Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me mundësi për reshje shiu në orët e pasdites dhe gjatë natës. Në disa zona, reshjet pritet të jenë më intensive, duke tejkaluar 20 litra për metër katror. Do të fryjë erë nga juglindja, e cila herë pas here do të jetë e fortë, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit, ku intensiteti i saj do të jetë më i theksuar. Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët, ndërsa reshjet e shiut pritet të shfaqen në orët e pasdites dhe gjatë natës. Do të fryjnë erëra mesatare deri të forta nga drejtimi…
Author: almakos
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105 lekë dhe do shitet me 106.1 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.2 lekë dhe do shitet me 111.2 lekë.
Është zbardhur dinamika e vetëplagosjes me armë zjarri e 18-vjeçares Natali Murati në hotelin e familjes Gjuta në zonë e Saukut në tiranë, pak pas mesnatës të kësaj të shtune. Sipas raportimeve nga gazetarja Xhensila Kodra, vajza ka qenë vetëm në dhomë të gjumit kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat. Kur kanë hyrë te dhoma, kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe anëtarët e tjerë, Mirvete dhe Vladimir Gjuta dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes. Ata mësohet se kanë marrë e…
Vitin e kaluar, J. D. Vance tronditi Evropën me një fjalim që tregonte se Shtetet e Bashkuara synonin të ndiqnin një rrugë tjetër. Këtë vit, në Konferenca e Sigurisë në Mynih, që në momentet e para u vendos toni i kërkimit të aleancave të reja dhe i riorientimit strategjik, teksa Evropa po kupton se “shkëputja” graduale nga SHBA-të nuk mund të mbetet më vetëm në teori, por duhet të kthehet në praktikë. Në përforcim të idesë se SHBA-të po e “shtyjnë” faktikisht Evropën drejt aleancave të reja, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dha një sinjal të qartë për qëndrimin…
Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen me armë zjarri të një 18-vjeçareje pak pas mesnatës së kësaj të shtune, 14 shkurt, në një hotel në zonën e Saukut, në kryeqytet. Sipas bluve të Tiranës, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. E reja me iniciale N. K., pasi është vetëqëlluar, është dërguar në spital nga shtetasja me iniciale M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen dy persona janë arrestuar ndërsa tre të…
Për shkak të festës fetare Zadushnica, nesër duke filluar nga ora 06:00, në Shkup do të vendoset regjim i posaçëm i trafikut, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Nga Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup bëhet e ditur se trafiku drejt Varrezave të qytetit në Butel do të zhvillohet në një drejtim, sipas një qarkullimi rrethor. Sipas planit të paraparë, të gjitha automjetet do të lëvizin nëpër rrugën “Butelska”, do të kthehen majtas në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, më pas majtas në rrugën “Boca Ivanova” dhe djathtas deri te…
Në kuadër të Forumit të Sigurisë që po zhvillohet në Mynih, biznesmeni shqiptar Fatmir Hysenbelliu dhe sipërmarrësi Dorian Duçka kanë zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë. Gjatë qëndrimit në Gjermani, ata janë takuar me Luigi Di Maio, ish-ministër i Jashtëm i Italisë dhe aktualisht i dërguar special i Bashkimit Europian për rajonin e Gjirit. Në fokus të bisedës kanë qenë zhvillimet gjeopolitike, siguria energjetike, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik. Po ashtu, Hysenbelliu dhe Duçka kanë zhvilluar një takim edhe me Sultan bin Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar i Emirateve të Bashkuara…
Bullgaria e ratifikoi Marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8, njoftoi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski në faqen e tij të Fejsbukut. “Sot, Kuvendi Popullor i Republikës së Bullgarisë ratifikoi Marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për ndërtimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar në Korridorin 8. Kjo Marrëveshje në dhjetor u ratifikua edhe në Kuvendin e Maqedonisë. Me këtë janë përmbushur të gjitha kushtet për përfundimin e lidhjes hekurudhore mes Shkupit dhe Sofjes, si dhe Burgasit. Jam krenar që kjo Marrëveshje të cilën e kemi nënshkruar më 6 nëntor me…
Përfundoi seanca gjyqësore me prezantimin e dëshmive dhe dhënien e deklaratave të dëshmitarëve të katër shtetasve turq, të cilët janë të akuzuar se vitin e kaluar në maj i kanë ndihmuar shtetasit turk Kadir Kara, i cili në një kafene në qendër të Shtipit vrau bashkëkombësin e tij. Zëdhënësi i Gjykatës Themelore (GJTH), Shtip, njëherësh edhe gjykatës, Sashko Georgiev për MIA-n deklaroi se sot kishte dëshmi nga ana e dëshmitarëve për të akuzuarin e katërt, ndërsa tashmë më 18 shkurt në orën 12:30 në Gjykatën Themelore të Shtipit janë caktuar fjalët përfundimtare të mbrojtjes dhe prokurorisë. Përndryshe, paraprakisht Kadir Kara…
Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas disa raportimeve për shpërthim të rasteve të fruthit në një kopsht të Tiranës. Në një deklaratë zyrtare, ISHP thotë se nuk ka asnjë shpërthim të fruthit në institucionet parashkollore. Instituti bën thirrje që informacionet të merret vetëm nga burime zyrtare, për të shmangur krijimin e panikut të panevojshëm. Në të njëjtën kohë, iu bën thirrje prindërve rëndësinë e kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe bërjen e vaksinës si masa më e sigurt dhe efektivë për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve. Reagimi i plotë: Instituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se nuk ka asnjë shpërthim…
Pas ekstradimit nga Belgjika, Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, institucion i njohur për masat e forta të sigurisë dhe izolimin e elementëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Një ditë më parë, Sergej Hasanpapaj u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe “Mbajtja pa leje…
Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në studion e News24, deklaroi se dorëheqja e ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nuk ka qenë një vendim i vullnetshëm, por i detyruar nga rrethana ligjore. Sipas Llabanit, emri i Karçanajt përmendet në një dosje kriminale që po hetohet nga SPAK. Gazetarja tha se disponon informacion se ish-drejtoresha është detyruar të japë dorëheqjen pikërisht për shkak të përfshirjes së saj në këtë dosje. Ajo shtoi se gjatë muajit dhjetor ishte informuar se Karçanaj kishte marrë një banesë me qira së bashku me vajzat e saj, duke lënë apartamentin në fjalë. Sipas gazetares, ky veprim mund…

