Author: almakos

28 May Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes një komunikate, njofton opinionin  lidhur me bisedimet me partinë BESA. Në njoftim theksohet se edhe se përskaj asaj që dy subjektet janë dakorduar dhe ndajnë  përcaktimin e njëjtë për reforma urgjente,  për zhvillim demokratik  dhe evropian të Maqedonisë, megjithatë për një pjesë të çështjeve nuk arritën marrëveshje. “I lemë dyert e hapura për bashkëpunim rreth  mbështetjes për reformat që pasojnë në Republikën e Maqedonisë, si dhe për gjithçka tjetër me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga LSDM-ja.

Lexo më Shumë

LSDM nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar BESA edhe zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. “Ju njoftojmë se në lidhje me bisedimet me partinë BESA, edhe pse u pajtuam se bashkërisht e ndajmë përcaktimin për reforma urgjente për zhvillim demokratik të Maqedonisë, për një pjesë të pyetjeve nuk arritëm marrëveshje. Kemi mbetur të hapur për bashkëpunim rreth përkrahjes së reformave që pasojnë në Maqedonisë, si dhe për gjithçka tjetë që është në interes të gjithë qytetarëve”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA.

Lexo më Shumë

28 May Aktivitete të shtuara në selinë e LSDM-së ku në orët e pasdites do të mbahet mbledhja e këshillit qendror të partisë për të miratuar emrat përfundimtar për në Qeverinë e re, një ditë pasi një gjë e tillë e bëri BDI-ja. Mandatari Zoran Zaev i pyetur nga gazetarët për përbërjen e propozim ministrave të partisë së Ahmeti dhe nëse në mesin e tyre kishte edhe të dyshuar nga Prokuroria Speciale, tha se nuk e kishte një informacion të tillë dhe se këtë pyetje duhet drejtuar PSP-së. Mund kontrolloni, le të jap mendimin e tyre vet Prokuroria Speciale Publike.…

Lexo më Shumë

Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev, sot, para gazetarëve në selinë e LSDM-së tha se vendimi për Qeverinë e re është marrë dhe shumë shpejtë do ta bëjnë publik. Përsa I përket në lidhje me bisedimet që po zhvillhen me Lëvizjen Besa ai tha se nga kumtesa që do ta lëshojë kjo parti brenda ditës. “Nuk kemi folur për kuadrot e Qeverisë, por së shpejti do ta merrni vesh nga kumtesa e kësaj partie” tha Zaev. Në lidhje me përzgjedhjen e ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), dhe nëse disa nga ata janë në listën…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA pritet që sot gjatë ditës të organizojë një konferencë për gazetarë ku do të shpalos qëndrimet rreth pjesëmarrjes ose jo në qeverinë e re të mandatarit Zoran Zaev. Por, në qëndrimet e deritashme kjo parti e ka bërë të qartë se nuk kanë biseduar për poste ministrore, por bisedimet janë zhvilluar për pesë parimet e kësaj partie. Ridenimi, pjesëmarrja në një Qeveri në të cilën nuk përfshihen njerëz të inkriminuar, marrëveshja për koalicionin të jetë e afatizuar dhe transparente, implementim i plotë i deklaratës shqiptare, si dhe qeverisje e balancuar, janë parimet për të cilat nga Lëvizja BESA thonë…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm deri në vranësira të dendura në prët e pasdites. Në pjesën perëndimore të vendit do të ketë edhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 7 deri 13 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 19 deri 23 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me temperaturë maksimale deri 22 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit në Reçicë të vogël ka bërë të ditur emrat e ministrave të rinj. “Kabineti i ardhshëm të përbëhet nga Hazbi Lika, zv/kryeminsitër për Marrëveshje të Ohrit, zv/kryeministër për euro-integirme Bujar Osmani. Për ministër të ambientit Sadulla Duraku, ministër i drejtësisë Bilent Saliu, ministër i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministër pa resor Ramiz Merko. Për zv/ministra në mbledhjen e radhës do të vendosim”, ka deklaruar Ali Ahmeti. Ai tha se ministria e shëndetësisë dhe pushteti lokal i takon “Aleancës për Shqiptarët”. I pyetur në lidhje me spekulimet se Izet Mexhiti ka pasur pretendime të…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë të ditur emrat e ministrave të rinj të cilët do të jenë pjesë e Qeverisë së re. Emra të rinj të cilët do të jenë pjesë e kabinetit të kryeministrit të ardhshëm Zoran Zaev janë: Kreshnik Bekteshi i cili do të jetë ministër i Ekonomisë, Bylen Salihu do të jetë ministër i drejtësisë. Ndërkaq ashtu edhe siç flitej gjatë ditës postimin e ministrit të Ekologjisë do ta zë Sadulla Duraku. Në postin e zv/kryeministrit për integrime evropiane do të ulet Bujar Osmani, ndërsa Hazbi Lika do të jetë zv/kryeministër për Marrëveshjen e Ohrit.

Lexo më Shumë

27 May Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte vendosi që me dikasterin e ekonomisë të udhëheq Kreshnik Bekteshi, Bylent Sali me Ministrinë e drejtësisë, Sadulla Duraku, ministër i ekologjisë, Bujar Osmani, zv/kryeministër për euro-integrime dhe Hazbi Lika, zv/ kryeministër për Marrëveshjen e Ohrit. Ndërkohë që kryesia e BDI-së është duke vazhduar akoma.

Lexo më Shumë

Testimi ekstern ka shkaktuar huti tek nxënësit, të cilët janë në hamendje të përgatiten ose jo për këtë testim, pasi një gjë e tillë ende nuk është vendosur, kështu thekson Majlinda Çilafi, kryetare e Unionit të Nxënësve Shqiptar. Ajo gjithashtu potencon se ky Union do të vazhdojë ta ketë të njëjtin qëndrim se ky testim duhet të anulohet plotësisht, pasi një lloj i tillë i testimit nuk ka sjellur asgjë pozitive. Ndërkaq, sa i takon asaj që UNSH parashihte organizimin e protestave kundër testimit ekstern, Çilafi  tha se ata e kanë anuluar përkohësisht këtë iniciativë, për shkak të ndodhi ve…

Lexo më Shumë

Një muaj nga incidenti i përgjakshëm i 27 prillit, kur protesutes nga jashtë u futën brenda në Kuvend dhe sulmuan fizikisht deputetët. Situata eskaloi pas zgjedhjes së Talat Xhaferi për kryeparlamentar. Pas votimit të deputetëve të shumicës parlamentare, Talat Xhaferi lexoi edhe betimin për kryetar Kuvendi. Pas ceremonisë Xhaferi, Zaev të shoqëruar nga disa deputetë të tjerë të LSDM-së dhe BDI-së thirën konferencë për shtyp në pres qendrën e Kuvendit. Protestuesit nga jashtë kaluan barrierat e policisë dhe hynë në Kuvend duke uzurpuar fillimisht sallën e madhe ku zhvillohen seancat plenare dhe hapsirat e tjera. Më pas protestues të dhunshëm,…

Lexo më Shumë

Ka filluar sot realizmi i provimit ekstern të maturës shtetërore për sesionin e qershorit. Maturantët i janë nënshtruar provimit në gjuhën amtare. Sipas të dhënave të Qendrës shtetërore për provime, janë paraqitur 5.120 maturantë për gjuhën shqipe, 10.632 për gjuhën maqedonase dhe 418 maturantë për gjuhën turke. Drejtori  i gjimnazit “Zef Lush Marku” Faruk Zeqiri, bëri të ditur se në këtë shkollë janë testuar gjithsej 550 nxënës, ndërsa shtoi se  testimi ka filluar në kohë dhe ka vijuar gjithçka në rregull.“Sot në shkollën tonë po realizohet matura shtetërore, nxënësit po i nënshtrohen testimit në gjuhën shqipe dhe letërsi. Testimi ka…

Lexo më Shumë