Author: almakos

Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim në administratë, deklaroi ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pinderi. “Këshilli i Ministrave kishte miratuar vendimin për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë apo përdorimit të burimeve njerëzore të administratës shtetërore gjatë zgjedhjeve. Nga data 3 mars ndalohet çdo rekrutim në administratë, që të punësojnë punonjës të rinj, nuk do të zhvillohet asnjë procedurë e re punësimi në ministri dhe shoqëri aksionere ku shteti është pronar. Do ketë vetëm një përjashtim kur bëhet fjalë për nevoja emergjente në fusha si infrastruktura kyçe apo shëndetësia e mjekësia”, tha ministrja. Ky…

Lexo më Shumë

Një shtetase e huaj është gjetur e vrarë në një banesë të marrë me qira në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Gjon Muzaka”, pranë bllokut të ambasadave, ku në një banesë u gjet një 30 vjeçare e huaj e vrarë. Në trupin e saj u konstatuan plagë të shkaktuara me thikë. Trupi i viktimës do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Ende nuk dihet autori dhe motivi i kësaj ngjarje të rëndë.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot ka pritur në takim ambasadoren amerikane Angela Aggeler, në të cilën është konfirmuar partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve. “Në takim konfirmuam partneritetin e fortë dhe strategjik mes dy vendeve tona, me fokus forcimin e vlerave demokratike, rritjen ekonomike dhe sigurinë rajonale. Partneritet që dëshmohet edhe nga vizitat e nivelit të lartë dypalësh të realizuara në periudhën e kaluar”, ka bërë të ditur Mucunski në faqen e tij zyrtare në Facebook. Njëkohësisht, shton Mucunski, theksuan vlerën e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik, tërheqjes së investimeve dhe mbështetjes së nismave për…

Lexo më Shumë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i është drejtuar Gjykatës së Lartë për rikthimin e vilës së saj dhe të nënën, e cila u sekuestrua me vendim të GJKKO-së.  Kryemadhi me masë sigurie “detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e etiketuar masën të paligjshme. Ndaj saj rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Ndërkohë, SPAK ka nisur edhe hetim pasuror për familjen e tyre. Ndërkohë po sot në Gjykatën e Lartë shqyrtohet rekursi i ish-presidentit, Ilir Meta i cili kërkon lirimin nga qelia. Ilir Meta mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar, kërkon një masë më…

Lexo më Shumë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka zhvilluar sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Gjatë këtij takimi është nënshkruar Protokolli i Koordinimit dhe Bashkëpunimit mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK, për masat e ndërmarra për zgjedhjet e 11 majit. “Ky protokoll është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional për të garantuar integritetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025”, shkruan Celibashi. Ky bashkëpunim synon jo vetëm parandalimin e krimeve zgjedhore, por edhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cënon…

Lexo më Shumë

Në shtëpi kanë nisur thashethemet mes banorëve se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda në shtëpinë e “BBV4”. Për këtë Gjesti ka folur në dhomën e grimit vetëm me Rozanën. Rozana: Unë e di çfarë je ti Gjesti: Unë e di që ti e di Rozana: Kanë ndodhur ca gjëra që ju nuk i keni thënë dhe unë nuk po i hy bisedës. Gjërat personale tuajat skam pse ti them unë Gjesti: Duhet ti thuash çfarë ke parë Rozana: Jo skam parë më kanë thënë [embedded content]

Lexo më Shumë

Një 38-vjeçar është arrestuar nga blutë sepse dyshohet të jetë përfshirë në një rrjet kriminal që kishte si qëllim trafikun e qenieve njerëzore drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në pranga ka rënë shtetasi Sinan Kovaçi, 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë, ka lehtësuar kalimin ë mënyrë të paligjshme të shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga brenda Shqipërisë drejt Shteteve të Bashkuara, kundrejt pagesës prej 30-40 mijë dollarë për person. Raportohet se Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara prezente në Ambasadën…

Lexo më Shumë

Janë tërhequr tetë ambasadorët e emëruar nga ish-presidenti Stevo Pendarovski. Janë tërhequr ambasadorët Meto Beleski-Bruksel, Katerina Stavrevska-Londër, Zeqir Ramçiloviq-Podgoricë, Pajo Aviroviq-OSBE, Emil Krstevski-Pragë, Jakup Rexhepi-Sarajevë, Agneza Rusi-Sofje, Xhenk Sejfulla-Stokholm. Arsyeja e kthimit të tyre përmendet si mosrespektimi i nenit 39 të Ligjit për Punë të Jashtme për shkak se ata nuk i kanë paraqitur tezat e tyre diplomatike në Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme para se të emërohen si ambasadorë të Maqedonisë. MARKETING

Lexo më Shumë

Një 83 vjeçar nga fshati Hotolisht i Librazhdit, ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej ditës së djeshme, 26 shkurt. Idriz Hoxha Të afërmit e 83-vjeçarit bëjnë me dije se shtetasi Idriz Hoxha vuan nga skleroza dhe kanë bërë denoncim komisariatin e policisë së Librazhdit, mesditën e së mërkurës. Ata po ashtu bëjnë thirrje për ndihmë, duke i bashkangjitur njoftimit të tyre edhe fotografinë e tij. Mësohet se familjarët dhe banorët e zonës kanë nisur kërkimet përgjatë gjithë luginës së lumit Shkumbin dhe në fshatrat e Njësisë Administrative Hotolisht. Ndërkohë edhe policia ka angazhuar disa grupe pune me dron për ta…

Lexo më Shumë

Sa mirë e njeh veten? Një pyetje që nuk duhet nënvlerësuar, sepse është sekreti i parë për të jetuar më mirë. Ndonjëherë mendojmë se kemi gjithçka nën kontroll, por më pas e gjejmë veten duke përsëritur të njëjtat gabime, duke u ndjerë të pakënaqur ose duke mos kuptuar pse disa situata na bëjnë të ndihemi keq. Njohja e vetvetes është një proces i thellë dhe i komplikuar, i cili kërkon reflektim të vazhdueshëm dhe ndjeshmëri ndaj ndjenjave tona. E vërteta është se njohja më e mirë e vetvetes nuk është një proces automatik, por punë e vazhdueshme që duhet të…

Lexo më Shumë

Petrit Qoli, i cili akuzohet për vepren penale të vrasjes me paramendim dhe i përfshirë në dosjen “Plumbi i Artë” ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Ky i fundit nuk u paraqit ne seancë për arsye shëndetësore. Nga qelia e xhamit ai ka treguar se ndihet i lumtur për SPAK dhe GJKKO, por nga ana tjetër thotë se po detyrohet të behet vrasës si Nuredin Dumani. “Si çdo shqiptar dhe ato të diasporës jam i lumtur për SPAK dhe GJKKO. Dumani si vrasës me pagese shijon jetën jashtë sallës dhe ne baltosemi. Ai do do…

Lexo më Shumë