Para disa kohe ishte vetura më e përfolur në Maqedoni. Por kjo veturë nuk e ka parë lavazhin shumë kohë dhe tani e ka mbuluar pluhuri. Për të shuar kureshtjen, numri një i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki, shpalosi sot makinën e markës Mercedes në vlerë prej 600 mijë euro të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski. “Ka pasur shumë kërkesa nga qytetarët për të parë se si duket vetura që kushton 600 mijë euro, që shumë qytetarë që nuk kanë të holla për bukë nuk mund të paramedojnë të kenë veturë mesatare, ndërsa dikush bën luks në llogari të qytetarëve të…
Author: almakos
Peticioni qytetar i titulluar “Për drejtësi në Maqedoni. Drejtësi për të gjithë. Të drejtë ndaj çdonjërit”, brenda disa orëve ka marrë përkrahjen e mbi 300 nënshkruesve, të cilët me komente të ndryshme i kanë dhënë përkrahje parezervë prokurores speciale, Fetai. Hapja e këtij peticioni në formë elektronike vjen në kohë kur kryeministri Zoran Zaev kërkoi që kryeprokurori aktual, Marko Zvërlevski, të japë dorëheqje, gjegjësisht Qeveria zyrtarisht ka miratuar kërkesë për shkarkimin e Zvërlevskit nga ky post. Ndryshe, nga Këshilli i Prokurorëve Publike, edhe gjatë ditës së enjte kanë njoftuar se propozimi i Qeverisë zyrtarisht ka arritur tek ata. Pas pranimit…
Në Tiranë më 8 qershor – Policia e Shqipërisë në portin e Durrësit ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, pasi në automjetin që e drejtonte ishte zbuluar sasi e madhe e marihuanës. Në kumtesën e policisë citohet se droga është zbuluar me skener në kamionin e markës “Daf” para hyrjes së tij në tragetin i cili qarkullonte në relacionin Durrës-Bari. Kamioni po transportonte kastravecë të freskëta, ndërsa në kutitë ishin edhe qeset me marihuanë. Automjeti ishte ngarkuar në qytetin e Lushnjës nga kompania e autorizuar për eksport të perimeve. Destinacioni i fundit i drogës me peshë prej 705 kilogram ishte…
Qershor, 2017 Në Shkup e vende të tjera, ndërsa këto ditë në Tetovë është mbajtur panairi i punësimit që organizohet nga Agjencioni për Punësime në Republikën e Maqedonisë. Ndërsa, nga sektori për arsim ishin të pranishëm disa përfaqsues, në shkollat profesionale, me çrast informimin e aktiviteteve të Agjensionit të Punësimit. Në këtë panair kanë marrë pjesë edhe shumë kompani të njohura tetovare dhe institucione nga qyteti i Tetovës. Me këtë rast, zëvendësdrejtori i Agjencionit për punësime tha se në këto panaire qytetarët kanë mundësi të mirë që të gjejnë punë, ndërkohë që edhe kompanitë që gjejnë punëtorë. “Kemi filluar që…
Moti jo stabil dhe luhatja e temperaturave në periudhën e fundit, kanë sjellë përkeqësim në shëndetin e qytetarëve. Javëve të fundit gjatë paraditës ka mbizotëruar mot i nxehtë dhe me diell, ndërkaq pasdite ka pasur reshje të dendura të shiut. Të anketuarit e Alsat thonë se kjo gjendje e pa qëndrueshme e motit shpesh është manifestuar me ngritjen e lartë të tensionit të gjakut dhe me probleme të theksuara në sistemin frymëmarrjes. “Më pengon shumë në shëndet, unë jam me tension dhe më pengon shumë koha e paqëndrueshme. Ndjej lodhje dhe paraqitet problem me frymëmarrjen”. “Kam dhimbje koke, marramendje, menjëherë…
< Ish anëtari i VMRO-DPMNE-së, Jovo Kekenovski mbështet nismën për reforma dhe ndryshimin e politikës së VMRO-DPMNE-së duke shtuar se është koha e fundit për demokratizmin e partisë. Kekenovski tha se mbështetja e tij do të jetë maksimale nëse kjo nismë nuk ka ndonjë prapavijë dhe nuk keqpërdoret për tërheqjen e vëmendjes nga procedurat hetimore dhe parahetimore që po zhvillon Prokuroria Speciale Publike. Sigurisht që këta të cilët përfundimisht morën guximin të dalin në opinion, nëse janë të sinqerta qëllimet e tyre, ne do ti mbështesim maksimalisht. Gjithashtu, do ti mbështesim nëse nuk kanë qëllim që ta tërheqin vëmendjen nga…
Pas arritjes së marrëveshjes misi partnerëve shqiptarë të koalicionit qeverisës për ndarjen e posteve në eshalonin e dytë dhe të tretë, mësohet se votimi i zv/ministrave të rinj do të bëhet të mërkurën. Partitë janë marrë vesh që zv/ministrat e Mbrojtjes, ministrisë së Brendshme, asaj të Financave dhe të Arsimit t’i takojnë BDI-së ndërsa Aleancës për Shqiptarët i takon zv/ministri për Punë dhe Politikë Sociale dhe ai për Transport dhe Lidhje. Ekspertët vlerësojnë se problemi nuk qëndron tek pozicionet, por tek kuadrot të cilët partitë shqiptare do t’i vendosin në pozitat e caktuara. Ajo nga e cila unë frikësohem se…
Avokati Nikola Dodevski për herë të parë nga fillimi i punës së Speciales nuk do të mund ta mbrojë Nikola Gruevskin dhe kryesinë e VMRo-DPMNE-së. Arsyeja është se Specialja e ka ftuar si dëshmitarë në rastin Talir njoftoi portali SDK, lajm që e konfirmuan edhe nga zyra e Katica Janevës. Dodevski e ka kuptuar dje se është dëshmitar në lëndën kur në PSP hyri së bashku me ish kryeministrin Dimitriev si përfaqësues i tij. Ashtu që nuk ka mundur ta përfaqësojë Dimitrievin për momentin, por nuk do të mund t’i mbrojë as Gruevskin, Protugjerin dhe të dyshuarit e tjerë në…
“Përderisa pastrimi i rrugës në pjesën e poshtme vazhdon të përparojë nga pak, këtu në pjesën e epërme ura vazhdon të mbetet e njëjtë, për kalim të personave vetëm në këmbë dhe fshati vazhdon të mbetet i bllokuar në pjesën me qytetin. Edhe përkundër premtimeve se Ushtria do vij së shpejti që ta kthej urën si ka qenë, as ushtria nuk është paraqitur deri më tani dhe as komuna ka siguruar materialet për urën e madhe”. Nga Bashkësia Lokale e Porojit kërkojnë që sa më shpejtë të dërgohet një ekskavator tek shtrati i lumit, sepse Armata e Maqedonisë, ka kërkuar…
Me protesta të qeta dhe bllokada gjysmë ore në hyrje të Strugës, banorët e Strugës nga të gjitha komunitetet etnike edhe një herë bënë thirrje për zgjidhjen e menjëhershme të problemit me deponinë e cila ndodhet vetëm njëqind metra larg nga shtëpitë e para. Ata thonë se situata është alarmante – për shkak të deponisë është rritur numri i të sëmurëve nga sëmundjet malinje dhe respiratore. “Kanceri nuk njeh as fe, as komb. Të gjithë dalim për të protestuar pa dalim cilës kombësia, fe, racë i takojmë, protestojmë kundër kësaj murtaje që është këtu në qytetin tonë”. “Ne luftojmë që…
Projekti kundërthënës “Shkupi 2014”, bazuar në deklaratat e zyrtarëve, nuk do të rrënohet, madje nuk do të preken as përmendoret që gjatë katër viteve të kaluara kanë qenë objekt i tensioneve të shumta, jo vetëm ndëretnike, por edhe me shtetet fqinje, para së gjithash me Greqinë në rastin e ngritjes së shtatoreve të personaliteteve, përkatësia etnike e të cilëve kontestohet nga shteti fqinj. Për ngritjen e 39 skulpturave, 34 përmendoreve, 28 ndërtesave administrative, 6 garazheve nëntokësore, ndryshimit të thuajse të gjitha fasadave të ndërtesave të banimit, e të shumë projekteve tjera, janë shpenzuar më shumë se 640 milionë euro. Drejtuesit…
Ministria për punë të brendshme ka prezantuar sot para mediave Mercedesin që qeveria e kaluar e ka blerë për 600 mijë euro. “Atë që kam pranuar se menjëherë pasi të formohet qeveria e re reformuese, do ta prezantojmë Mercedesin i cili kushton 600 mijë euro. Kishte shumë kërkesa nga qytetarët që të shohin se çka është ajo që kushton 60 mijë euro. Kjo është ajo makinë e cila kushton 600 mijë euro, është blerë në kohën kur shumë qytetarë nuk kanë bukë për të ngrënë dhe që ironia të jetë më e madhe në kohën kur përfaqësuesit e policisë nuk…

