 2025, dhe kompania që ka marrë të drejtën për të prodhuar pullat fiskale, “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”, ende nuk ka nisur procesin e prodhimit, duke lënë mallrat të bllokuara në doganë. Për të sqaruar situatën, qytetari ka kërkuar një përgjigje nga Drejtoria e Akcizave dhe ka marrë një përgjigje zyrtare ku thuhet:…

Lexo më Shumë