Author: almakos

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, me ftesë të kongresmenit amerikan Robert Pitinxher dhe Parlamentit të Republikës së Letonisë, do të marrë pjesë në Forumin e Tetë Parlamentar të Sigurisë në Riga, Republika e Letonisë. Xhaferi, siç kumtoi Kabineti i tij, në forum do të mbajë fjalim me temën: “Përdorimi armiqësor i informacionit dhe siguria kompjuterike”. Në suaza të Forumit parlamentar të sigurisë, është paraparë që kryetari i Kuvendit të RM-së, të realizojë takim bilateral me kryetaren e Parlamentit të Letonisë, Inara Murniece.

Lexo më Shumë

Ambasada e Turqisë në Shkup ka shtruar një iftar në të cilin ka ftuar kreun shtetëror të Maqedonisë, përfaqësues politik, sektorin e biznesit, kreun e BFI-së dhe të tjerë. Në këtë iftar mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushogllu. Ai para të pranishmëve tha se në Maqedoni mes bashkësive të ndryshme etnike dhe fetare mund të vërehet një solidaritet etnik dhe mirëkuptim reciprok. Kjo sipas kreut të diplomacies turke kjo duhet t’i shërbejë popullit evropian si shembull për mënyrë se si duhet bërë ajo. Ministri Çavushogllu shprehu edhe njëherë mbështetjen e shtetit turk ndaj Maqedonisë. “Ne si…

Lexo më Shumë

Pas shumë viteve përpjekje dhe kërkesave të vazhdueshme të banorëve lokal dhe institucioneve fetare, në qendrën rekreative-turistike Kodra e Diellit në Tetovë, sot u vendon gurëthemeli i xhamisë që do jetë në shërbim të turistëve dhe vizitorëve të kësaj qendre, si dhe pronarëve të objekteve banesore. Xhamia do të ngritet në hyrje të lagjes ku ndodhen vikend shtëpizat, mu përball pistave të skijimit. Në vendosjen e gurëthemelit morën pjesë drejtues të lartë të Bashkësisë Fetare Islame dhe muftinisë së Tetovës. “Me të vërtetë njeriu në këtë ambient, në këtë vend, me këtë rast që kahmoti e kemi pritur, kemi bërë…

Lexo më Shumë

LSDM ka përzgjedhur Sekretarin e ri të saj, Këshillin Ekzekutiv si dhe gjashtë nënkryetarë të kësaj partie. Siç kanë bërë të ditur nga partia në pushtet, për anëtarë të Këshillit Ekzekutiv janë zgjedhur: Stefan Bogoev, Renata Deskoska, Lupço Nikollovski, Maksim Dimitrievski, Gjoko Tanaskoski, Petar Atanasov, Spase Gligorov, Esra Salihu, Nina Velkova, Hari Lokvenec, Dijana Kurçinska, Tanja Kovaçev, Adnan Xhaferovski, Maja Milenkoviç dhe Keti Vasilevskia. Nënkryetar të LSDM-së janë zgjedhur Oliver Spasovski, Muhamed Zekiri, Petre SHilegov, Bllagoj Boçvarski dhe nënkryetarët e deritanishëm Damjan Mançevski dhe Frosina Remenski. Për Sekretar gjeneral të LSDM-së është zgjedhur Aleksandar Kiracovski.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka zhvilluar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushogllu. Në takim është theksuar përcaktimi i përbashkët për thellimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy vendeve. Ministri i Çavushogllu ka thënë se Turqia mbështet qeverinë e re dhe përpjekjet e vendit për anëtarësim në NATO por edhe në BE. Kryeministri Zaev nga ana tjetër ka theksuar se “qeveria e re mbetet e përkushtuar për të zbatuar reformat e nevojshme për integrimet euro-atlantike, të cilat njëkohësisht do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë dhe shtetit juridik, si dhe jetë kualitative për të gjithë qytetarët”.

Lexo më Shumë

Maqedonia është mjaft e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit, por edhe më gjërë. Kështu deklaroi për mediat ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushogllu, pas takimit që pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Ministri i jashtëm Turk Çavushogllu, ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e shtetit turk, se do të vazhdojë të mbështes Maqedoninë në çdo fushë, dhe veçanërisht në rrugën e anëtarësimin në BE dhe NATO. “Turqia e mbështet Maqedoninë në çdo fushë dhe do të vazhdojë ta mbështes edhe në të ardhmen. Maqedonia më së shumti meriton integrimin në Bashkimin…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE edhe sot ka dërguar një sërë akuzash ndaj qeverisë së Zoran Zaevit dhe partnerëve të tij të koalicionit, në lidhje me deponinë e Strugës e cila për një kohë më të gjatë ndot qytetin. Në kumtesë për mediat, nga partia e Gruevskit thonë se LSDM me partnerët e saj të koalicionit me paaftësitë e tyre e rrezikojnë shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin jetësor, duke e shndërruar qytetin në deponi.“Me vetë shuarjen e deponisë nuk do të zgjidhet ky problem, për shkak se ekziston rrezik që të ndizet përsëri, ndërsa njëkohësisht ka rrezik që tam kontaminojë tokën dhe ujërat nëntokësorë…

Lexo më Shumë

Duhet të bëhet revizion për atë se sa shteti ka hua dhe cilët institucione shtetërore, sa kanë hua në mënyrë që sektori i biznesit në të ardhmen të ketë një ekspertizë që më tutje të mendoj për bisedime për bashkëpunim me ndonjërën prej institucioneve shtetërore, u shpreh Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, në një intervistë për Radio Evropën e Lirë. Hoxha konsideron se marrja borxh nga sektori privat është praktikë e shumë shteteve të tjera, mirëpo për kthyerjen e atij borxhi ekziston një kohë e limiti. “Borxhi i qeverisë ose i shtetit me kompanitë private, spekulohet…

Lexo më Shumë

Karvani i Organizatës Kulturore Humanitare ‘Merhamet’, dje ka qëndruar në qytetet e Ohrit dhe të Strugës, ku ka bërë shpërndarjen e pakove me produkte ushqimore. Aktiviteti i cili përkrahet nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, po vazhdon gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe ka vizituar shumicën e vendbanimeve të Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të projektit, janë paraparë të shpërndahen gjithsej rreth 5000 pako me produkte ushqimore. Banorët e Strugës dhe Ohrit, ishin falënderues ndaj ndihmës së ofruar, duke thënë se këto ndihma janë shumë domethënëse për jetimët, skamnorët dhe nevojtarët. ‘Kjo është një ndihmë e madhe për të…

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Çavushogllu, gjatë qëndrimit në Maqedoni është takuar me homologun e tij Nikolla Dimitrov të cilit i ka shprehur mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Dy ministrat kanë folur edhe për marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve, investimet e huaja si dhe mundësinë për bashkëpunim më të madh në të ardhmen. Dimitrov kërkoi mbështetje nga partnerët e Maqedonisë edhe për reformat në reformat për rikthimin e sundimit të së drejtës. Çavushogllu është takuar edhe me Presidentin Gjorge Ivanov kurse më vonë është paraparë takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Lexo më Shumë

18 June Gjykata Supreme të hënën prapa dyerve të mbyllura do të vendosë nëse vendimet e gjykatave për kryetarët e Pustecit dhe Manastirit, Edmond Temelko dhe Vlladimir Talevski kanë qenë të ligjshme. Kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë i bëri Specialja. Më parë, Gjykata më e lartë mori vendim për rastin me Temelkon, por mbrojtja e tij, kërkoi që gjykatësja Lidija Nedellkova të mos jetë pjesë e këshillit që do të vendosë. Ndërsa në rastin e Talevskit si problem u theksua vendimi i gjykatësit i cili për paraburgimin ka vendosur në Gjykatën Penale ndërsa më pas edhe në Gjykatën e Apelit,…

Lexo më Shumë

18 June Ish kryeministri Nikolla Gruevski paralajmëron qasje të ndryshme ndaj shqiptarëve dhe faktorit ndërkombëtarë, nëse ndonjëherë në të ardhmen do të gëzojë përsëri postin e kryetarit të Qeverisë. Deklarata kundërthënëse e kreut ë VMRO-DPMNE-së, e shpalosur në përvjetorin e 27 të kësaj partie, vjen pas dhjetëra deklaratave të mëparshme të tij ku akuzonte shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtarë për demaqedonizimin e vendit. VMRO-DPMNE duhet të ndryshojë qasjen e saj në të ardhmen. T’i përmirësojë marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare në drejtim të interesave dhe qëllimeve të përbashkëta, por edhe të formojmë dhe zbatojë politika autentike ndaj bashkësive më të vogla etnike, …

Lexo më Shumë