Komisari për negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han sot në konferencë për shtyp në Bruksel, të mbajtur një orë para takimit të tij me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se vendi më në fund e ka tejkaluar krizën politike dhe se sot temë kryesore në bisedat me Zaevin do të jenë prioritetet urgjente reformuese. Ai e priti delegacionin e ri të Qeverisë së Maqedonisë, të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, e në të cilën janë edhe zëvendëskryeministrat Bujar Osmani dhe Radmilla Shekerinska, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. “IRJM më…
Author: almakos
Ish eprori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski dhe zëdhënës i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Ivo Kotevski, momentalisht po merret në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike. Para hyrjes në PSP, në pyetjen e gazetarëve deri tek Kotevski, cila është arsyeja e ardhjes së tij në PSP, ai nuk u përgjigj. Rasti “Talir” ka të bëj me financimin e paligjshëm të partisë.
Benzinat nga mesnata do të lirohen për 1.5 denarë, ndërsa çmimi i dizelit do të ulet për 2.5 denarë, ka bërë të ditur Komisioni Rregullator për Energjetik, përcjell SHENJA. Tani sipas vendimit një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtoj 62.5 denarë, ndërsa një litër EUROSUPER BS-98 do të kushtoj 64.5 denarë. Me vendimin e ri, një litër EURODIZEL do të shitet për 48 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet për 36.5 denarë për litër.
Drejtor i Qendrës për Komunikime të VMRO DPMNE-së dhe ish-zëdhënës i ministrisë së Brendshme Ivo Kotevski u parqit sot në Prokurorinë Speciale Publike. Ai është një nga 14 të dyshuarit në rastin “Talir”. Përveç tij, sot pritet që të dëshmojnë në PSP edhe zyrtarë të tjerë të lartë të VMRO DPMNE-së, si Ilija Dimovski dhe Alexander Bichikliski. Gjithashtu, sot në PSP është dashur të dëshmojë edhe lideri i partisë Nikolla Gruevski, por sipas informatave jozyrtare ai dhe familja e tij ndodhen aktualisht jashtë vendit. Në rastin “Talir” janë të dyshuar 14 persona për pastrim parash dhe financim të paligjshëm të…
12 June Maqedonia duket se është bërë gati për ta ndryshuar emrin, në mënyrë që Greqia të tërheq veton për pranimin e saj në NATO. Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në një intervistë të dhënë për gazetën britanike “Financial Times” përmend si variant të emrit të ri që mund të ketë Maqedonia si “Maqedonia e Epërme”, i propozuar më shumë se një çerek shekulli gjatë kontestit me Greqinë. “Emri i zgjedhur me kompromis do të nxirret në referendum në Maqedoni, ndërsa paraprakisht për të do të kërkohet konsensusi i të gjitha partive politike”, ka thënë Dimitrov. Ministri i Jashtëm i…
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me procesin zgjedhor në Kosovë, duke e konsideruar një proces të drejtë e konkurrues, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një njoftim MPJ e Shqipërisë thekson se “Përshëndet procesin demokratik që karakterizoi zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, të cilat u zhvilluan më 11 qershor 2017. Shprehja e vullnetit të lirë në një proces të drejtë e konkurrues përbën një tjetër provë solide të konsolidimit të demokracisë në Kosovë.” “MPJ shpreh besimin se institucionet e reja do të krijohen së shpejti, në përputhje me vullnetin e shprehur…
Seanca gjyqësore për rastin “Sopoti” sërish është anuluar. Gjykatësja e caktuar, Diana Grujovska anuloi sërish seancën e sotme gjyqësore, pa mos dhëne asnjë arsyetim konkret për këtë duke e shtyrë atë më 18 shtator. Të akuzuarit dhe avokatët e tyre, nga ana tjetër, përsëritën edhe njëherë dhe presin që sa më shpejt çështja t’i kalojë Prokurorisë Special Publike dhe të mos merret më parasysh dëshmia e vetme e Ramdan Bajramit dhe me ketë mund të vërtetohet pafajsia e tyre.
Të akuzuarit e rastit të Kumanovës u revoltuan kur e panë që edhe në seancën e sotme nuk ishte prezent dëshmitari nga shërbimi sekret, Shenasi Memedi. Të akuzuarit, raporton SHENJA, e kritikuan gjykatësen përse nuk e kanë detyruar ose nuk e ka sjell me polici, por gjykatësja refuzoi të përgjigjet duke thënë se ata kaun dërguar ftesë në mënyrë të rregullt, por Shenasi Memedi nuk është përgjigjur. Avokati mbrojtës Naser Raufi, përsëri kërkoi heqjen e trupit gjykues pasi dyshon në paanshmërinë e tyre dhe në paanshmërinë e prokurorisë për krim të organizuar. Naser Raufi tha se gjykata qëllimisht po e…
Sot pasdite do të vazhdojë marrja në pyetje e të dyshuarve në rastin ‘Talir’, ku bëhet fjalë për financim joligjor të partisë. Nga PSP nuk konfirmojnë se cilët nga të dyshuarit do të paraqiten. Të premten e kaluar u paraqitën të dyshuar, mes të cilëve edhe ish-sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM, Emil Dimitriev, deputetja Daniella Rangellova dhe ish-ministri i Lidhjeve dhe Transportit, Mile Janakieski. I dyshuari i parë në rastin ‘Talir’ është kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, i cili të premten nuk u paraqit në PSP, sepse nuk ka marrë ftesë të rregullt.
Drejtoi i Agjencisë për kadastër të patundshmërive, Sllavçe Tërpeski, për mediat në vend informoi se Mbi 180 mijë objekte në Maqedoni janë legalizuar dhe regjistruar në Kadastrën e patundshmërive. Qytetarët dhe kompanitë kanë fleta-pronësie dhe mund me to të tregtojnë, t’i lënë me qira, gjegjësisht t’i shfrytëzojnë. Sipas Tërpeskit, Qeveria e re do të duhet ta zgjidhë çështjen e cila mbeti e hapur për rreth 15.000 kërkesa për legalizim, për të cilat nuk ishin përgatitur elaborate gjeodezike në afatin ligjor që skadoi më 31 dhjetor të vitit të kaluar. Për këtë, mendon Tërpeski, do të duhet intervenim në Ligjin për…
Shumë kujdes i është kushtuar parkimit në pjesën qendrore, në Tetovë. Aktivitete e planifikuara në këtë qytet, për këtë periudhë dhe në periudhën e ardhshme dymujore, me intensitet të përshpejtuar janë duke marrw masa, pwr rendin rrugor tw komunikacionit, njoftuan nga Policia e Tetovës. Vetëm gjatë ditës së enjte, të javë së kaluar, janë hasur dhe marrë 8 vetura të parkuara keq, 5 persona të cilët kanë drejtuar automjetet pa leje për vozitje dhe 20 kundërvajtje të tjera. Kundërvajtjet që kanë të bëjnë me keq parkimin janë sanksionuar me dënime adekuate të cilët sillen prej 25 deri 250 euro, varësisht…
Si pasojë e temperaturave të larta do të paraqitet thatësirë, që negativisht do të pasqyrohet tek të mbjellat. Kompania e njohur amerikane për parashikimin meteorologjik AccuWeather parashikon se për zonat në Evropën Jugore dhe Lindore kjo do të jetë një verë e gjatë e ngrohtë me temperatura të larta të rrezikshme dhe thatësirë. Sipas parashikimeve të AccuWeather në këtë zonë pritet një periudhë e gjatë me temperatura mbi mesataren e zakonshme, veçanërisht në Itali dhe në Gadishullin Ballkanik. Veçanërisht temperatura të larta do të jenë të pranishme gjatë korrikut dhe gushtit. Meterologu Aen Repert duke folur për zonën e Ballkanit,…

