Komiteti drejtues i WBIF (Western Balkan investment Framework) me seli në Stokholm të Suedisë, sot ka marrë vendim që të japë mbi 110 milion euro për projektet infrastrukturore në Maqedoni, dhe e gjithë kjo falë angazhimit dhe klimës së re politike në vend. 110 milion euro pritet që të investohen në projektet në vazhdim: – 75 milion euro për linjën hekurudhore të korridorit 8 – 27 milion euro për rrugën Kërçovë-Gostivar – 7 milion euro për rrugën Kriva Pallankë-Deve Bair
Author: almakos
Gjashtë persona janë lënduar lehtë në gjashtë nga gjithsej 12 aksidente rrugore që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në gjashtë është shkaktuar dëm material. Gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar një numër i madh i kundërvajtjeve. Janë dhënë 27 urdhërpagesa kundërvajtëse dhe 65 urdhërpagesa të detyrueshme për kundërvajtje të kryer nga sfera e komunikacionit. Policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese te dy shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga…
Një zjarr i madh ka kapluar deponinë e Strugës. I ndihmuar edhe nga erërat e forta zjarri është shpërndarë me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur sot gjatë ditës ndërsa ekipet zjarrfikëse janë akoma në terren për ta lokalizuar zjarrin, njofton plusinfo, përcjellë SHENJA. Përveç ekipeve zjarrfikëse edhe banorët lokal që nga orët e pasditës po luftojnë me flakët që nga ora 11 e ditës. Sipas informacioneve nga SPB-Strugë, ende është i paqartë shkaku i zjarrit në deponinë e Strugës.
Karvani i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet” ka vazhduar me shpërndarjen e pakove me produkte ushqimore. Gjatë ditës së djeshme, aktivistët e Merhametit qëndruan në Kërçovë, ku bënë shpërndarjen e pakove për nevojtarët, skamnorët dhe jetimët, për të vazhduar edhe me një iftar të përbashkët me banorët e Kërçovës. Gjatë ditë së sotme, karvani vizitoi qytetin e Gostivarit dhe rrethinën e tij, duke përfshirë edhe fshatrat e Negotinës dhe Vrapçishtit, ku gjithashtu u shpërndanë ndihma me pako ushqimore. Ky aktivitet i Organizatës Kulturore Humanitare Merhamet, është përkrahur nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke. /SHENJA/
Agron Buxhaku, ushtrues i detyrës Drejtror në Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe kabineti me të cilin drejton ai, akuzohen për keqpërdorime dhe shkelje të ligjeve gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Sindikata e të punësuarve në Qendrën për menaxhim me kriza, ndër tjerash akuzon Agron Buxhakun, për prezantim të rremë nëpër dokumente zyrtare si drejtor, ndërkohë që I njejti është vetëm ushtrues i detyrës ‘drejtor’, në Qendrën për Menaxhim me krizat. “Pas daljes tonë në opinion, në sindikatën tonë kanë arritur informata për keqpërdorim dhe shkelje të ligjeve nga ana e kryerësit të tanishëm të detyrës drejtor dhe kabinetit…
Gurët e mëdhenj që sollën vërshimet e javës së kaluar në Poroj, kanë dëmtuar urën në këtë fshat duke bërë që rruga Tetovë Jazhincë të bllokohet përsëri. Autoritetet apelojnë patjetër që kjo urë sa më shpejtë të rinovohet dhe të bëhet urë e re, sepse, shkaku i gurëve të mëdhenj që kanë ardhur, kanë dëmtuar tej mase urën dhe nuk shihet e sigurt për të lëvizur komunikacioni në të dyja anët. Rruga për momentin është e kalueshme vetëm për makinerinë e rëndë sepse dje patëm organet kompetente që vlerësuan se ura është shumë e dëmtuar nga gurët që shihni prapa…
Junus Muaremovski nga fshati Batincë, ka një kope të deleve që numëron mbi 300 kokë. Në bazë të kësaj, ai pretendon se në vit duhet të marrë rreth 5000 euro nga subvencionet e ndryshme që ofron Qeveria për bujqit dhe blegtorët. Mirëpo, gjatë 6 viteve të fundit, subvencione ka pranuar vetëm për një vit. Muaremovski akuzon autoritetet për neglizhencë dhe diskriminim, pasi sipas tij, po i privohet e drejta për të fituar subvencione. Bile, ai thotë se subvencione ka pranuar vetëm në vitin kur ka pasur zgjedhje. “Në vitin 2015, për shkak të zgjedhjeve na i kanë lëshuar, nuk e…
Nisma për shkarkimin e Prokurorit të deritanishëm publik Marko Zvërlevski nuk ka arritur në Kuvend. Vendimi i Këshillit të Prokurorëve për shkarkimin e Zvërlevskit pritet të arrijë fillimisht në Qeveri dhe më pas Qeveria të iniciojë procedurë në Kuvend. Sipas informacioneve të Alsat, për shkarkimin e Zvërlevskit në Kuvend pritet të debatohet gjatë javës së ardhshme. Nga VMRO-DPMNE-ja deklaruan se shkarkimi i Prokurorit Publik bëhet me qëllimin e stopimit të lëndëve kundër Zoran Zaevit që i ka hapur Prokuroria Publike. Me votimin e djeshëm të Këshillit të Prokurorëve, ranë në ujë të gjithë manipulimet që LSDM-ja i ka shpërndarë gjatë…
Si zakonisht, shiu i shndërron rrugët e Çairit në lumenj, shpeshherë duke shkaktuar edhe dëme në infrastrukturën rrugore. Më poshtë keni një video që shfaq rrugën pranë Shkollës Fillore “Tefejuz” në Çair, e cila është shndërruar në një lum.
Qyteti i Shkupi u kaplua nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut. Qytetarët kanë denoncuar se breshëri ka dëmtuar disa makina ndërsa shpejtësia e erës ka shkaktuar rrëzimin e disa drunjve në Shkup. Moti i lig filloi rreth orës 17:00 ndërsa tani po bie shi por me intensitet më të ulët.
Në këto momente Shkupin e ka kapluar një mot i ligë. Shi dhe breshër kanë vërshuar Shkupin. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kishin paralajmëruar se pasdite pritet që të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut. [embedded content]Shi by tvshenjaofficial
Gjatë ekzistimit të Republikës së Maqedonisë , në tregun e mediave kanë qenë present shumë gazeta, televizione dhe revista shqiptare. Gazeta “Flaka” ka ekzistuar në tregun e mediave më shumë se 50 vite. Kanë qenë gazeta “Fakti”, “Koha e Re”, “Alternativa”, “Lobi”, pastaj revistat për fëmijë “Gëzimi”, “Fatosi”, etj. Fati i tyre nuk është zbardhur! Por, edhe sot gazetat janë me një këmbë në gropë. Ismail Arsllani, gazetar që ka punuar me vite të tëra në gazetat brenda dhe jashtë vendit thotë se shuarja e mediave në vend vjen si shkak të krizës së thellë të identitetit, por edhe ekonomike.…

