Author: almakos

14 qershor – Shkup Programi për zhvillin i OKB-së (UNDP), Institucioni i OKB-së për barazi gjinore dhe forcim të femrës – UN Women), si edhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP) organizuan në Shkup konferencë për çështje të punës, me temë “Puna e papaguar, pabarazia gjinore dhe premtimi i ekonomisë për përkujdesje”. Qëllimi i konferencës ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave ndërmjet ekspertëve vendorë dhe të huaj, si edhe nxitja e diskutimit në Ballkanin Perëndimor për sfidat ekzistuese zhvillimore, njohton Almakos. Sipas profesorit të ekonomisë në Universitetin “Sh.Kiril dhe Metodij”, Vançe Uzunov,  tema është në interes dhe se ne duhet të…

Lexo më Shumë

Ish sekretari i përgjithshëm i qeverisë së kaluar dhe VMRO-DPMNE-së, Kiril Bozhinovski, sot në orën 14.00 duhej të paraqitet në PSP për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e të dyshuarit në lëndën e kësaj Prokurorie “Talir”. Bozhinovski është një nga 14 të dyshuarit në rastin “Talir” për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së dhe larje parash. Gjatë ditëve të kaluara PSP ka ftuar në seancë dëgjimore të gjithë të dyshuar në këtë lëndë. Në PSP nuk u paraqit as i dyshuari i parë, kreu i VMRO-së dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili siç thonë nga partia është në…

Lexo më Shumë

As sot nuk janë shkarkuar drejtorët aktual të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Byrosë për siguri publike, Vlladimir Atanasovski i cili erdhi pas dorëheqjes së Sasho Mijallkovit dhe Mitko Çavkovit. Kryeministri Zoran Zaev gjatë një paraqitje publike tha se drejtorët e rinj të dy drejtorive kyçe të policisë pritet të zgjidhen gjatë dy ditëve në vazhdim. Ai bëri të ditur se ende po zhvillohen konsultime me kandidatët e mundshëm.“Për sot nuk besoj, por të enjten ose të premten në seancë qeveritare do ti zgjedhim. Ministri i cili është propozues i autorizuar në Qeveri po bën konsultime me personat dhe…

Lexo më Shumë

Kam prit kuadro shumë më serioze prej BDI-së, por ne nuk mund të hyjmë dhe të përzihemi në punët e brendshme të një partie. Kështu tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, njëherit edhe Sekretar i Përgjithshëm i LR- PDSH-së në emisionin debativ Arena. I pyetur në lidhje me fatin e Deklaratës shqiptare, ministri Taravari tha se ajo është pjesë e Programit qeveritarë, jo si tërësi por pikat e saj janë të inkorporuara. “Imagjinoni të thoshim se Deklarata është pjesë e Programit, a do të bëheshte sot Qeveria. Nëse nuk bëheshte sot Qeveria, kujt i shkonte në favor, ose kujt i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar sot në Ambasadën e SHBA-së në Shkup me Drejtorin e zyrës për çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Methju Palmer, si dhe me ambasadorin amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli. “Kryetari Ahmeti dhe Palmer diskutuan për situatën aktuale në vend dhe rajon, sfidat e Qeverisë së re reformuese si dhe për prospektet integruese te vendit në NATO dhe BE.  Ahmeti njoftoi Palmerin për prioritetet e BDI-së në Qeverinë e re e që përfshijnë zbatim të reformave në sundimin e së drejtës, zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës do të vazhdoj me 10 korrik, me  fjalën përfundimtare të prokurorisë, dhe më pas të atë të akuzuarve. Për këtë rast nuk do të dëshmoj agjenti  Shenasi Mehmeti pasi sipas Gjykatëses Verka Petrovska këtë nuk ia lejon institucioni i cili punon dhe mund të zbulojë sekrete shtetërore. Të punësuarit në  Agjencinë   për siguri dhe  kundërzbulim janë të obliguar që të ruajnë sekrete shtetërore , ushtarake dhe zyrtare . Me dëshminë  e personit i cili është ftuar si dëshmitar, i njëjti  do të dëmtonte detyrën që e kryen në këtë institucion- thuhet nga Agjencia për…

Lexo më Shumë

Pas katër viteve në krye të Prokurorisë, Marko Zvërlevski gjendet para shkarkimit. Në këtë post erdhi në vitin 2013 nga departamenti për krim të organizuar dhe korrupsion. Deri sot rrallë përgjigjej në pyetjet para ekipeve të gazetarëve. Zvërlevski do të mbahet mend sipas mosveprimit të tij ndaj lëndëve, si për shembull, “Makedonska Banka” dhe “Aktor”, ndërsa “Bombat” e LSDM-së ndonëse i kishte tërësisht në “tepsi” mbetën në sirtarët e tij me muaj të tërë. Zvërlevski mund të shihej në shoqëri joformale me përfaqësues qeveritar, si për shembull prani në Balon Rome, krah për krah me ish shefin e DSK-së, Sasho…

Lexo më Shumë

Deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët dyshohen për hapjen e të Kuvendit për protestuesit më 27 prill, vazhdojnë të lëvizin lirshëm edhe pse dyshohen për pjesëmarrje në krim të organizuar. Njeri nga protagonistët i cili hapi portat e Kuvendit, Sashe Vasilevski sot ishte në Kuvend. Edhe i dyshuari Johan Tarçullovski i cili nga incizimet e kamerave të sigurisë vërehet duke orientuar turmën drejt sallës së konferencave për shtyp u paraqit në Kuvend. Ky i fundit në një prononcim për agjencinë e lajmeve Makfax u shpreh se nuk ndjen përgjegjësi për veprimet e tij më 27 prill. Gjejeni vetëm një njëri, një…

Lexo më Shumë

Gjysma e grave të afta për punë në Maqedoni nuk janë të angazhuara me punë, por bëjnë punë shtëpie pa pagesë. Këtë e tregoi studimi i kryer nga UNDP-ja i realizuar në disa rajone të vendit. Gratë në punët e përditshme shpenzojnë një mesatare prej 5 orëve. Kjo është tre herë më shumë se meshkujt. Ekspertët thonë se shteti duhet të investojë në shërbimet sociale, në hapjen e azileve të pleqve dhe kopshteve për fëmijë, me çfarë do të sigurohet krijimi i vendeve të reja, si dhe barazia gjinore. Investimet, përveç në ndërtesa dhe rrugë, të orientohen edhe në këto…

Lexo më Shumë

Ministri i ambientit, Sadulla Duraku dhe ministrat pa resor Zoran Shapuriq e Ramiz Merko tani për tani nuk kanë zgjidhje konkrete për problemin me deponinë e Strugës. Pas takimit me u.d kryetar i Strugës, Mustafa Zabzun, vendosën që puna t’i kalohet ekipeve të ekspertëve të cilët masat do t’i dorëzojnë në Qeveri. …patjetër të ketë qasje profesionale për zgjidhje të shpejta afat shkurte. Zgjidhjet afat shkurte janë që në fillim të shuhet zjarri dhe të shihet se me çfarë mekanizimi disponojmë– tha ministër pa portofol Zoran Shapuriq. Ministri i ekologjisë Sadulla Duraku i cili vjen nga rajoni i cili ballafaqohet…

Lexo më Shumë

Pas sistematizimit të 80 administratorëve në Qeveri, vetëm 2 javë para largimit të qeverisë së vjetër, ekipi i ri qeveritar i Zoran Zaevit njofton krehjen e gjithë punësimeve si dhe sistematizimeve të punonjësve të administratës. Siç mëson ALSAT, një grup pune është krijuar tashmë për këtë çështje, i cili përfshinë përfaqësues të lartë, që nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski e deri te ekspertë nga Ministria për Shoqëri Informatike e Administratë. Ende mbetet e paqartë mënyra e punësimit të 80 administratorëve, 2 javë pas largimit të qeverisë së vjetër, ligjshmëria e sistematizimit duke ditur se qeveria në…

Lexo më Shumë

Parlamenti Evropian me 503 vota pro, 113 kundër dhe 45 abstenime e miratoi rezolutën e eurodeputetit slloven Ivo Vajgëll, pas raportit për Republikën e Maqedonisë, të hartuar nga Komisionit Evropian në vitin 2016. Rezoluta ka pësuar ndryshime të vogla, të cilat e kanë marrë parasysh evolucionin e situatës në Maqedoni, gjithsej janë parashtruar 40 amendamente.

Lexo më Shumë