Aksi rrugor Mavrovë-Dibër në pjesën nga Ura e Mullisit deri te f. Dolno Kosovrasti sot nga ora 13.00 deri në orën 17:00 do të jetë në ndërprerje në dy akset rrugore. Ndërprerja, siç kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, është për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore. Në akset tjera rrugore nëpër shtet komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Author: almakos
Pas marëveshjes për emërimet në eshalonin e dytë, edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ka publikuar emrat e zv/ministrave në Qeverinë e Zoran Zaevit, njofton SHENJA. Siç informojnë nga BDI, kësaj partie do i takojnë katër poste të zv/ministrave, edhe atë: Agim Nuhiu, zv/ministër i Punëve të Brendshme, Bekim Maksuti, zv/ministër i Mbrojtjes, Visa Ganiu, zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës, dhe Shyrete Elezi, zv/ministre e Financave.
12 June Emrat e kandidatë ve për zëvendës ministra të BDI -së në qeverinë e Maqedonisë: Zv/ministër i Punëve te Brendshme – D-r. Agim NuhiuZV/ministër i Mbrojtjes – Bekim MaksutiZv/ministër i Arsimit – D-r. Visar GaniuZv/ministre e Financave – D-r. Shyrete Elezi
LR-PDSh ka publikuar emrat e zv/ministrave në Qeverinë e re, ndërsa ende nuk janë publikuar emrat e sekretarëve shtetërorë të cilët gjithashtu i takojnë koalicionit ‘Aleanca për Shqiptarët’, mëson SHENJA. Në fakt LR-PDSH ka marrë tre poste zv/ministrore, edhe atë: Arta Toçi, zv/ministre e Punëve të Jashtme, Remzi Mehmedi, zv/ministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe Elmir Aziri, zv/ministër i Punës dhe Politikës Sociale. Emrat e lartpërmendur i ka bërë publik zëdhënësi i LR-PDSH-së, Elmir Sejfullai në profilin e tij në Facebook. Ja postimi i tij i plotë: Deri tani jam krenar për ndarjen e posteve ministrore nga ana e partisë…
Të jesh i mençur, nuk do të thotë me doemos të jesh mashkull. Kjo ishte një ndër porositë që u dërgua nga debati “Gruaja në pozita udhëheqëse dhe përfaqësimi i denjë i gruas në shoqëri”, nën organizim të Këshillit Iniciues për Përfaqësim të Drejtë të Gruas në bashkëpunim me Shoqatën ‘Forumi i Gruas Tetovë’. Kryetarja e Forumit të Gruas, Xhane Kreshova, tha se ky debat është organizuar pikërisht tani, në prag të përzgjedhjes së funksionarëve për eshalonin e dytë dhe të tretë, pasi siç vlerësojnë organizatoret, numri i grave të cilat janë të vendosura në pozita udhëheqëse është shumë i…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot ka deklaruar se është i kënaqur me rezultatet e “Listës Serbe” në zgjedhjet e Kosovës, por se ka dëshiruar që shqiptarët e Kosovës të kenë votuar ndryshe, raporton AA. I pyetur rreth asaj se si i shikon rezultatet në Kosovë, ku në vendin e parë doli koalicioni PDK-AAK-NISMA që kandidat për kryeministër ka Ramush Haradinajn, e ndjekur nga Vetëvendosja e Albin Kurtit, Vuçiq ka thënë se që të dyja kanë pasur retorikë të ashpër kundër serbëve dhe se ka dashur që shqiptarët të kenë votuar ndryshe. “Do të dëshiroja që rezultatet të ishin disi…
12 June Maqedonia do të përpiqet të marrë ftesë për anëtarësim në NATO me referencë të përkohshme, ndërsa pastaj në periudhë prej dy viteve zgjat ratifikimi tek 29-të vendet anëtare të Aleancës që t’i zgjidh dallimet për emrin me Greqinë. Ky është mesazhi që në selinë e NATO-s sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg ia dërgoi kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, të cilin ai e tha edhe në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit të tyre. Stoltenberg e ka porositur Zaevin se sipas konkluzionit të Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, përsëritur në të gjitha samitet e…
12 June Maqedonia po shqyrton mundësinë e shfrytëzimit të referencës së përkohshme IRJM për anëtarësim në NATO, ka deklaruar për Financial Times ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov. Kjo sipas shefit të diplomacisë do të ndihmonte në qetësimin e gjendjes në Ballkan. Dimitrov i cili të mërkurën në Athinë do të takohet me homologun e tij grek, Kocias, ka deklaruar për gazetën britanike se ende është herët të flitet për propozime konkrete për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Do ta pyesim Greqinë se çfarë fqinj dëshiron të ketë. Dëshiron shtet stabil dhe mik që ofron shpresë, demokraci…
Maqedonia është në listën e shteteve, ku qytetarët janë shprehur që më së shumti duan të emigrojnë. Sipas një sondazhi të Gallup-it, mbi 710 milionë persona në gjithë botën duan të largohen nga vendi i tyre. Ose, 14 për qind e popullsise globale në moshë madhore dëshirojnë të emigrojnë, njohton Almakos. Shtetasit më dëshirën më të lartë për të emigruar nga vendi i tyre janë qytetarët e Sierra Leones, një vend i mbërthyer nga luftrat civile dhe konfliktet e armatosura. Sipas Gallup, 62 për qind e popullsisë së Sierra Leones do të donte të largohej nga vendi. E dyta renditet…
Shoqata “Tradita”, e shënoi 139 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si dhe e përkujtoi veprimtarinë e rilindësve, të patriotëve të vërtetë dhe të intelektualëve të mirëfilltë, që e zgjuan kombin, të punojë për të ardhmen e tij, ta shkruaj gjuhën shqipe, të hapë shkolla dhe të bëhet gati për ta realizuar ëndrrën shekullore të popullit shqiptar. Ishte edicioni i IV i Manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”, nga Shoqata për kulturë “Tradita”, të shtunën, në Tetovë. “Ata ishin njerëz të mëdhenj dhe kishin gjoks të gjerë për të luftuar njëkohësisht në shumë fronte. Ekipi i tyre ishte i fortë dhe…
Kryetari i BDI-së dhe ai i PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, janë takuar mbrëmë në Tetovë, pas shumë vitesh rivalitet dhe përplasje të ashpra në opinion dhe në skenën politike. Liderët e dy partive thanë se janë takuar për të mirën e shqiptarëve, për të bashkëvepruar për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, si dhe për të përshpejtuar proceset integruese. Ahmeti tha se Thaçi ka pjesë të përgjegjësisë si nënshkrues i Marrëveshjes së Përzhinos vitin e kaluar.“Opozita shqiptare ka përgjegjësi po aq sa ka edhe pozita në këtë rast për zbatimin e Marrëveshjes së Shkupit, për materializimin e asaj marrëveshje.…
Ish drejtori i drejtorisë së pestë të DSK-së Goran Grujovski, zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Ivo Kotevski, ish drejtori i qendrës për komunikim të VMRO-së Ilija Dimovski dolën para prokurorëve të Prokurorisë Speciale. As Kotevski, as Grujovski e as Dimovski nuk deshën të proconohen për financimin e paligjshëm dhe pastrimin e parave për çka dyshohen. Ivo Kotevski kërkoi të shohë provat me të cilat ngarkohet, por nuk lëshoi mundësinë të cilësojë PSP-në si filialë e LSDM-së e cila i del në ndihmë gjithmonë kur ka nevojë partia. “Kërkuam ti shohim dëshmitë pasi sot nuk na u prezantua asnjë dëshmi, sigurisht nëse…

