Author: almakos

Gjykata e Apelit ul me 5 vite dënimin për biznesmenin italian, Francesco Becchetti. Nga 17 vite burg, Beccheti do t dënohet me 12 vite. Në shkurt të 2023, Gjykata e Tiranës dënoi biznesmenin italian Francesco Becchetti me 17 vite burg. Ndërsa e ëma e biznesmenit Becchetti, Liliana Condomitti u dënua me 8 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale. Ndërsa bashkëpunëtori i tij Mauro De Renzis u dënua me 16 vite burg. Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar. Kujtojmë që Becchetti u akuzua nga Prokuroria për 4 vepra penale: “Vjedhje…

Lexo më Shumë

Një 48-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj drejtorit të Ujësjellës-Kanalizimeve në Kavajë, pas ndërprerjes së kontratës së punës. Për pasojë policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë. Ai dyshohet se, për shkak të largimit nga puna, ka goditur me grushte drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., si dhe e ka kanosur përmes mesazheve dhe thirrjeve telefonike. Njoftimi i policisë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht,…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës së kaluar, Karabinierët e Njësisë Operacionale të Cesena arrestuan një 24-vjeçar shqiptar, i cili besohet të jetë përgjegjës për trafik dhe shpërndarje të drogës. Arrestimi erdhi pas disa kontrolleve të kryera në zonën e Pievesestina dhe pranë kabinave të pagesës në autostradat Cesena dhe Cesena Nord. Rreth orës 12:30 të pasdites, i riu, duke drejtuar një “Volkswagen Golf” me ngjyrë gri të marrë me qira, doli nga E45 dhe u drejtua drejt kabinës së pagesës në Cesena Nord, për të hyrë në autostradë. Megjithatë, pikërisht pranë pikës së pagesës, automjeti u ndalua dhe iu nënshtrua një kontrolli dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në promovimin e programit pesëvjeçar të Qeverisë dhe Fondit të Popullsisë të OKB-së (UNFPA), theksoi se ky dokument nuk është vetëm formalitet, por një plan për aktivitete konkrete të drejtuara drejt së ardhmes së shtetit dhe qytetarëve. “Burimi më i rëndësishëm i një shoqërie janë njerëzit. Pa fëmijë nuk ka të ardhme – nuk ka shkolla, universitete, ekonomi, as shtet. Familja, dhe veçanërisht familja me shumë fëmijë, duhet të jetë prioritet, sepse kjo është akti më i lartë patriotik për atdheun”, tha Mickoski.Ai kujtoi se Maqedonia po përballet me një krizë serioze demografike – numri i të…

Lexo më Shumë

I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka dëshmuar sot për vrasjen e Regis Runajt. Ai tha se urdhrin për ekzekutimin e Runajt e dha ai vetë, ndërsa vrasjen e bëri Xhuliano Hoxha. Pjese nga dëshmia: Alibej: Regis Runajn e njihja si informator të vëllezërve Çopja, Mikael Qoses, pra njerëzve që kishin vrarë familjarët e mi.Urdhrin për ekzekutimin e Runajt e kam dhënë unë. Kam folur për këtë me Nuredin Dumanin dhe ai më tha, më thuaj dhe e mbarojmë. Është ky komunikim. Xhuliano Hoxhaj: ishe ti apo Nuredini? Alibej: Isha unë. Kam komunikuar me Nuredinin dhe i kam thënë si mendon.…

Lexo më Shumë

Apeli i GJKKO ka lënë pas hekurave për inspektorin e IMT-së, Gerald Fuçia, i cili akuzohet se mori ryshfet për një tendë pa leje. “Miratimin e Vendimit nr. 88, datë 30.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Apelit të Posaçëm, i cili la në fuqi masën “arrest me burg” ndaj tij. Njoftimi i Apelit të GJKKO: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 69 akti, datë…

Lexo më Shumë

Rusia po paraqet një kërcënim gjithnjë e më të madh për NATO-n, sipas ministrit të Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius. Kjo deklaratë erdhi në një kohë kur tensionet në krahun lindor të aleancës ushtarake janë në nivele alarmante, veçanërisht për shkak të shkeljeve ajrore nga dronët rusë. Pistorius bëri këto komente gjatë një vizite në Poloni dhe Lituani, ku ai theksoi se Moska po “teston aleatët e NATO-s me një shpeshtësi dhe intensitet në rritje”. Kjo situatë ka ngritur shqetësime serioze për stabilitetin e rajonit dhe për sigurinë e vendeve evropiane. Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, ai…

Lexo më Shumë

I penduari i drejtësisë, Erion Alibej ka rrëfyer në GJKKO rolin e Xhuliano Hoxhës në vrasjen e Emiljano Ramazanit, krim i ndodhur më 20 Korrik të vitit 2020. Alibej, gjatë pyetjeve të bëra nga avokati i Xhuliano Hoxhës, u shpreh se ky i fundit ka pasur rolin e informatorit të lëvizjeve të viktimës. I penduari i drejtësisë ka treguar se Nuredin Dumani nuk e njihte Emiliano Ramazanin. “Unë ia kam treguar. I kam thënë se kush është. I kam dhënë informacione edhe për Elio Bitrin. Ne nuk kishim një plan konkret. Nuk kishim një listë. Shikonim dhe e vlerësonim si do…

Lexo më Shumë

Sezoni i ngrohjes 2025/2026 fillon zyrtarisht më 15 tetor për konsumatorët e lidhur me sistemin qendror të ngrohjes në qytetin e Shkupit, të menaxhuar nga SHA EMV. “Sipas rregullores, sezoni i ngrohjes mund të fillojë më herët, pra nga 1 tetori, nëse parashikimi për temperaturën mesatare të jashtme për ditën pasardhëse është 12˚C ose më i ulët, sipas të dhënave nga Drejtoria Hidrometeorologjike.Informacioni do të publikohet çdo ditë në faqen e internetit të EMV Furnizimeve nëse kushtet për furnizimin me energji ngrohëse janë përmbushur deri më 15 tetor.Ky informacion do të publikohet në përputhje me vendimin e Komisionit Rregullator për…

Lexo më Shumë

Pajtime Fetahu paraqitet në SPAK, ish-gjyqtarja e lidhur me bandën e Suel Çelës! Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, u lirua nga qelia me 19 shtator. GJKKO i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Pajtime Fetahu akuzohet se ka qenë e lidhur me organizatat kriminale të Hajdar Çopjas si edhe të Suel Çelës. Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se ka pasur lidhje me historitë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve informacione sekrete. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe…

Lexo më Shumë

Një sasi lënde plasesë ka shpërthyer pas mesnatës (30 Shtator) në një pallat në lagjen Gafurr Muça në Lushnjë. Mësohet se tritoli ishte vendosur në hyrje të banesës së nënës së Klea Gjatës, Shaqe Gjata. Shpërthimi në katin e parë të një pallati ka sjellë vetëm dëme materjale, ku një pjesë e suvasë së ndërtesës ka rënë në tokë dhe janë thyer disa dritare. Kujtojmë që Klea Gjata është e njohur si e dashura e Laert Haxhiut, i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës. 29-vjeçarja u arrestua më 28 shtator 2023 në kuadër të operacionit të koduar policor…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.6 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.2 lekë dhe do shitet me 111.4 lekë.

Lexo më Shumë