Këta fëmijë janë paraqitur si të zhdukur dje, që nga ora 6 e mëngjesit. Vajza ka 11 vjet ndërsa djaloshi është 10 vjeçar. Një apel po përhapet në rrjetet sociale për të ndihmuar familjarët dhe autoritetet për të gjetur fëmijët. Ata që kanë parë fëmijët, apo që kanë ndonjë informatë në lidhje me vendndodhjen e tyre, luten që të kontaktojnë policinë apo numrat 072 616 518 dhe 076 943 579. Sipas të dhënave, fëmijët banojnë në lagjen Autokomandë të Shkupit, ku edhe janë parë herën e fundit. /SHENJA/
Author: almakos
31 May Në mesnatë skadon afati për votimin e Qeverisë së re. Debati mes deputetëve ka vazhduar edhe gjatë ditës. Edhe sot deputetët e VMRO DPMNE-së janë përplasur me kryeparlamentarin Talat Xhfaerin për gjuhën shqipe. Nuk kanë munguar as kritikat për programin e Qeverisë së Zaevit. Nga kuvendi vijnë paralajmërime për shfuqizimin e vendimit për testimin ekstern, gjë që u kundërshtua nga VMRO DPMNE-ja, të cilët vendimin e quajtën të dëmshëm për nxënësit. Ndërkohë Tomislav Tuntev, deputeti i LSDM-së, tha se lidhur me ngjarjet e përgjakshme mbrëmjen e 27 prillit do të kërkohen përgjegjësi. Deputetët e LSDM-së kërkuan nga deputetët…
Edhe pas 18 viteve në Maqedoni, numër i madh i refugjatëve kosovar të etnitetit rom nuk kanë dokumentacion dhe nuk janë të regjistruar. Këtë shqetësim e shfaqi sot Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, i cili deklaroi se edhe pse këto persona duhet të gëzojnë mbrojtje ndërkombëtare, ato kanë status të parregulluar juridik dhe ju jepet karton të verdhë me të cilin u shtyhet kthimi në vendin amë, por edhe u kufizohet qasja dhe realizimi i të gjitha të drejtave në Maqedoni. “Këta persona jetojnë në kushte të vështira, pa mjete për ekzistencë, pa mbrojtje shëndetësore, pa mundësi për fitimin e…
Nga data 1 korrik do të sillet tarifë e re për shërbimet kontabiliste. Këtë e ka kumtuar sot Oda e Kontabilistëve, sipas të cilëve me hyrjen në fuqi të kësaj tarife do të ngritet niveli i veprimtarisë kontabiliste. Ata po ashtu kanë deklaruar se me tarifën e re personat që kryejnë veprimtari pa regjistrim do të duhet ta rregullojnë shërbimin në pajtueshmëri me ligjet për ndalim të kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar dhe kryerjes së shërbimeve kontabiliste. “Bëhet fjalë për sjelljen për herë të parë të tarifës për vërtetimin e dëmshpërblimit, i cili përfshin shpenzimet e punës së çdo personi…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vazhdimin e sotëm të mbledhjes konstitutive me 62 vota “për”, pa të përmbajtura dhe kundër, i zgjodhi kryetarin, zëvendëskryetarin, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në votim rreth kësaj pike nuk morën pjesë deputetët nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së. Në këtë seancë: Kryetar i Komisionit u zgjodh Ilija Dimovski, Zv/kryetar Zoran Iliovski, Anëtarë: Antonio Milloshoski, Kërsto Mukoski, Daniella Rangellova, Dimitar Stefananxhija, Bllagica Llasovska, Goran Misovski, Damjan Mançevski, Petre Shilegov, Muhamed Zeqiri, Ivana Tufegxhiq, Xhevat Ademi, Zeqirija Ibrahimi. Ndërkaq me 98 vota “Për” deputetët mbyllën edhe seance e tretë…
Partitë maqedonase janë mësuar që të bisedojnë me partitë shqiptare për poste ministrore, e nuk janë mësuar që të bisedojnë për partneritet të plotë. Nuk janë të gatshëm që të bisedojnë për një Qeveri ku shqiptarët nuk do të jenë shërbëtorë. Kështu tha ndër të tjera kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në emisionin ARENA, duke shtuar se kërkesat e BESËS ishin parime mbi të cilat do të duhej të zhvillojë punën Qeveria. “Parimet e marrëveshjes të cilën ia ofruam LSDM-së, nuk vlenin vetëm për Lëvizjen BESA, por vlejnë edhe për partitë tjera pjesëmarrëse në një koalicion të mundshëm. Ne…
Zvicra do t’i ndaj 69 milion euro përmes granteve Maqedonisë në 4 vitet e ardhshme për procesin e reformave dhe përmbushjen e standardeve evropiane, ndërtimit të demokracisë sociale inkluzive dhe ekonomisë së tregut si dhe menaxhimit efikas me resurset natyrore. Strategjinë zvicerane për bashkëpunim për periudhën 2017-2020 e prezantoi sot ambasadorja Sibill Suter, e cila tha se do të ndahen 17 milionë euro në vit. Një pjesë e rezultateve të pritura mes tjerash janë edhe krijimi i 4400 vendeve të reja të punës, transparencë më e madhe dhe llogaridhënie e pushtetit lokal. “Vëmendje të posaçme do t’i kushtojmë nevojave të…
Për sa kohë ishte kryetar komune, Sadulla Duraku nuk arriti assesi të pastroj mbeturinat nga më të ndryshmet në afërsi të pendës së Likovës. Deponia e improvizuar nga dita në ditë vazhdon të rritet dhe me të madhe po shkatërrohen sipërfaqet gjelbëruese e për të cilat nuk merr përgjegjësi askush”. Mal mbeturinash shihet në afërsi të pendës së Likovës dhe në hyrje të fshatit Nikushtak ku kjo do të vazhdojë të ngufas banorët e kësaj komune edhe për një kohë të gjatë. Që në vitin 2013 Duraku kishte paralajmëruar realizimin e projektit për ndërtimin e një deponie regjionale në rajonin…
Prokuroria Themelore Publike do të kërkojë ndihmë nga Prokuroria për krim të organizuar për hetimin e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend. Organi themelor i akuzës ka konstatuar së në zhvillimet e të enjtes ka pasur një varg veprash penale dhe se sipas provave materiale këto vepra kategorizohen si krim i organizuar. Prokuroria Themelore Publike ka konstatuar se në lidhje me ngjarjet që po i hetojmë nga të cilat kanë dalë vepra penale, në këtë fazë është e nevojshme kyçja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion për shkak se një pjesë e veprimeve të ndërmarra nga personat e…
Punonjësit e hekurudhës në tubimin e sotëm vendosën që të hënën të fillojnë grevë për shkak të siç thonë ata, premtimeve të papërmbushura nga u.d. drejtori, Igor Korunovski. Makinistët kërkojnë rritjen dhe barazimin e koeficientit të të gjithë makinistëve, përqindjet e shtesës së pagës, për punë gjatë natës dhe punë në fundjavë dhe gjatë festave, të cilat u janë marrë dhjetë vjet më parë. Ata kërkojnë dhe respektimin e afateve për pagesën e rrogave. Nga sindikata e makinistëve thonë se do të kërkojnë takim me ministrin e ri të Transportit dhe Lidhjeve.
Ministri i deritanishëm i punëve të jashtme, Nikola Poposki, është përshëndetur me postin e tij. Si sukses në dy mandatet e tij i përmendi menaxhimin me krizën e emigrantëve, zbatimin e regjimit pa viza me disa shtete, misionin ISAF në Afganistan dhe, sipas tij, promovimin e suksesshëm ekonomik të Maqedonisë jashtë vendit. Sukses për të kanë qenë edhe pesë kampet verore në Ohër dhe një kamp dimëror në Krushevë për mësimin e gjuhës Maqedonase. Ai ka hapur edhe disa ambasada, ndërsa sidomos krenar ndjehet për ambasadën në Brazil. Ai thotë se në eurointegrime nuk kemi ngecur, edhe pse vendi gjatë…
31 May Ka vazhduar edhe sot debati mbi programin dhe përbërjen e re qeveritare, por pa mos munguar përplasjet mes kryeparlamentarit dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Ilija Dimovski nga kjo parti ka theksuar se me vet faktin që Talat Xhaferi vetëm deputetëve të VMRO-së u drejtohet në gjuhën shqipe, paraqet provokim për të cilin siç u shpreh ai, Xhaferi dhe shumica parlamentare duhet të mbajnë përgjegjësi dhe kjo sjellje e Xhaferit nuk çon në drejtim të normalizimit të situatës. Dua të jem korrekt, dhe të them para opinionit se ne nuk do të hymë në skenarë të provokimeve të cilët i…

