Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot njoftoi se me miratimin e ndryshimeve të Ligjit për arsim fillor, të Ligjit për arsim të mesëm dhe të Ligjit për arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme hiqet testimi ekstern. “Kuvendi i RM-së dje miratoi Ligj për ndryshime të Ligjit për arsim fillor, Ligj për ndryshime të Ligjit për arsim të mesëm dhe Ligj për ndryshime të Ligjit për arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme me të cilat hiqet testimi ekstern”, thuhet në njoftim.Ndryshimet e ligjeve, siç theksohet nga Ministria, janë publikuar në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” Nr. 67…
Author: almakos
Berlini zyrtar pret nga Qeveria e re t’i zbatojë reformat që priten nga Maqedonia, ndërsa Gjermania si partner do të ndihmojë në këtë proces, ky është mesazhi nga Berlini për Shkupin pas zgjedhjes së Qeverisë së re. “E përshëndetim zgjedhjen e Qeverisë së re në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Tani është koha që të zbatohen reformat. Gjermania është e gatshme që të ndihmojë si partner”, thuhet në reagimin për ngjarjet më të reja në Maqedoni. Mesazhin e shkurtër me të cilin Berlini e përshëndeti formimin dhe përzgjedhjen e Qeverisë së re dhe paralajmëroi ndihmë partneriteti është publikuar në profilin e…
Eksperti ekonomik Fatmir Bytyqi në emisionin “Arena” tha se shumë shpejtë qytetarët e vendit do ta kenë të qartë nëse kjo qeveri është reformatore sikurse ka paralajmëruar. “Shumë shpejtë do të kemi rastin për të dëshmuar nëse kjo qeveri është reformatore ose jo. Besoj se rebalanci i buxhetit do të bëhet në korrik gusht. Kur do të bëhet rebalanci ne do të shohim pjekurin e partive shqiptare për të intervenuar në të mirë shqiptarëve”, tha Bytyqi. Ai shtoi se parat në buxhet nuk varen vetëm prej ministrisë së financave. “Ka komisione në Kuvend, në Qeveri, ka shumë filtra para se…
Edhe analisti politik Nijazi Muhamedi tha se vendimi i BESËS për të mos futur në Qeveri ka qenë i drejtë duke parë se nuk u jetësua Platforma shqiptare. “Po të mbetej në krah të LSDM-së ose të VMRO-së atëherë nuk do të ishte mirë. E drejta e saj është ta vlerësoj momentin se çfarë pozicioni të marrë. Është e nevojshme për shqiptarët të kenë opozitë. Varet prej BESËS sa do ta artikuloj atë qëndrim opozitar. Do të shkojnë dy tre muaj dhe shumë gjera do të dalin në shesh”, tha analisti politik Nijazi Muhamedi në emisionin “Arena” në TV SHENJA.…
Analisti politik Sefer Tahiri tha se Lëvizja BESA ka marrë vendim të drejtë për të mbetur në opozitë dhe për të mos hyrë në Qeveri. Sipas tij shqiptarët më 11 dhjetor kanë votuar që të kenë përfaqësues në pushtet por edhe në opozitë. “Shqiptarët kanë votuar që disa të përfaqësohen në pushtet disa në opozitë. Mendoj se BESA ka marrë vendim të drejtë për mospërfshirjen e saj në Qeveri. Ne jemi në një demokraci parlamentare dhe çdo parti politik merr vendime autonome. Është mirë që të kemi përfaqësues në pushtet por edhe në opozitë që do të jetë kolektiv i…
Përveç shfuqizimit të testimit ekstern, deputetët sot votuan edhe ndryshimet në Kodin zgjedhor. Në vend që zgjedhjet të mbaeshin në gjysmën e parë të muajit maj, sikur rëndom, zgjedhjet për anëtarët e këshillit dhe për kryatrët e komunave do të mbahen në gjysmën e parë të muajit tetor. me këto ndryshime, kryaterët e komunave dhe këshilltarët komunal do të mbeten në postet e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, gjegjësisht deri në gjysmën e parë të muajit tetor.
Në disa lagje të Tetovës rrugët kanë mbetur të mbushura me ujë nga rreshjet e shiut pasditën e sotme. Shikues të televizionit Shenja kanë dërguar foto në adresën e redaksisë tonë në të cilat shihen rrugë të pakalueshme dhe të mbushura me ujë. Sikur pamjet në këtë foto ka edhe disa rrugë të tjera në qytetin e Tetovës ku qytetarët e kanë thuajse të pamundur të kalojnë. Uji me vete ka vërshuar edhe mbeturina dhe mbetje të tjera. Në disa rrugë ka edhe kanalizim atmosferik, por i njëjti nuk ka qenë në gjendje të mbledh ujin. Shkak për këtë qytetarët…
01 June Presidenti Gjorge Ivanov u takua sonte me ish-kryeministrat Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, dhe Emill Dimitriev ish kryeministër në fuqi deri ditën e sotme. Ai ka shprehur pritje se VMRO-DPMNE-ja si partia më e madhe opozitare, në mënyrë aktive dhe konstruktive do të japë kontribute në proceset për realizim e qëllimeve strategjike, si dhe ruajtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. “Presidenti Ivanov iu falënderua të dy ish-kryeministrave për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se në periudhën e kaluar Qeveria e Republikës së Maqedonisë investoi përpjekje të mëdha për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe…
01 June Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisionari i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, kanë përshëndetur zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë. “BE është e gatshme të mbështesë punën e Qeverisë, si dhe të opozitës, në mënyrë që të zbatohen të gjitha pjesët e Marrëveshjes së Përzhinës”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Mogherini dhe Hahn kanë shfaqur shpresën se partitë parlamentare do t’i lënë dallimet mënjanë dhe do të punojnë bashkërisht në agjendën e reformave, nga të cilat do të përfitojë e gjithë Maqedonia. “Kjo është e rëndësishme për rikthimin e vendit në…
Me 64 vota “për”, zero “të përmbajtur” dhe zero “kundër” u shfuqizua testimi ekstern. Në seancën e katërt të kuvendit pa prezencën e VMRO-DPMNE-së me procedurë të shkurtuar u votuan të propozim ndryshimet që ishin në rend dite. Verifikimi i mandatit të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarëve, zv/kryetarëve, anëtarëve dhe zv anëtarëve të komisioneve të kuvendit, propozim ligji për plotësim dhe ndryshim të kodit zgjedhor lidhur me zgjatjen e mandatit të komunave, propozim ligji për arsim fillor, propozim ligji për arsim të mesëm, dhe për ndryshim të ligjit për mësimdhënës, ishin pikat e rendit…
Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar në këto momente Propozim-ligjn për ndryshimin e Ligjit për arsim me procedurë të shkurtuar ku parasheh shfuqizimin i testimit ekstern për shkollat fillore dhe ato të mesme. Kurse Kuvendi më herët votoi edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjegjësisht ndryshimin e nenit ku thuhet se zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e parë të tetorit.
01 June Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka reaguar për atentatin që i është bërë sot ish ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. Në një konferencë për shtyp, para pak minutash, ai ka thënë se vetëm një ditë pas zgjedhjes së qeverisë së re, e cila premtoi jetë, ka pasur tentim për vrasje ndaj një ish zyrtarit të lartë. Gruevski ndër të tjera theksoi se sa here që vjen në pushtet LSDM-ja krimi fillon të lulëzojë, prandaj asgjë nuk është e rastësishme. “Se asgjë nuk është e rastësishme vërteton fakti se së pari është vendosur bombë në shtëpinë e prindërve të…

