Në Maqedoni u formua qeveria e re, por fenomenet e vjetra nuk janë çrrënjosur. Etno-nacionalizmi vazhdon të jetë shumë i pranishëm. Nëse luajnë dy ekipe të ndryshme në ndonjë sport në tribuna dëgjohen thirrje antishqiptare, thirrje që janë albanofobe dhe të dëmshme për zhvillimin e shoqërisë shumë-etnike. Si të tejkalohen mos-durimet etnike dhe sporti të mos politizohet dhe të mos marrë ngjyrime etno-centrike? Të ftuar në studio: Ilir Luma, ish politikan Mirjana Najçevska, eksperte e të drejtave të njeriut dhe Albert Hani, aktivist i shoqërisë civile “Rruga drejt…” sonte në Alsat-M ora 22.30 [embedded content]
Author: almakos
Ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Radmilla Shekerinska sot u takua me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Maqedoni, Kapitenin e marinës Gorazd Bartol, me ç’rast theksoi se Maqedonia është e angazhuar për partneritet të vërtetë me NATO-n. “Anëtarësimi në Aleancë është një nga prioritetet strategjike kryesore të shtetit tonë. Qëllimi ynë është që të shohim përpara dhe të bëjmë hapa drejt anëtarësimit të plotë”, ka thënë ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska. Ndër të tjera ministrja Shekerinska ka theksuar se pas Samitit të NATO-s në vitin 2008, mesazhi politik i dërguar nga Maqedonia nuk…
Redaktori i televizionit Sitel, Dragan Pavloviq Latas, i cili dyshohet në dy raste të Prokurorisë Speciale, Total dhe Trevnik, sot për së dyti herë u paraqit në Prokurorinë e Katica Janevës. Sipas burimeve të Alsat M, Latas në Speciale është për shkak shqyrtimit të provave të cilat i disponon kjo Prokurori për rastin Trevnik. Sipas burimeve të Prokurorisë Speciale, pritet të përfundojë hetimi për rastin Trevnik gjatë këtyre ditëve. Redaktori i Sitel dyshohet për evazion fiskal si pronar i kompanive “Total Marketing” dhe “Total Media Centar”. Latas dyshohet se prej vitit 2008 deri në vitin 2015, me qëllim që ai…
Grupet e punës së partive politike për ndarjen e mbetur të posteve sot u takuan në Kuvend mirëpo nuk nxitojnë të marrin vendime konkrete. Nga BDI-ja duke mos dhënë detaje më të hollësishme thanë se grupet e punës nuk kanë biseduar për emra konkrete dhe se takimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Këtë e deklaruan edhe nga Aleanca për Shqiptarët. Sipas tyre, pas koordinimit të grupeve të punës, kryeministri Zoran Zaev qoftë me anë të telefonatës ose me takime sy më sy me kryetarët e partive Ali Ahmetin dhe Ziadin Selën do të japin fjalën e fundit për…
“Lëvizja popullore për Maqedoninë” ka dorëzuar propozim-ligj për amnistinë e pjesëmarrësve në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, shkruan SHENJA. Kjo iniciativë është pranuar nga Kuvendi gjatë ditës së djeshme. Të pyetur nga Televizioni SHENJA, deputetët e LSDM-së thanë se një iniciativë e tillë është e papranueshme, për shkak se ata që tentuan të vrisnin deputetët, patjetër duhet dënuar. Nga Lëvizja BESA thonë se për ta, kjo iniciativë është e papranueshme, pasi parasheh që të falen njerëzit që kishin për qëllim të vrasin deputetët. Në këtë rast, nga BESA kanë bërë krahasimin me shqiptarët e dënuar me disa vite burg,…
07 June Pas vërshimeve të dy ditëve më parë, dy kahet e rrugës Tetovë-Jazhincë mbeten të bllokuara, gjysma e fshatit mbetet pa ujë kurse rreth 50 shtëpi mbeten të ngujuara nga balta që u ka bllokuar hyrje-daljet e lagjes. Banorët kërkojnë që sa më shpejtë të rregullohet ura në rrugën e epërme të fshatit dhe një autoambulancë të qëndrojë në fshat. Më prioritare është rregullimi i urës se me atë urë jemi të bllokuar komplet. Dhe rregullimi i ujësjellësit. Me ujësjellësin punohet diçka por te ura ende nuk kanë nisur”. Urgjentisht duhet me u mbaru ura, edhe aty lartë kemi…
Komisari Johanes Hann do ta dërgon Rajhart Priben së bashku me grupin e tij të ekspertëve në Maqedoni, kanë bërë të ditur sot nga kabineti i tij. Grupi i ekspertëve do ta vizitoj vendin për të analizuar gjendjen momentale, të bëhen analiza të konstatimeve të mëparshme dhe të sigurohen rekomandime për atë se si të adresohen gjitha brengat në lidhje me sundimin e së drejtës në vitet e fundit. “Si pjesë e gatishmërisë së BE-së të punoj dhe të përkrah qeverinë e re në përpjekjet e saj reformuese, unë përsëri e dërgoj këtë grup të pavarur ekspertësh për sundimin e…
07 June Një shtetas i Kosovës i moshës 60 vjeç është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një makinë të tipit “Mercedes” me targa të Kosovës. Trupi i pajetë i shtetasit të Kosovës është gjetur në afërsi të pompës së benzinës Makpetrol, para pikëpagesës në Petrovec. Policia në raportin e saj ditor njofton se rasti është denoncuar nga ana e ndihmës së shpejtë mëngjesin e sotëm rretho orës 04:15 dhe se pas hetimin në vendngjarje është konstatuar se bëhet fjalë për personin me iniciale SH.N. 60 vjeç nga Kosova. Trupi i të ndjerit është dhënë për obduksion. Megjithatë deri…
Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni Xhejs Bejli sot ka porositur se përkrahin zgjidhje të përbashkët për emrin, duke shtuar se ai nuk mund të thotë se cila është ajo zgjidhje. “Poashtu do të them se është mirë që Maqedonia ka bisedime me Greqinë dhe me vendet tjera fqinje. SHBA çdoherë ka përkrahur dhe do ta përkrah Maqedoninë në rrugën drejt NATO-së dhe BE-së”, tha Bejli. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në ngjarjen “Sfidat aktuale të biznes sektorit nga sfera e rregullativës ligjore”, e organizuar nga disa oda ekonomike, ai tha se procesi reformues, reformat në gjyqësor dhe ën…
Sot pasdite dhe në orët e mbrëmjes në shumë vendeve do të ketë mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht dhe në formë të motit të lig me reshje intensives të rrëmbyeshme të shiut, erë e përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshrit. Meteorologët paralajmërojnë se edhe në luginën e Shkupit pasdite dhe në orët e natës do të ketë kushte për paraqitje të motit të lig me reshje intensive të rrëmbyeshme të shiut, erë e përforcuar dhe paraqitje të breshrit. Nesër kushte për jostabilitet me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima do të ketë në…
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Petar Anevski, pas seancës së sotme para gazetarëve tha se ende nuk ka arritur kërkesa e Qeverisë për shkarkimin e Prokurorit Publik Republikan Marko Zvërlevski. I pyetur se si e vlerëson punën e Zvërlevskit, Anevski u përgjigj duke thënë se “Zvërlevski është prokuror perfekt”. Ai poashtu tha se do të shpallet konkurs për plotësimin e 15 vendeve për prokurorë, ngase kanë marrë njoftim nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion se një pjesë të madhe të prokurorëve u ka skaduar mandatin ose e janë në fund të mandatit.
VMRO-DPMNE e demanton deklaratën e kryeministrit Zaev gjatë intervistës së mbrëmshme me redaktorë të mediumeve se në buxhet kanë mbetur gjashtë milionë euro dhe se borxhi publik është mbi 50 për qind e BPV-së. “Zaev gënjeu se në buxhet kanë mbetur vetëm 6 milionë euro. Ministri i i tij i Financave u lavdërua se më 5 qershor janë paguar rreth 77 milionë euro nga buxheti në emër të subvencioneve, bursave dhe pensioneve. E vërteta është se Qeveria e re e LSD-së në buxhet mori më shumë se 130 milionë euro, përveç nëse Zaev nuk dëshiroi pa vetëdije të pranojë se…

