Author: almakos

Ambientet e kuzhinës së një apartamenti në një pallat në lagjen ” Vullnetari” në qytetit e Elbasanit janë përfshirë nga flakët rreth orës 18:40 mbrëmjen e kësaj të mërkure. Sipas burimeve zyrtare pakujdesia gjatë ndezjes së bombolës së gazit për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Fillimisht në kuzhinë ishte ndjerë erë gazi, por në vend që të mbyllnin ventilin e bombolës e kanë ndezur duke neglizhuar marrjen e masave të sigurisë. Bombola e sistemuar në kuzhinë pas ndezjes ka shpërthyer në flakë duke krijuar ambient të rrezikshëm për eksplozion. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, ndërsa familjarët…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe minister i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot priti përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile: Qendra për ndryshime klimatike, Mili-eu-kontakt Maqedoni, Eko-ndërgjegjësimi, Shoqata ekologjike e Maqedonisë dhe Shoqata e juristëve të rinj, që punojnë në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Në takim, ministri Mexhiti i njoftoi shoqatat me planet dhe prioritetet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe të Qeverisë për periudhën në vijim, si dhe me mënyrat dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit. Mexhiti u tha organizatave joqeveritare të eko-shoqërisë se është i hapur për bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme një person në zonën e Astriti, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, viktima, ende i paidentifikuar, mësohet se është rreth 70-vjeç. Nga këqyrja e trupit të tij, policia njofton se nuk u vëren shenja dhune. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 26.02.2025, rreth orës 18:25, në Astir, në rrugë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 70 vjeç. Paraprakisht nuk vërehen shenja dhune. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme janë rikthyer në shtëpinë e “BBV4” 3 nga ish-banorët e këtij edicioni G Bani, Amber dhe Jozi. Pas daljes së parë të Jozit nga shtëpia e “BBV4” dhe pasi Loredana pa disa nga deklaratat e tij jashtë, ajo vendosi të shkëpuste romancën e tyre dhe vazhdoi e lojën e saj. Mbrëmjen e djeshme Jozi është rikthyer në shtëpi me një sjellje shumë të ftohtë ndaj saj dhe ballafaqimi i tyre nuk ishte ashtu si e prisnim. Biseda mes tyre: Jozi: Kjo ka bërë gjëra para 7 milionë njerëzve Lori: Pse dërgove trëndafila Jozi: Mos më prek Lori:…

Lexo më Shumë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 26 shkurt vendimarjen për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurorit të Tiranës, Valentin Preci. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ina Rama dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla, Rezarta Shuetz dhe Mimoza Tasi. Në seancën e shpalljes së vendimit nuk ishin të pranishëm drejtuesi i SPAK, Altin Dumani që parashtroi shkaqet e ankimit të ngritura nga ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, si dhe as subjekti i rivlerësimit, prokurori Valentin Preçi. Preçi u konfirmua në detyrë më 10 janar të…

Lexo më Shumë

Janë publikuar pamjet nga sulmi ku mbetën të plagosur disa persona jashtë një gjykate në Gjermani, po mbahej seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Besar Nimani Sipas raportimeve të mediave gjermane, të plagosurit mësohet se janë familjarë të pandehurit për rastin e Nimanit. Mësohet se vëllai i të  pandehurit është qëlluar në këmbë, ndërsa i ati është qëlluar në mushkëri dhe është në gjendje kritike për jetën. Njëri prej autorëve të dyshuar Sakaq raportohet se i plagosur ka mbetur dhe një person i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet akoma. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët…

Lexo më Shumë

Organizata “Freedom House” tha të mërkurën se liritë politike dhe civile kanë shënuar përkeqësim në vitin e fundit në gjashtëdhjetë shtete në botë, ndërkaq situata është përmirësuar në vetëm 34 prej tyre. Sipas organizatës, mbi 40 për qind e popullsisë së botës janë të prekur nga ky përkeqësim në vitin 2024, që shënon edhe vitin e 19 të kësaj prirjeje në nivel botëror. Në raportin “Beteja e vështirë për të mbrojtur të drejtat”, organizata ia atribuon këtë përkeqësim “dhunës politike, manipulimit të zgjedhjeve, konflikteve të vazhdueshme të armatosura dhe thellimit të shtypjes gjatë vitit 2024”. Sipas vlerësimeve të ‘Freedom House’,…

Lexo më Shumë

Bizneset të cilat janë subjekte akcize dhe përdorin pulla fiskale po përballen me një situatë të paprecedentë në doganë, për shkak se mungojnë pullat fiskale. [embedded content] Një situatë e tillë po dëmton bizneset të cilat thonë se nuk fusin dot në treg mallin për konsum, ndërkohë që po cenohen kontratat ekzistuese me furnitorët jashtë vendit. Avokati Sajmir Laçej, njëherazi edhe përfaqësues i shoqatës së prodhuesve të pijeve alkoolike thotë për News24 se ky bllokim shkakton kosto të lartë për biznesin. “Më shumë dëmtohet privati për aq kohë sa nuk arrin të sjellë për konsumatorët mallrat e parashikuara për t’u…

Lexo më Shumë

Deputetë, ministra aktual dhe ish-minstra dhe funksionarë të tjerë duket se nuk I kanë kryer në mënyrë disciplinore detyrat të cilat ua ka obliguar funksioni që ato kanë pasur ose e kanë. Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka dënuar me para funksionerët të cilët kanë shkelur ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, kryesisht nuk i kanë dorëzuar dokumentet për pronat e tyre apo informacione të tjera të kërkuara nga KSHPK. KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT “Fatmir Mexhiti ish ministër i Shëndetësisë, nuk ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për dorëzimin e informatave të kërkuara në…

Lexo më Shumë

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg dy gratë të cilat u arrestuar nga policia, pasi shfrytëzonin një vajzë të mitur për prostitucion. Mësohet se gjykata ka caktuar masën “arrest në burg” për 42-vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda. Prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj ka kërkuar si masë “Arrest në burg”. Këtë masë ka kërkuar edhe gjyqtari Fatmir Ndreu, ndërsa e kanë quajtur të ligjshëm ndalimin e tyre. Në përfundim të seancës që zgjati rreth 3 orë  avokatët mbrojtës Armand Çaushi dhe Brigels Dervishi thanë se u vlerësua i ligjshëm arrestimi në flagrancë dhe u caktua si masë “Arrest…

Lexo më Shumë

Pedagogu i universitetit Bujqësor, Lush Susaj, foli sot në studion e News 24 lidhur me hetimet që kanë nisur ndaj 24 personave, staf dhe pedagogë të universitetit, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me tendera. Pedagogu tha se politika duhet të qëndrojë larg universiteteve, teksa theksi se paraqitja e rektorit të Universitetit sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ishte një gabim. Ai tha se nëse do e kishte këshilluar rektorin do i kishte kërkuar që mos shkonte në atë mbledhje. “Sa herë vjen Rama aty situata në shkollë veç përkeqësohet. Gjëja më e mirë është me na lënë kryeministri…

Lexo më Shumë