Author: almakos

15 qershor – Shkup Mbingarkese në administratën publike, në Maqedoni, për Ministrin Mançevski, për profesorin Kadriu, për Dejanovski nga Sindikata e Administratës Gjyqësore, e konsiderojnë se është një problem, i cili kërkon kohë për t’u zgjidhur. Por, kjo nuk është çështje e vetme, por edhe një pjesë e madhe e të punësuarve punojnë në vende joadekuate të punës në bazë të përgatitjeve të tyre profesionale. Kjo gjendje kërkon marrje të situatës përsipër, nga qeveria e re. Edhepse Marrveshja Kornizë e Ohrit është realizuar diku 15 përqind, pjesa tjetër mbetet temë diskutabile, shkruan Almakos. Profesori Osman Kadriu – ekspert juridik thotë…

Lexo më Shumë

Komuna e Haraçinës po bëhet gati për fushatën e zgjedhjeve lokale.  Pak para nisjes së fushatës së tetorit,do të riparohet rruga e fshatit me numër 12 e cila fillon prej qendrës së fshatit, dhe ngjitet lartë rrugës e cila çon për në fshatin malor Mojancë. Siç shkruan në Byronë për furnizime publike, punimet për riparimin e kësaj rruge është dashur të fillojnë më 1 qershor ndërsa të mbarojnë më 1 shtator,disa ditë para fushatës për zgjedhjet lokale  e cila fillon më 26 shtator, por kryetari i Haraçinës tha se punimet megjithatë do ti fillojnë pas Ramazanit. Firma e cila do…

Lexo më Shumë

Në Shkup u hap panel diskutimi me qëllim në bashkëpunim mes komunave, kompanive dhe sektorit civil. Ku edhe u prezantua projekti “City Tree”, për mbrojtje klimatike. Ambasadorja gjermane, Christine Althauser tha se ky projekt është vetëm një pikë e mozaikut të problemit në ndryshimet klimatikë që ndodhin në gjithë botën. Ku këto probleme, Maqedonia nuk mund t’i zgjedh e vetme, por as edhe Gjermania, prandaj këtu kërkohet bashkëpunim. Pikërisht kështu bashkëpunime kemi patur, si simbolikë, me realizimin e projektit “City Tree”, ku kemi bashkëpunuar me qeverisjen lokale, organizatat jo qeveritare, tha Althauser nga ambasada Gjermane, që e financonte kampanjën, njohton…

Lexo më Shumë

Drejtorët e drejtorive që janë nën ombrellën e Qeverisë dhe ministrive ende as nuk janë hapur nga grupet e punës të partive politike, thonë burime brenda LR-PDSH-së për televizionin Shenja. Andaj çdo informatë që këto ditë ka qarkulluar nëpër portale dhe media të tjera për drejtoritë që ju kanë takuar partive shqiptare hidhet si e pavërtetë. Kështu ndarja e drejtorive që do t’i takojnë BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, sipas këtyre të fundit nuk pritet të precizohet gjatë kësaj jave dhe kjo temë ngelet për tu biseduar javën e ardhëshme. E vetmja temë që mund të zgjidhet këtë fundjavë sipas…

Lexo më Shumë

Shpenzime të mëdha për furnizime me ushqim, pagesa të larta me para të gatshme, pajisje mobile në vlerë prej 8000 deri në 9000 euro, punësime dhe avancime me porosi janë vetëm disa nga keqpërdorimet që sipas Sindikatës janë bërë në Qendrën për Menaxhim me Krizat, në kohën kur si ushtrues detyrë është vendosur Agron Buxhaku. Sindikata e të punësuarve në Qendrën për Menaxhim me krizat, kanë reaguar lidhur me këto keqpërdorime, duke shtuar se me të njejtat I bëhet dëm edhe institucionit por edhe shtetit në përgjithësi. Në keqpërdorimet e bëra në të holla, veçohen pagesat me para të gatshme…

Lexo më Shumë

Reshjet e shumta të shiut të përcjella me breshër kanë shkaktuar dëme të shumë materiale tek të mbjellat bujqësore në rajonin e Shkupit. Komuna e Haraçinës është një ndër komunat që ka më shumë dëme. Ekipi i televizionit Alsat  gjatë ditës ka qëndruar në fshatin Grushinë ku moti i keq ka shkatërruar në tërësi të mbjellat. Banorët thonë se dëmet janë të mëdha ndërsa apelojnë deri tek Ministria e Bujqësisë dhe komuna që t’u dalin në ndihmë. “Siç jeni duke e parë  edhe vetë dëmi është 100% këtu , kemi dhënë mund këtu dhe nuk kemi me çka të punojmë…

Lexo më Shumë

Prokurorja në Prokurorinë Themelore të Shkupit Gordana Geshkovska të cilës i ka skaduar mandati që nga 15 maji, vazhdonte mbaj peng kabinetin dhe një numër të lëndëve në procedim. Burime të Alsat M brenda organit të akuzës shpjegojnë se Geshkovska nuk është tërhequr nga kabineti i saj edhe pse një gjë të tillë është dashur të bëj që më 16 maj. Geshkovska vazhdon të sillet sikur të jetë përgjegjëse në Prokurorinë Themelore të Shkupit. Ajo akoma shfrytëzon shoferët dhe truprojat. Gjithashtu akoma ndanë lënë për prokurorët dhe jep udhëzime, kryesisht për hetimet e 27 prillit. Disa lëndë të cilat i…

Lexo më Shumë

Ideja e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kocijas për marrëveshje të re mes Maqedonisë dhe Greqisë në Kombet e bashkuara, për profesorin universitarë Blerim Reka, do të thotë zvarritje e re e zgjidhjes së problemit me emrin. Sipas tij, problemi ka kontekst më të gjerë gjeopolitik, ndërsa Greqia është aty për ta bllokuar zgjidhjen. Gjatë vizitës së djeshme në Athinë të ministrit të jashtëm Dimitrov, ishte shqyrtuar edhe konteksti identitar i problemit me emrin, ndërsa mediumet e hapën edhe çështjen e përmendoreve nga projekti “Shkupi 2014” të cilin pala greke e konsideron si provokim. Profesori Reka vlerëson se qeveria e…

Lexo më Shumë

Qeveria e re zotohet për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit përmes një strategjie e cila përfshinë menaxhimin me deponitë, që po shkaktojnë ndotje të madhe të ajrit. Zv/kryeministri për çështje ekonomike Koco Angjushev thotë se deri më tani Maqedonia asnjëherë nuk ka parë rezultate nga projektet e ndryshme ekologjike të cilat janë zbatuar. Si Qeveri kemi programin për çështjet ekologjike përmes së cilës do të zhvillohen të gjitha projektet ekologjike në vend. Do të punohet në burimet e ripërtërishme të energjisë. E dimë që kemi probleme serioze në rajonin Strugës, Tetovës, Drislla. Ne duhet të bëjmë projekte të…

Lexo më Shumë

Deputetet e RDM-së, Liljana Popovska dhe Maja Moraçanin nuk do të jenë pjesë e grupit parlamentar të koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja në Kuvend. Në njoftimin dërguar Kryetarit të Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të LSDM-së nuk i ka cekur deputetët e partisë RDM si pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së. Deputetja Maja Moraçanin nga RDM, deklaroi për Televizionin 24 se është në koordinim me LSDM-në dhe se kjo nuk do të sjellë ndryshime thelbësore.

Lexo më Shumë

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, deklaroi në një seancë të mbajtur për Ballkanin Perëndimor në Senatin amerikan se rajoni përballet me sfidat më serioze që nga viti 1990, shkruan SHENJA. Në seancën ku foli zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, senatorë dhe ekspertë bënë thirrje për vazhdimin e angazhimit amerikan në Ballkan me qëllimin të zmbrapset ndikimi rus, të shmanget përshkallëzimi i krizave e të mbështeten reformat dhe stabiliteti. Yee tha se nëse kërcënimet e jashtme dhe të brendshme nuk marrin përgjigje, ato mund të kenë pasoja serioze për Ballkanin Perëndimor, Europën dhe SHBA-në. Yee përmendi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Izraelit në Republikën e Maqedonisë Dan Orjan, me të cilin janë përqendruar në bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe perspektivat për përparimin e marrëdhënieve ekonomike. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, ambasadori izraelit Orjan, kryeministrit Zaev i dorëzoi urim në emër të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, për zgjedhjen e tij kryetar i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë. Në takim, shtohet, është shprehur mbështetje për ndryshimet në Maqedoni në të cilat shihen mundësi për stabilitet të shtetit dhe perspektiva ekonomike. Ambasadori i Izraelit Orjan, theksohet,…

Lexo më Shumë